Blinken dhe investimet amerikane në Shqipëri

E enjte, 2 Maj, 2024

Sipas Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, investimet amerikane janë trefishuar në tre vitet e fundit

Sot Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi vendin tonë, në një kohë kur investimet e shtetit të tij janë trefishuar brenda pak viteve tek ne. Pavarësisht se vizita e tij nuk ishte ajo e një emisari të interesave të investuesve amerikanë në Shqipëri, ajo sërisht i ndihmoi shumë interesat ekonomike amerikane.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet amerikanë në vendin tonë kanë pësuar rritje gjatë viteve të fundit. Ato kapën vlerën e 220 milionë dollarëve në vitin 2022, nga 161 milionë dollarë që ishin një vit më parë, ose 37 përqind më shumë.

Tabela 1. Investimet amerikane ne Shqiperi

  • 2021 USD 161 mln
  • 2022 USD 220 mln (+ 37%)
  • 2023 USD 275 mln (parashikim jo zyrtar)

Sipas drejtuesit aktual të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, investimet amerikane janë trefishuar në Shqipëri, në tre vitet e fundit. (https://www.linkedin.com/posts/eniojaco_investimet-amerikane-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-jan%C3%AB-3-fishuar-activity-7089292860654596096-XeD1/?trk=public_profile_like_view ).

Pas pandemisë së Covid-19, këto investime erdhën duke u zgjeruar, edhe pse shifrat e mësipërme janë nën potencialin e dy vendeve tona. Megjithate, shpresat janë të mëdha.

Skavica: me sytë nga Amerika…

Një nga financimet më madhore amerikane pritet të jetë projekti për Skavicën. Bechtel, ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në SHBA dhe në botë, me xhiro vjetore mbi 36 miliardë dollarë, është kontraktuar nga qeveria jonë, për të kryer studime dhe për të bërë propozime për digën e Skavicës, e cila do të jetë në pronësi publike.

Bechtel ka ndërtuar digën më të madhe në botë, Digën Hoover. Projekti i qeverisë sonë për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka gjetur mbështetjen e qeverisë federale amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e drejtpërdrejtë, për të mbështetur Shqipërinë në këtë iniciativë kaq të rëndësishme.

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik për Projektet dhe Blerjet mes qeverisë shqiptare dhe Qeverisë Federale të SHBA-ve, ZvKryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe përfaqësuesi i kompanisë Bechtel, Justin Siberell, President i Rajonit të Europës dhe Lindjes së Mesme për Bechtel, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në lidhje me Projektin e Hidrocentralit Skavicë.

Në dokumentin e nënshkruar, theksohet rëndësia e projektit, si një projekt me interes kombëtar, i cili do të mundësojë që Shqipëria të krijojë pavarësi të plotë nga importi i energjisë dhe do ta pozicionojë vendin tonë si qendër energjie për rajonin.

Memorandumi vlerëson përvojën unike dhe të zgjeruar të Bechtel në projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve inxhinierike novatore si dhe të financimit të nevojshëm për realizimin e këtij projekti kompleks, zgjidhje të cilat nuk janë zbatuar ende në Shqipëri. Projekti pritet që ta kthejë Shqipërinë në eksportuese të energjisë neto në rajon

Tabela 2. Skavica-shifrat

Nr. Hidrocentrali i Skavicës Kostot Përfitimet madhore
1 Ndërtimi me digë të lartë 443 m – alternativa më e vlefshme për vendin dhe sistemin tonë elektroenergjetik 510 milonë euro ·       Rrit me një të pestën prodhimin e energjisë elektrike

·       Shkurton me 55 përqind (ose 55 milionë euro) importet

·       Hidrocentralet ekzistuese do të prodhojnë 80 GWh/vit më shumë energji elektrike

·        “Magazinon” energji elektrike duke shërbyer si rezervë hidrike

·       Jep një mundësi ekonomike në zonë: 1,200-1,500 vende pune të përkohshme

·       150-300 vende të reja pune të përhershme

2 Ndërtimi me digë të ulët 388 m 308 milonë euro Përfitime më të pakta se varianti me digë të lartë

Nga ana tjetër, firmosja gati tre vite më parë e marrëveshjes të qeverisë sonë me kompanitë e mëdha amerikane të energjisë Exxon Mobil dhe Excelerator është shumë premtuese për më shumë investime amerikane tek ne, sidomos ato të përqëndruara në gazin e lëngshëm(LNG) amerikan.

SHBA-të, investuesi i pestë më i madh tek ne

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitori i pestë më i madh deri tani në vendin tonë, për vitin 2023 është SHBA, me një fluks investimesh prej 47 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë(janar-shtator) të vitit 2023 arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29 përqind.

Investimet amerikane janë të përqendruara kryesisht në sektor të rëndësishëm të ekonomisë sonë, si energjetikë, gazi të lëngshëm natyror, sistem financiar etj.

Reforma në drejtësi-magneti i investuesve amerikanë këtu

Reforma në drejtësi ka dhënë garanci për siguri dhe trajtim të barabartë të investimeve të huaja në vend, bumi i dy viteve të fundit në turizëm , zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimi i shërbimeve publike dhe i sistemit bankar në Shqipëri, për investitorët e huaj, duke përfshirë edhe ata amerikanë, është kthyer në një mundësi të mirë investimi dhe komunikimi mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të botës, për të zgjeruar biznesin e tyre në Shqipëri.

Am Cham-zë i fortë lobimi për biznesin

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri(Am Cham) ka të rregjistruar 240 kompani me të ardhura vjetore deri në 3 miliardë dollarë, të cilat punësojnë rreth 4 mijë punonjës. Kjo dhomë është një zë e i rëndësishëm i biznesit në Shqipëri dhe ka kontribuar me mendimet dhe sygjerimet e saj në shumë nisma me vlerë për përmirësimin e klimës së biznesit tek ne.