Promovohet në Tiranë libri “Shqipëria” nga Eugenio Barbarich

E premte, 24 Maj, 2024

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Ushtarakë organizuan promovimin e librit “Shqipëria” të autorit Eugenio Barbarich.

Botimi vjen në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit”.

Libri është një monografi antropogjeografike dhe flet për politikën, historinë, gjeografinë dhe traditat shqiptare. Ky libër është përkthyer nga italishtja në shqip nga Meri Gjoleka Shaqiri dhe është përgatitur për botim nga Fitije Picari dhe Hasan Aliaj.  Në fjalën e tij prof. asoc. dr. Bernard Zotaj ndër të tjera tha: Autori Eugenio Barbarich këtë libër ia kushton Kavalierit Barone në shenjë mirënjohjeje.

Ky libër është botuar në Romë në vitin 1905 dhe përshkruan trojet e Shqipërisë së asaj kohe të përfshirë në katër vilajetet: atë të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës. Libri është i ndarë në tre pjesë. Në pjesën e parë të librit përshkruhet gjeografia e përgjithshme e Shqipërisë.

Pjesa e dytë e librit bën fjalë për elementet antropogjeografikë, ndërsa pjesa e tretë trajton qarkullimin rrugor të asaj kohe. Pjesa e parë e librit fillon me trojet shqiptare, kufinjtë, pozicionin gjeografik si dhe konfigurimin planimetrik. Në kapitullin e dytë të librit autori analizon bregdetin shqiptar, ndërsa në kreun e tretë trajton lumenjtë dhe liqenet.

Në kapitullin e katërt autori përshkruan tiparet dalluese të klimës së Shqipërisë, ndërsa në kapitullin e pestë bën fjalë për bimësinë. Pjesa e dytë e librit trajton elementet antropogjeografikë si fiset dhe dallimet midis tyre, fetë, gjuhën dhe kolonitë shqiptare. Në vijim trajtohet historia, traditat, ekonomia dhe administrata publike e Shqipërisë së asaj kohe.

Pjesa e tretë e librit është veçanërisht interesante ku përfshihen rrjeti rrugor dhe itineraret rrugore të kohës në të cilën është shkruar libri.

Me interes është edhe shtojca e librit ku trajtohen këto tema: gjenealogjitë e princërve shqiptarë, statistika e kolonive italo-shqiptare, statistika e sanxhakëve të Shkodrës dhe të Durrësit, lista e monedhave osmane dhe e monedhave kryesore të huaja që qarkullonin në Durrës etj.