Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu” premierë në Manhattan

E premte, 3 Maj, 2024

Dokumentari artistik rreth jetës dhe veprës së jashtëzakonshme të aktorit hollivudian me regjisor Valmir Tertini u shfaq në Manhattan në “Producer Club” me pronar Alfred Tollja për të cilin më duhet të theksoj se vazhdimisht e ka mbështetur artin dhe kulturën shqiptare.

Shfaqja e filmit dokumentar në zemër të botës në Manhattan u bë në saje të bashkëpunimit të TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo, Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. nën kujdesin e z. Fation Zogiani, Bashkim Shehu anëtarë të bordit me president të Shoqatës z. Mark Qehaja dhe kryetar z. Gëzim Lamcaj, organizator dhe moderator artistin dhe regjisorin Diar Xani anëtar i kryesisë, etj.

Në flyer ishin publikuar sponsorët si TV “Alba Life”, Shoaqata Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” Inc., gjeneral Asllan Bushati, Z. Agim Aliçkaj,  BrightSide Adult Center, Sergios Restorante, Paesano of Mulberry Street etj.

Veprimtarë të çështjes kombëtare, artistë, biznesmenë, personalitete të larta, diplomatë,  zunë vendet për të pare dokumentarin rreth Legjendës së artit shqiptarin e madh Bekim Fehmiu.

Në hyrje mirëprisnin artistët e njohur si Arens Leka etj.  Para fillimit të shfaqjes së dokumentarit z. Diar Xani përshëndeti të pranishmit  dhe iu uroi atyre: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës” dhe ndihej krenar që ky dokumentar shfaqej në këtë ditë të shenjtë të Kosovës.  Diplomati dhe Konsulli i Kosovës në Manhattan z. Fatmir Zajmi në emër të Konsullatës së Përgjithshme përshëndeti të pranishmit, regjisorin Valmir Tartini dhe iu uroi Ditën e Pavarësisë.   Regjisori Valmir Tertini ardhur enkas për këtë ditë nga Shqipëria së bashku me bashkëshorten e tij simpatike u mirëprit me duartrokitje nga artdashësit dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen për të ndjekur së bashku dokumentarin Bekim Fehmiu me skenar nga gazetari Fahri Musliu.  Ai falënderoi Qendrën Kombëtare të Kinematografisë Shqiptare për financimin për të realizuar këtë dokumentar artistik.

Në ekran u shaq Dokumentari i plotë i cili dhimbshëm dhe trishtueshëm nëpërmjet bashkëshortes së tij Branka Petriç Fehmiu solli përjetimet emocionale rreth vdekjes tragjike.

Tek sa shihja dhe dëgjoja Brankën në ekran kujtoja lajmet që u dhanë atë vit në mediet shqiptare dhe botërore  se si Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në banesën e tij në Zvezdar, Beograd, ndërsa Ministri i Brendshëm serb Ivica Dacic tha se dyshohet për vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga arma e zjarrit tip pistoletë e regjistruar në emër të tij, Ai vdiq ne moshen 74-vjeçare.

Vëllai i tij plot fisnikëri dhe kulturë, atdhetari Arsim Fehmiu tregoi për historinë e familjes, saga e familjes Fehmiu, një narrativë e shkëlqyer sjellë nga skenaristi Fahri Musliu.

Në ekran të rrëmbente magjia e roleve te tij me artistë të jashtëzakonshem nga rolet dramatike deri në rolet artistike intime me artisten botërore Klaudia Kardinale etj. si dhe vlerësimet nga artistë të mëdhenj të Kombit si Roza Anagnosit, Timo Flloko, Piro Milkani, Enver Petrovci, Goran Markoviç etj.

Ai mbeti ndër të vetmit aktorë shqiptar i cili arriti të luajë në filma dhe seritë më të njohura botërore, sikurse në serinë “Odiseu”, filmat: Aventurierët”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, etj.

Pas shfaqjes TV “Alba Life” me të drejtën ekzkluzive të këtij promovimi mori disa intervista si me regjisorin e dokumentarit Valmir Tertini i cili ndërmjet të tjerash tha se ai ishte frymëzuar nga libri i Fahri Musliut,  i cili është nje gazetar i mirënjohur, korrespondent shumëvjeçar i Rilindjes dhe medieve të tjera të Prishtinës nga Beogradi.

Ne punuam fort per ta sjelle këtëdokumentar në publikun shiqptar dhe botëror rreth jetës së ikonës së kinematografisë botërore Bekim Fehmiut.  U takuam me bashkëshorten e tij Brankën, vëllain, hulumtuam nëpër arshiva të ndryshme.  Ai luajti disa role të mëdha filmi  “Mbledhësit e puplave”, i nominuar edhe për “Oskar”, mori famë të madhe, kurse seriali televiziv “Odisea” (1968) e ngjiti në piedestal duke e quajtur Aktor Homerik dhe duke u vlerësuar nga personalitetet më të fuqishme të artit.

Regjisori Tertini me origjinë nga Kosova tregoi shkurtimisht dhe për jetën e tij dhe si eci drejt rrugës së artit.  Valmir Tertini është fitues i disa çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare për filmat e tij. Ai ka lindur në Gjakovë, më 26 prill 1993.

Ai tha se ka projekte të tjera për të realizuar dhe po punon për t’i përfunduar.

Para kamerave të TV “Alba Life” u ftuan dhe artistët e shquar si Blerim Gjoci ardhur nga Los Angelo,s Hollivud, i cili tha se e kishte takuar ditë me radhë Bekim Fehmiun dhe kishte pirë kafe me të.  Unë frymëzohesha nga madhështia e tij si shqiptar, nga idetë e tij, nga mësimet e tij.  Jam krenar që e kam njohur nga afër dhe tejet krenar që shqiptari ynë nga Kosova arriti majat më të larta të artit botëror.

Aktori i  mirënjohur Luan Bexheti falënderoi regjisorin Tertini për këtë dokumentar të arrirë dhe solli kujtime me Bekim Fehmiun dhe djalin e tij Uliskin.  Ai kishte luajtur filma me të birin dhe tha se Uliski ishte shumë shqiptar në shpirt dhe zemër.  Luan Bexheti është i vetmi aktor shqiptar që është përfshirë në antologjinë për aktorë “Actor`s Handbook”, shkruar nga Sherry Eaker.

Artisti tjetër plot perspektivë Shpend Xani solli kujtimet e tij dhe frymëzimin që ka marrë nga legjenda Bekim Fehmiu.  Ne kemi mësuar për rolet e tij në Universitet dhe pohoj se Bekim Fehmiu në kinematografi dhe Aleksandër Moisiu në teatër janë dy gjenitë e artit shqiptar që deri më sot nuk ka arritur asnjë artist shqiptar.

Artsti dhe regjisori Diar Xani si organizator pohoi para kamerave se ndjehej krenar që ky film dokumentar u shfaq në “Producer Club” dhe do të vazhdojë më tej për projektet e tij të radhës.

Fation Zogejani si një ndër organizatorët tha për punën dhe përkushtimin që u bë për ta promovuar dokumentarin artistin e madh Bekim Fehmiu, në 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  Ai shprehu dhe keqardhjen e madhe, pengun e shqiptarëve që Bekim Fehmiut nuk i ishte dhënë mundësia për luajtjen në ndonjë film shqiptar.

Së shpejti TV “Alba Life” me kameraman anëtarin e stafit, gazetarin e mirënjohur nga Kosova Valon Gërbeshi do të sjellin kronikën e realizuar enkas për këtë ditë të shënuar të promovimit të dokumentarit Bekim Fehmiu për ta transmetuar në kanalet televizive.

Aktrimi nga legjenda Bekim Fehmiu

Rolet e tij sipas Wikipedias jane: në “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanëve” dhe “Të kuq dhe të zinjë”. Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

17 shkurt, 2024

Manhattan, New York