Shqipëri-SHBA, miratohet memorandumi i mirëkuptimit për programin “Fulbright”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qeveria shqiptare miratoi sot në parim memorandumin e mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Ky memorandum u miratua në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Programi i shkëmbimit “Fulbright” është një vlerë e shtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me partnerin strategjik, SHBA, në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit. Ai gjithashtu inkurajon përmirësimin e kualifikimit të studentëve dhe akademikëve shqiptarë, si dhe stimulon projektet e përbashkëta shkencore mes dy vendeve tona.

Programi “Fulbright” u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në SHBA.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.