Itali/ Tre vlerësime për artistin Klaudio Findiku

E martë, 30 Prill, 2024

Artisti shqiptar Klaudio Findiku është shpallur fitues i çmimit të gjashtë ndërkombëtar të artit letrar, organizuar nga ATLANTIDE. Juria, nën drejtimin e Presidentit të manifestimit, Monica Vendrame, dhe Drejtorit artistik, Lule Sansalone, me kryetar nderi të jurisë, Danila Bonito, ka ndarë tre çmime të rëndësishme për kreativitetin e shquar të 28-vjeçarit.

* Përmendja e meritës për librin AMATA TERRA MIA
* Vendi i tretë ex aequo për pikturën LOVE
* Vendi i parë për pikturën Kryqëzimi

Në një prononcim pas vlerësimit Findiku shprehet i lumtur për njohjen e merituar, duke e përshëndetur si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Me një përvojë të pasur artistike, ai ka sjellë përpara publikut libra, tekste dhe piktura të shumta, duke fituar rreth 102 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me një angazhim të vazhdueshëm në botën e kulturës, Findiku planifikon të vazhdojë rrugën e tij krijuese, duke synuar botimin e dy librave të rinj me poezi dhe ekspozitat e reja në vitin e ardhshëm, edhe pse në kushte të vështira shëndetësore. Sfidat dhe sukseset e tij shfaqin një përkushtim të padiskutueshëm për botën e artit dhe një mirënjohje për mbështetjen e familjes.

Me përshëndetje dhe vlerësim për punën e tij të vazhdueshme, komuniteti artistik dhe letrar po përjeton një periudhë frymëzimi dhe motivimi nga sukseset e Klaudio Findikut.