5 Vjet Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi, mirënjohje për angazhimin në komunitet

E shtunë, 27 Prill, 2024

Me rastin e 5 vjetorit të themelimit të saj si dhe 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, “Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi” organizoi aktivitetin “Gra që na frymëzojnë”, për të nderuar figurën e grave që kanë kontribuuan në komunitet. Ky edicion i parë ju dedikua “Aktivisteve të hershme të komunitetit shqiptar në Greqi 1990 – 2005”.

U vlerësuan me Mirënjohje me motivacionin “Për kontributin vullnetar në shërbim të komunitetit shqiptar, për prezantimin dhe përcjelljen e vlerave kombëtare, duke shërbyer si frymëzim dhe shembull për brezat e ardhshëm”, aktivistet e ardhura nga qytete të ndryshme të Greqisë: Aida Suljoti, Anila Rezhda, Bardha Mance, Brikena Qama, Dhimitra Malo, Fatime Tafaruçi, Flutura Tafilaku, Klarita Selmani, Kristina Dojçe, Lilijana Saliaj, Margarita Mitllari, Merita Dabulla, Mimoza Bejkollari Dako, Panorea Gjoliku, Valbona Hystuna, Vasilika Sakaj,

Njëkohësisht në kujtim të kësaj dite, u dhurua dhe një karficë me simbolin e shoqatës, “Bletës”.

Zonjat e vlerësuara në këtë edicion, (16 në numër), i propozoi dhe përzgjodhi grupi i punës i ngritur enkas dhe i përbërë nga 4 aktivistë të vjetër të komunitetit, konkretisht: Panorea Gjoliku, Flutura Tafilaku, Novruz Abilekaj dhe Irfan Abazaj.

Në emër të Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi, aktivitetin përshëndeti nënkryetarja, Vilma Baruti.

Të pranishme në kativitet edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi znj. Luela Hajdaraga, diplomatja e ngarkuar për çështjet e Diasporës znj. Joneda Dodaj, Kryetari i Komunitetit Shqiptar dhe Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës z.Ermal Sulaj, Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës znj. Ira Londo, si dhe Përfaqësuesja e Forumit Grek të Emigranteve znj. Konstandina Menka.

Mirënjohje ju dorëzuan gjithashtu edhe Sekretarit të  Komunitetit Shqiptar z.Irfan Abazaj, si dhe Kryetarit të  Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi z. Pjerin Lleshi.

Gjatë mbrëmjes u përcollën histori dhe mbresa të aktivisteve që u vlerësuan lidhur me veprimtarinë e tyre të hershëm, si dhe mesazhe për vazhdimësinë e punës dhe misionit të tyre.

Për pjesëmarrësit, interpretoi këngë qytetare sopranoja e mirënjohur e ardhur enkas nga qyteti i Selanikut Anila Teli Tërshana, shoqëruar nga muzikanti i talentuar shqiptar i skenave greke Dasho Kurti.

Moderoi aktivitetin Rovena Xhori.