Konsullata e Kosovës në Nju Jork kremtoi 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

E premte, 3 Maj, 2024

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, organizoi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Nju Jork-ut, një pritje me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, e cila përkon edhe me 25-vjetorin e çlirimit të vendit. Kështu të paktën njoftoi në faqen e saj në Facebook konsullata e Kosovës, e cila e ka shoqëruar njoftimin e saj edhe me një set me fotografi i raporton INA- Illyria New Agency nga New Yorku.

Kjo pritje u mbajt në një nga mjediset e lokalit “Empire Steak House” në Manhattan, dhe në të morën pjesë të ftuar disa pjesëtar nga kori diplomatik i akredituar në OKB-, përfshirë zëvendës ambasadorin e SHBA, në Kombet e Bashkuara Robert Wood, si dhe lider, aktivist, biznesmen të suksesshëm, gazetar, artistë dhe student të komunitetit.

Festimi i 16- Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u hap me interpretimin e dy Himneve kombëtare atë të Republikës së Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, interpretuar nga baritoni Ergin Oda.

Në këto 16 vite rrugëtim, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha të gjithanshme, ndërsa marrëdhëniet me SHBA, janë forcuar dhe konsoliduar gjithnjë e më shumë, ka thënë Konsulli i Përgjithshëm i Ambasador Blerim Reka: “Në 25 vjetorin e çlirimit të vendit, dhe 16 – vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,  lufta e lavdishme çlirimtare dhe shtet-ndërtimi demokratik, është rrëfim suksesi”, tha Reka.

Fjala e plotë e ambasadorit Reka:

Zonja dhe Zotërinj, të nderuara bashkatdhetare dhe të nderuar bashkatdhetarë!

Duke ju falënderuar për praninë tuaj, më lejoni të evokoj shkurtimisht këtë datë të shënuar historike, më të rëndësishmen për shtetin e Kosovës.

Sivjet kremtojmë 16 vjetorin e pavarësisë dhe 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Këto dy përvjetorë janë edhe një dëshmi e një rruge të gjatë dhe jo të lehtë, por njëkohësisht edhe provë se Republika e Kosovës, është shembull suksesi i shtet ndërtimit  demokrat pro-perëndimor, e cila lindi nga lufta çlirimtare e UÇK dhe mbështetja e  SHBA-së, dhe e NATO-s, kundër regjimit gjenocidal serb.

Lufta përfundoi para një çerek shekulli, por jo edhe kërcënimet nga fqinji verior, si ai i 24 shtatorit të vit të kaluar mbeten. Agresionin e zmbrapsëm me sukses, siç do zmbrapsim edhe çdo tentim tjetër që sulmon tërësinë territoriale dhe sovranitetin, sepse siç mund ta lexoni edhe moton e këtij përvjetori: “KOSOVË, NE DO TË DALIM ZOT”.

Kosova mbetet pjesë e botës demokratike, përball kërcënimeve të botës autoritare, por gjithnjë në miqësi të përhershme dhe partneritet strategjik me SHBA-të.

Konsullata e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës në SHBA, e shënoi mbrëmë këtë ngjarje historike nën tingujt e muzikës dhe këngëve së duetit Ergin Odda dhe Mariza Ikonomi, në lokalin “Empire Steak House” në Manhattan, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që përkon edhe me 25 vjetorin e lirisë së Kosovës” thuhet në një njoftim të Konsullatës së Përgjithshme  të Republikës së Kosovës në New York.

Kujtojmë se 16 vjet më parë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbajtur më 17 shkurt të vitit 2008,  ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik, nga ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, i cili lexoi deklaratën e pavarësisë.