Dy shkrimtar të dy brezave të ndryshëm, dy filozofi, dy mendësi e pena të ndryshme bisedojnë sot për Letërsinë Shqiptare dhe ura gjeneracionale të saj. Midis Italisë dhe Shqipërisë. Vera Bekteshi dhe Liridon Mulaj bashkëbisedojnë për pikat e kontaktit dhe ndryshimet mes dy botëve.
Bekteshi e cila për lexuesin italian është prezantuar në vitin 2021 me përkthimin e “La villa con due porte” (Besa Muci Editore, 2021) ndërsa Mulaj me disa poezi të përkthyera nga Denata Ndreca e së fundmi, pjesë e antologjisë “La mamma e l’umidità” (Besa Muci Editore, 2023).
Realizmin e këtij takim i cili mbahet sot ora 18:30 në Librari Tirana Times e ka mundëusar Albania Letteraria në bashkëpunim me shtëpinë botuese Onufri, Gazetën e Diasporës Shqiptare, Shoqatën Dep Dora e Pajtimit dhe Qendrën Kulturore Slow Mill.
Ky takim i sotëm ka marrë spunto nga përkthimet e dy autorëve në gjuhën italiane. Do të diskutojmë rolin e letërsisë shqipe në ndërtimin e urës që bashkon dhe forcon marrëdhëniet mes dy vendeve. Të ftuar Bujar Hudhri, botues “Onufri”, Anna Lattanzi, Redaktore “Albania Letteraria”. Moderon takimin Yllka Lezo, drejtuese Gazeta e Diasporës Shqiptare.
***
Liridon Mulaj debutoi në letërsinë shqipe në vitin 2017 me vëllimin poetik “I pakuptuari”. Një vit më pas u prezantua në Panairin e librit 2018 me romanin eksperimental “Kërkohet një vrasës”. Në vitin 2020 botoi romanin e dytë “Mos harro të më kujtosh” nga “Onufri”. Në vitin 2022 u botua romani i tij i tretë “Provinca”.
Në gjuhë italiane është prezantuar si një nga tetë shkrimtarët emergjente të antologjisë “La mamma e l’umidità”. Në fakt pjesa e përkthyer, e cila i dha edhe titullin antologjisë nuk është një tregim, por titulli i një prej kapitujve të romanit “Mos harro të më kujtosh”.
***
Vera Bekteshi autore e librave “Bella Ciao”, “Një det i Moçëm”, “Pusulla të verdha” (fitues i çmimit Kadare 2022), “Ora me Rërë”, “Vila me dy porta”, “Vila me tre porta” etj.
Shkrimtarja Vera Bekteshi të parin libër të përkthyer në gjuhën italiane ka “Vila me dy porta”, ndaj për lexuesin italian mund të konsiderohet një autore e re, por është një shkrimtare e afirmuar në Shqipëri. Një shkrimtare dokumentariste në rastin e librit “Vila me Dy porta”, pasi jep një pjesë të vërtetës, lakuriqe të një kohë ekstreme. Përvoja personale e ndërthurur me atë çka përjetonte shoqëria shqiptare në atë periudhë.
Bekteshi është një shkrimtare e një kohe që ka ikur, por që nuk është larguar. Pse ky përcaktim? Vitet kanë ikur jemi gati tre dekada pas rënies së komunizmit, Por ajo kohë s’është harruar pasi jehona, pasojat e saj ndjehen edhe në shoqërinë e sotme shqiptare. Pasojat e saj i ndjeu dhe italia, menjëherë pas rënies së regjimit dhe eksodit të madh. Pasojat e saj i ndjejmë edhe sot teksa përpiqemi të integrohemi, të bashkëpunojmë, të forcojmë lidhjet mes dy shoqërive.
Edhe sot ne vazhdojnë ta përjetojmë, të zbulojmë e të analizojmë se çfarë ka ndodhur në atë periudhë. Dhe ajo që na intereson më shumë është të kuptojmë individin brenda asaj kohe. Sjelljen, shtypjen, mendimet, përballjet. Vetëm në këtë mënyrë ne lexuesi, si në Shqipëri, në Itali e kudo do të arrijmë të krijojmë një ide, të kuptojmë se çfarë ndodh në të vërtetë në një shoqëri diktatoriale dhe pasojat pas rënies së saj. Dhe vetëm duke lexuar dëshmi të tilla, po aq personale sa ajo e Vera Bekteshit do të jemi në gjendje të kuptojmë, (në këtë rast lexuesi italian por cilido lexues) tjetrin. Perse jemi kështu, perse manifestojmë më këto sjellje, përse kemi frikë nga i huaji, nga i panjohuri. Dhe përse kemi kaq ngjashmëri.
Sepse natyra njerëzore është njësoj, ajo çka ndryshon janë kushtet në të cilat gjendet.
Dhe cili është roli i letërsie në këtë sintezë shoqërish. Sa ndihmon ajo dhe sa katalizatore është? Sa ndërton ura por edhe sa hap dyer mes shoqërive të ndryshme.
Për këto dhe të tjera do të bisedojmë sot. Ju presim!