Shkollat Shqipe “Alba Life” New York në këmbë për Kosovën

E diel, 14 Prill, 2024

Tv dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” u krijuan 17 vjet më parë, një vit para Pavarësisë së Kosovës dhe nuk janë ndalur asnjëherë me program të detajuar profesionalisht për Kosovën dhe Kombin.  Çdo vit familja e madhe “Alba Life”, Pavarësinë e saj e feston me madhështi veshur me ngjyrat kuq e zi dhe të shtetit të Kosovës blu dhe të verdhë.

Nuk është e nevojshme vetëm të tundësh Flamurin e saj.  Kombëtare e domosdoshme frymëzuar nga Rilindasit e mëdhenj, Heronjtë e Kosovës me Adem Jasharin në krye, UÇK-në dhe Gandin e Ballkanit Ibrahim Rugovën gjithë mësuesit dhe themeluesit janë pranë shkollave publike amerikane për t’ju mësuar nxënësve Gjuhën Shqipe, identitetin tonë kombëtar.

Shkollat Shqipe “Alba Life” të shtrirë në gjithë New York-un çdo vit e festojnë me madhështi Pavarësinë e Kosovës, duke ju mësuar nxënësve historinë e saj tragjike dhe të lavdishme, gjenocidin serb ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës si dhe figurat më të rëndësishme kombëtare. Natyrisht udhët drejt dijes dhe gjuhës shqipe nuk janë të shtruara me dafina, ato janë plot vështirësi, pengesa, sfida, mundime, pasi arsyeja kryesore jemi jashtë Shqipërisë dhe Kosovës dhe këto mësime bëhen vetëm në fundjavë dhe pas mësimit kryesor në anglisht të shkollave amerikane.  Sidoqoftë Stafi, mësuesit, prindërit dhe nxënësit ia kanë dalë me sukses dhe për këtë ndihen tejet krenar.

Të gjitha shkollat Shqipe Alba filluar me performancën e përsosur në Parlamentin e shtetit të Nju Jorkut, në Albany, me festën për Kosovën nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. si dhe në të gjitha mjediset e shkollave publike amerikane ku ne kemi rentuar mjediset, u festua madhërisht dhe plot dashuri Pavarësia e Kosovës. Festa për Pavarësinë e Kosovës nuk ka përfunduar akoma, ne jemi të ftuar në Bashkinë e Nju Jorkut ditën e hënë, më 26, ku shkolla e Bronxit do të performojë plot kulturë në ato mjedise zyrtare-shtetërore.

Është e pamundur të sjellim gjithë programet e këtyre shkollave, por më duhet të shpreh mirënjohjen e pakufishme ndaj mësueseve filluar me Brooklynin meqenëse filloi atje së pari dhe bëhet të premteve si me mësueset: Fatlinda Gashi, Rozeta Hyseni me asistente Blenda Shehu dhe Sara Simoni, Staten Island: Entela Muda, Elona Shkreta me asistente Aida Hajri,  Bronx: Helena Ujkaj, Erinda Isufaj, Albana Lazri me asistente Edona Gjidija, Erlinda Shala, Kaltrina Gecaj dhe të pakursyera brenda mundësive ish mësueset Mehrije Shala, Kade Lajqi, Queens Vjollca Skënderi, Online Gresila Basha.

Nxënësit në të gjitha shkollat intepretuan Himnet Kombëtare, recituan poezi patriotike kushtuar Kosovës martire, performuan vallet e Rugovës, Kosovës, Tiranës, Kuq e Zi etj dhe me shumë dashuri u përulën para Flamurit të shtetit të Kosovës dhe Kombëtar.

Në Staten Island ishte nje ditë krejtësisht e veçantë, ne kishim të ftuar Z. Shpëtim Qorraj i biri i Heroit Mustaf Qorraj që ra heroikisht në Luftën për Kosovën, Komandant i Togut, të Brigadës 112, “Arben Haliti” përshëndeti nismëtarët, aktivitetin, Alba Life dhe solli me plot emocion përjetimet e dhunshme serbe, qysh kur ishte në moshën 13 vjeç.

Është krenari që ne kemi fëmijët e tij, dy nxënës të mrekullueshëm me gjysh Hero.

Po ashtu i ftuar ishte dhe Z.Avdullah Haxhiu luftëtar i UÇK-së ardhur enkas nga Kosova i cili përshëndeti të pranishmit, nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life” dhe tha se ndihej krenar që po festonte Ditën e Pavarësisë me të ardhmen e Diasporës.

Për të ardhmen e Diasporës si Televizion dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” u shpreh

z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i shkollave, investojmë fort, me kulturë, profesionalizëm dhe atdhetari.

Mirënjohje pakufi për prindërit, mësuesit, nxënësit dhe gjithë miqtë nëpër botë dhe Atdhe qe na kanë mbështetur në këtë Mision Kombëtar.

E pamundur në këto festa mos të këndohet kënga Mora fjalë” për legjendarin Adem Jashari, kënga epike si: Mora fjalë, e mora vargun/ Mora qarkun me i thur këngë/ Me i thur këngë bashkëlegjendarit, t’i këndoj/ T’i këndoj Adem Jasharit, t’i këndoj…

Shkollat Shqipe “Alba Life” janë pasuria e patundshme e Kombit.

Vetëm Gjuha Shqipe në Diasporë na lidh me Kombin, siç lidh dhe zhvillon “umbilical cord” bebin me nënën.

Rroftë Kosova!

Rroftë Shqipëria etnike!

Autorja e shkrimit është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

20 shkurt, 2024

New York