Takimi “Leading Albanian Women“, nis kremtimet e Pavarësisë së Kosovës në Britani

E hënë, 22 Prill, 2024

Sot në ambientin e bukur të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër u realizua një pasdite kulturore kushtuar figurave femërore me titullin kuptimplotë “Leading Albanian Women“. Një aktivitet i organizuar në bashkëpunim midis Shpresa Programme dhe BAAA Shoqata Anglo – Shqiptare e Artistëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Fjalën e hapjes, në emër të Ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Ilir Kapiti (i cili ndodhej me punë në Prishtinë), e mbajti znj. Valmira Thaçi Musa.

Ky organizim u moderua nga znj. Valbona Voca dhe z.Tomorr Kokona, të cilët prezantuan një panel me emra tashmë të njohur për punën dhe kontributin në komunitte.

Znj. Edita Krasniqi e cila jep kontributin e çmuar në mbështetjen e talenteve të reja dhe mbledhjen e fondeve në ndihmë të femrave që luftojnë kundër tumorit por që jetojnë me kushte të kufizuara ekonomike në Prishtinë dhe shumë iniciativa të tjera për fuqizimin e gruas që ajo bën.

Po ashtu znj.Ensuida Keputa e cila edhe prezantoi shoqatën e saj të re “ Miss mama Londër” me një eksperiencë 25 vjeçare, studimesh dhe pune si ekonomiste në Londër.

E ftuar speciale znj. Sarah Hehir me origjinë irlandeze e cila ka një lidhje të veçantë me Kosovën. Ajo me historinë e saj dhe kontributin artistik në vendosjen e pjesëve teatrale apo kujtimesh të shkruara nga zona të ndryshme të Kosovës mahniti publikun e pranishëm.

Ky event mbështetet nga programi për leadership që organizata “Shpresa Programme” po punon këto kohët e fundit me profesionistë të cilët dëshirojnë të njohin më mirë menaxhimin e organizatave të tyre.

Atmosferën e ndezën në energji rinore me zërin e tyre të bukur tri këngëtare, talente të reja, të cilat mund të konsiderohen pasardhëset e Rita Orës dhe Dua Lipës.

Zërat e bukur të Alketa Ratkoceri, Alejna Ramadani dhe Erza Shaqiri mbyllën mbrëmjen me urimin për një të ardhme të bukur dhe të begatë në përvjetorin e 16-të Pavarësisë së Kosovës!

Nga Londra, Anila Kadija.