Kuvendi i Shqipërisë miraton Ditën e Alfabetit festë zyrtare

E shtunë, 4 Maj, 2024

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot caktimin e Ditës së Alfabetit, si festë zyrtarë në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet në ligjin “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, u miratuan me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, duke përcaktuar 22 Nëntorin në kalendarin e festave kombëtare.

Ndryshimet ligjore për 22 Nëntorin do të hyjnë në fuqi pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj dhe 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Dhe dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë ditë pushimi duke nisur nga ky vit. Kongresi i Manastirit shënohet si ngjarja më e madhe historike e kombit tonë dhe vlerësohet për rëndësinë e tij të institucionalizimit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Numri i festave zyrtare tani shkon në 15, një ditë më shumë pushimi për administratën publike. Ministri Hasani më herët theksoi se 22 Nëntori ka një simbolikë të veçantë, si dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.

“Është një ditë me simbolikë të veçantë, 22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve që janë shpërndarë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, janë të përfaqësuara në të gjitha fetë monoteiste, por ajo që i ka bashkuar dhe vazhdon t’i bashkojë është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen në këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë me alfabetin latin.

E kemi marrë këtë iniciativë, bazuar në diskutimet që kemi patur pas Samitit të Diasporës. Kryeministrimi i Shqipërisë e njoftoi në prani të të gjithë përfaqësuesve të Diasporës Shqiptare, por duke patur parasysh edhe faktin që ky vit 2024, është një vit shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, ku Shqipëria shpreson që të ketë një rrugë sa më të qartë e sa më të  shpejtë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe ata të Kosovës, Preshevës apo të Malit të zi, janë në procese të rëndësishme përfaqësuese dhe integruese” u shpreh ministri Hasani.

Hasani tha gjithashtu se së bashku me Ministrinë  e Arsimit do përgatisin një kalendar të rëndësishëm eventesh për vitin 2024 të lidhura me gjuhën shqipe.