Grupimi për kundërshtimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos në Klinë, të mbështetur nga Shoqata Atdhetare “KOSOVA” në Michigan të Amerikës, kanë organizuar një darkë për pensionistët e komunës së Klinës në shënim të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Darka festive për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës u organizua në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë të plejadës së baballarëve, gjyshërve (pensionisteve) të Klinës. Pjesë e kësaj darke ishin disa nga pensionistë të cilët në etapa të ndryshe kane dhënë kontribut në çështjen kombëtare.
Organizatorët theksuan se janë munduar të bëjnë selektimin e disa prej pensionisteve të cilët në forma të ndryshme, ata, ose familjet e tyre kane dhëne kontribut të veçantë që ne sot të festojmë Pavarësinë e Kosovës, pra fal kontributit të tyre dhe shumë familjeve të tjera sot ne festojmë të lirë në shtetin tonë, për të cilin u sakrifikuan shumë e shumë gjenerata.
E veçanta e kësaj darke ishin mysafiret e nderit, siç janë Hoxha i njohur z. Xhevat Kryeziu, kontributi i tij prej patrioti, humanisti, e pajtimtari e bën atë të njohur në gjithë Kosovën e më gjere, ai njihet për veprimtarinë e tij në vitet e 90 në udhëheqjen e aksionit për pajtimin e gjaqeve. Ai ishte dora e djathtë e pajtimtarit të madh Anton Qeta ku edhe sot e kësaj dite gjendet pranë çdo familje e cila ka nevojë për pajtim nga ngatërresa të ndryshme.
Mysafir tjetër ishte kleriku, humanisti, shkrimtarin dom Lush Gjergji, njeriu i cili njihet si studiuesi dhe shkruesi i biografisë së nobelistës se vetme shqiptare, Nënë Tereza.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.