Reportazh/ Arbëreshët e Piana degli Albanesi: Mos flit litisht (italisht) fol arbërisht, kultura arti gjuha, riti

E diel, 28 Prill, 2024

Është data 18 Janar 2024 dhe gjendemi në Horën Arbëreshe\Piana degli albanesi\ Palermo\Sicili. Hora të shoqëron me arkitekturën e saj vendosur në anë të shpatit   me lagjet e saj si rrudha që degëzohen një erashkë  gjigande ku janë pikturuar shtëpi prej guri, tek tuk dallohen nuancat e kaltëra të shuara nga koha e shekujve, me dyert binjake njëra që del nga kopshti dhe tjetra nga hyrja e rrugës së gjitonisë. Portat “gjysëm-porte” rrëfejnë vështrimin e atyre arbëresheve që ndërsa punonin brënda shtëpisë socializoheshin me gjitoninë e  ku vëzhgonin fëmijët. Në çdo hyrje të shtëpive shekullore të Horës së Arbëreshëve kishte një pjergull rrushi apo një pemë fiku.

Ngado që hedh sytë në horë janë “Shtëpitë që flasin”, kroje antropomorfe pesëshekullore të cilat kthehen në burime gëzimi sa herë që në ditë festsh  arbërshet me kostumet e tyre  të bukura si Dea, pozojnë në sytë e miqëve  që mbërhejnë në objektivat e tyre bukurinë arbërore. Tabelat e rrugëve janë edhe në arbërisht. Çdo gjë edhe pas 600 vjetësh këtu pulson arbërisht.

Qëllimi i kësaj vizite në Horën arëreshe  është i dyfisht. Një grup të rinjësh shqiptarë të Kosovës me banim në Diasporë përkatësisht në Svizër dhe  Gjermani,  pjestarë të shoqatës Hora e Skënderbeut  krijuar disa muaj më parë kanë ardhur me një motiv që ti dhurojnë Horës së Arbëreshëve në Palermo një shtatore të Gjergj Kastrioti Skënderbe të derdhur  në bonz. Grupi i tyre përbëhet nga  Dani\ Ramadan  Morina,(kryetar), Rexhep Rifati (nënkryetar) Adnan Asllani( sekretar) dhe Veli Berisha anëtar dhe donator.

Qëllimi i dytë i kësaj vizite ishte promovimi i librit, “Fotosintezë e shpirtit tim” të gazetarit kosovar me banim në Zvicër zotit Rexhep Rifati.

Është ora 19 e 30 kur mbrritëm në Hora të arbërshëve dhe frynte një erë e fortë. Korrentet e Tramontanës (siç i thonë arbëreshët) arrijnë furishëm në të hyrë të qytetit.Pas një orë rruge prej aeroportit mbrrijmë në Hora.

Sapo vendosim këmbën në Horë, takohemi me Giorgio Cuccia, kryetar shoqate si dhe një prej aktivistëve të gjallë  të Horës, Salvatore di Chiara, një ish punonjës civil pranë  ushtirisë italiane, njohës shumë i mirë i kulturës arbëreshe si edhe një fisnik në mënyrën e tij.  Piero Napoli një punonjës i kompanisë ENEL, tani në pension. Sapo përshëndetemi më thotë mbiemri im është italian por  “Mëma ime ishte arbëreshe, ndërsa tata ishte italian. Në shtëpi na folmni vetëm arbërisht. Mëma na mësoi jo vetëm na  të flisnim arbërisht,por bëri edhe tatën\babën të flist arbërisht”.Piero, kishte qenë pjesmarrës në festivalet e Girokastrës së bashku me të shoqen.

Mes  grupit tonë dhe arbëreshëve që takuam u krijua ajo sintoni vëllezërish, të cilët takohen janë prej kaq vitesh.

Lokali  ku ishim vendosur quhet “Le volte”. Lokali është  i vendosur në buzë të Bulevardit “Kastrioti”. Dikur kjo banes kishte qenë “Bar Shqipëria”. Gjendeshim pikërisht në zonën ku jo më pak disa metra larg në 1493 rreth 600 vjet më parë falë   marrëveshjes midis një grupi arbëresh dhe feudaléve té Monrealit të  datës  30 gusht  1488 nisi ndërtimi i Horës së arbëreshëve\ Piana degli albanesi në Palermo.

E veçanta e Horës  arbërshe është sepse për 300 vjet,nga 1448 deri 1819 asnjë i huaj nuk hynte tek Hora të arbëreshëve. Të huajve, u ishte lejuar vetëm  dy ditë gjatë muajit shtator kur ishte festa e Shën Mërisë. Hora arbërshe fuksiononte si një shtet autonom, me  ekonominë e tij të pavarur, me administaratën e tij arbërshe,  ku lejoheshin vetëm kush njihnte gjuhën dhe ritin bizantin. Hora me gjuhën e saj arbëreshe,  me shkollën e saj që në 1578 ku mësuesi i parë ishte Lekë Matrënga, i cili kishte përkthyer librin “ Doktrina Kristjane\Embesueme e krishterë.

Matrënga kishte  krijuar vet një alfabet me shkronjat e përbëra që kemi edhe sot në alfabetin shqip si “sh”, “th”, “dh”.

Hora, për tre shekuj u zhvillua në ndërtimin e saj në bazë të një planimetri 300 vjeçare.

Ajo kishte një arkitekturë në  formë rrethore, e studiuar mirë nga kushtet atmosferike ku era e jugës “ shiroku” favorizonte bujqësinë dhe banesat  rriheshin nga dielli. Drithëri kryesor ishte gruri, për ketë motivë  “Stema e Horës arbëreshe” është e krijuar me Kallinjtë e grurit që përfaqësonte bollëkun  e ekonomisë së Horës dhe yllin me gjatë cepa.(Misri nuk prodhohej  në këtë zonë dhe këtë e shohim edhe në recetat e gatimeve të Horës së arbëreshëve ku përdorimi i tij mungon)

Arbëreshët në përgjithësi si edhe arbëreshët e Horës ishin njohës të katër gjuhëve: Gjuha latinisht që shërbente si gjuha zyrtare, Gjuha krahinore  gjuha e tregëtisë, gjuha greke ishte gjuha e liturgjisë, dhe  arbërishtja gjuha e mëmës që përdorej në familje dhe mes tyre.

Akrepat e orës rrëshqasin, dhe  vetëm kur shohim se është mesi i natës. Kthehemi në dhomat tona. Asgjë nuk hesht në Hora. Gurët shekullorë si një diafragmë gjigante frymojnë prej  gjashtë shekuj dhe krijojnë  gjerdanët e tyre,  “Brezat”,  që gratë arbëreshe i vendosin në kostumet e tyre, simbol  i gjeneratave, i pavdeksisë, ashtu siç janë edhe gurët vet.

19 Janar 2024

Dielli i Horës, është i veçante. Arbëreshët e Horës gjithmonë e kanë adhurar Diellin. Ishte viti 1502 kur arbëreshët e kishës Odigitria pasi kishin marrë koncensionet nga kisha e Monrealit më 30 gusht 1488, qëndruan për rreth një vit e gjysëm tek kjo kishë ku edh sot nga 1-15 gusht rreth orës 6 para se të lind Dielli, arbëreshët me fytyrë nga Dielli i luteshin zotit për ato territoret ballkanike shqipfolëse  nga ata erdhën si dhe për jetën e re të këtij atdheut të dytë ku ata u vendosën.

Ishte ora 8;00. Mik Rexhepi, Dan Morina, Veli Berisha  dhe unë Ornela Radovicka takohemi tek Extra Bar Petta  F.ll Petta Qendër ku dikur ka patur selinë  “Shoqata e parë e  Horës”.

Ora  po shkonte rreth 9. Nisemi në drejtim të Bashkisë. Përfaqësuesit e Hora e Skënderbeut do të bisedonin mbi projektin e shtatores. Në Bashki na priti miqësisht Kryetari i Horës zoti Rosario Petta, si edhe këshilltarë dhe punonjës të Bashkisë së Horës.U fol mbi këtë projekt. Në fund kryetari i shoqatës Dan Moria si edhe anëtarët e shoqatës Hora e Skënderbeuti dhuruan Horës në shenjë vëllazërie edhe bustin e nënë Terezës.

Ora 10. Do të bënim një takim në shkollën e Horës. Arbëreshët e Italisë janë pjesë minoritare historike dhe mbrohen nga shteti italian me kigjin 482\99 një ligj i njohur vetëm në shtatë rajone të Italisë dhe jo ligj që mbron arbëreshët kudo ata ndodhen.  Ky ligj “ sakat” nuk bënë që gjuha arbërishte të jetë e detyrueshme, por fakoltative.

Në Hora të arbëreshëve mësohet në mënyrë të detyrueshme vetëm një orë në jave gjuha arbëreshe  dhe përdorim dygjuhësh në administaratë në Bashkinë e Horës.

Hyjmë në shkollë,dhe në korridorin e saj na prisnin mësueset, Sara Riolo, Serena Mandala, Giuseppina Li Cauli, por edhe mësuesja Antonella Caradonna. Mësueset arbëreshe kanë atë dritën e mirësisë në sy dhe ato e kishin.

Mësuese Sara, një mësuese e dashur, tipike e mësuese fillore na pret me hare e na drejton tek klasa e saj për një orë mësimi arërisht. Nuk e merrni dot me mend sa e lumtur isha kur Mesuese Sara na hapi derën dhe pamë këta vocrrakë  6 dhe 7 vjeçarë  që të emocionuar na shikonin.

Ishin vogëlushët e klasa e II A . Përmendim vetëm  emrat e këtyre vogëlueshve: Emmanuel,Giuseppe,Mattia D,Mattia R. Jacopo, Enrico, Sara, Giovanni, Sofia, Giorgio, Giorgia, Gloria,Salvatore, Pierfrancesco,Davide F.Davide R, Vittoria,

Mësuese Sara i pyet nxënësit se kush prej tyre do të thoshte sa më shumë  fjalë arbërisht.

Një mori gishtash shpaloseshin në klsaë, dhe sytë e tyre si xixëllonja kërkonin se kush do të thoshte i pari  ato fjalët arbërisht që dilnin nga goja e tyre aq të gjallë;Tata, Mëma, Rrini Mirë,  kopile, Bukur, Qelqi\gota, i lig, hamë, lule, Jam Arbëresh.

Këta  vogëlusha flisnin gjuhën e Arbërve dhe ishin stërnipat e Kastriotve, Golemit, Muzakajve, Matrëngat, Skirot, Vrana. Kishin në deje gjakun e Arbërit!

U emocionuam pa masë. Para se të iknim këta fëmijë na përcollën në korridor me këngët arbëreshe dhe  gishtat e tyre u ndërthuan duke krijuar  simbolin e shqiponjës. Dukej sikur na thoshin:Ne jemi këtu, me flatrat tona,  fluturojmë në drejtime të kundërta, por gjendemi gjithmonë bashku, në hapsirat e rruzullit  kudo që ndodhemi!

Gazetari Rexhep Rifati kishte sjellë me vete edhe disa libra për klasën e parë të cilat mësuesi Vaxhid Saidi me banim në Zvizër, themelues i shumë shkollave për diasporën në kantonet e Zvicërës i cili  ia dhuronte  mësuesve dhe nxënësve arbëresh të Horës. Hora falenderonte këtë bir të Kosovës Z Vaxhid,i cili nuk ndalet vetëm në themelimet e shkollave në diasporë, por shkon më tutje, e rrahjet e shpirtit të tij prekin Horën Arbërshe.

Ora 12. Kthehemi në Bashki ku do të zhvillohej Promovimi i librit” Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”. Libri është pjesë e atyre kujtimeve dhe punën gjigande të mik Rexhepit në territoret arbëreshe duke shkrirë çdo qelizë e shpirtit të tij për botën arbëreshe. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të politikës  Raionale, dhe vendore. Përfaqësues nga Bashkitë arbërshe, Mezzojuso,  Kryetari i Bashkisë së Palazzo Adriano Nicola Granà. Këshilltari  rajonal  Edy Tamaja etje.  Moderatori ishte zoti  Giorgio Cuccia. Përshëndeti kryetari z. Rosario Petta,  dhe mbi librin  fola unë (Ornela Radovicka).

Ju shpërndan disa kopje falas të librit “Fotosintezë e shpirtit tim” pjesëmarrësve arbëreshë.Në fund mori fjalën edhe autori Rexhep Rifati i cili  rrëfeu se si ishte lidhur me botën arbëreshe dhe shoqëroi  kujtimet e tij me një filmim nga bota arbërshe.

Në promovim kishin ardhur edhe nxënësit e shkollës nëntëvjeçare, të shoqëruar nga mësuesja  Antonella Caradonna.

Përfaqësuesit e shoqatës “Hora  Skënderbeut” Dan Morina e Veli Berisha i dhuruan Kryetarit të Bashkisë, z. Petta  librin “Gli  Squadroni della morte” të autorit Bardhyl Mahmutaj, përmajtja e të cilit flet mbi gjenocidin  në Kosovë.

Fjalën e mbylljes e bëri mësuesja  arbëreshja  Antonella Caradonna.  Sytë e saj emocionues prekën zemrat tona. Kështu janë këto arbëreshe sa të bukura, aq fisnike dhe aq të ndjeshme.    Prania e nxënësve krijoi një atmosferë të ngrohtë por edhe entuziaste si janë  vetë fëmijët.

Ndërsa po shpërndaheshim, mu afrua Krytari i Bashkisë z Granà, i cili me një shenjë  dashamirësi më ftoi në Palazzo Adriano. Unë jam arbëreshe- më tha  ai- Vij nga familjet më të hershmë, fisi i Vrana (Vrana Konti), në italisht i kthyer në Granà. Dua të them se më vjen keq që nuk kam mësuar gjuhën arbërshe jo prej vullnetit, por në Palazzo Adriano jemi asimiluar në gjuhë, kemi ruajtur deri diku identitetin vetëm në rit dhe në kostum. Ndjeva që këta arbëresh kanë dëshirën e rizgjimit, të ringjalljes, dhe kur të flasin me këtë gjuhë ndien se sa e pamëshirshme është mos tiu japësh të drejtën për tu ndjerë arbërsh, mos tiu japësh të drejtën e gjuhës së mëmës që është në gjak!

Rreth orës 16 në mbrëmje  të shoqëruar nga Salvatore di Chiara, mik i familjes së skiro di Maggio, nisemi për te  profesori  Giuseppe Skiro di Maggio, poet shkrimtar,  dramaturg publicist  më me zë të Horës  Arbëreshe si edhe poeteshën Marg Scilipa, elegante në stilin e saj sa fizik, aq edhe të shpirti  poetik të cilët i vizituam për disa çaste. Ishte një familje mikpritëse, e fisme, ku delli arbëresh ishte në çdo kënd të shtëpisë së tyre. I falenderuam për kohën dhe mikpritjen aq rë ngrohtë që na bënë.

Rreth orës  pesë e tridhjetë në mbrëmje kishim lënë  takim tek biblioteka ku na priste Giuseppina Demetria Skiro.Giusi\ Giuseppina është mikja e parë që njoha në Hora. Ajo është një arbëreshe Fisnike. Ose, më mirë të them, që ajo është poesia  e personifikuar. Me fizikun e saj të hollë si strukura simetrike e vargjeve me rimë.

E heshtur si pauzat, artistike kur rrëfen, dhe reflektive si poesia.

Në tërësinë e saj e ndjeshmëm kur flet  për Horën e të përcjellë atë ndjeshmëri të vazhdimësisë së ruajtjes së identitetit. Këtë e vura re kur ajo më ftoi në shtëpinë e gjyshes së saj, të cilën ajo e kishte rikostruktuar dhe e kishte kthyer në një shtëpi- muze dhe u kishte dhënë  frymë  relikeve dhe suvenirveve duke i dhënë vlerë çdo kujtimi, e cdo sendi. Ajo shtëpi  e  lyer me ngjyre oxurro\ azzurro\ të kaltër,  tipike karakteristike arbëreshe të shekujve të mëparshëm, kushdo antropolog, apo arkitekt që do të hynte në këtë shtëpi  do të krijonte pa asnjë sforcim atë botën arbëreshe të jetës së jetuar.

Giusi është edhe biblotekarja e Horës. Mendoj se ajo biblotekë nuk do të kishte atë vlerë pa Giusin, sepse ajo vendos  jo vetëm profesionalitetin e saj por edhe shpirtin. Të rrëmben  kur rrëfen Matrëngën, Demetrio Camarda, për Ritin bizantin, apo  për papas  Gjergjin që ka ngelur në zemrën e shumë të rinjëve të Horës. Fytyra e saj merr  një fije trishtimi duke na thënë që sot nuk është më kështu. Në Horën tonë kemi Peshkopin që nuk është arbëresh. Ne duam Peshkopin arbëresh, të di të flasi gjuhën tonë e të të mbajmë ritin tonë. I shkëlqejnë sytë kur flet për Revistën  satirike arbëreshe të cilën e shkruanin nën drejtimin e mësuesve të tyre arbëresh kur ishin në shkollë. Giusi është njohëse shumë e mirë e kostumit arbëresh, po ashtu edhe të stolive.

Në bibliotekë ishte edhe mësuesja Antonella Caradonna. Për herë të parë e shikoja Antonellën por ajo  bënë pjesë tek ata njerëz  që ndihen rrahjet e zemrës kur ata të përqafojnë, dhe të krijojnë atë sinergji të mbrekullueshme që e kujton për tërë jetën.  Arbërishtja e saj, si edhe  gjuha e saj e studiuar  pothajse standarte shqipe, më bëri për një moment sikur e njihja prej kohësh. Talenti më i mirë është të qenit njeri thotë shkrimtari rus Chehov, dhe  Antonella së bashku me të shoqin me profesion Dott Giorgio  Ales, ishin njerëz  të mbrekullueshëm më mënyrën e tyre. Antonella është tipike arbëreshe. Na hapi derën e Villës së saj, e cila edhe ajo jetonte mes relikeve dhe suovenir që kishte sjellë nga Kosova si dhe Shqipëria dhe fliste me pasion e dashuri për Arbërinë. Antonellës i lexohet shpirti i bukur në sy.

Dalim nga biblioteka. Giusi dhe Antonella na shoqërojnë në Hora. Vizitojmë kishën Shen Gjergji  ku besimi dhe arti kryqëzohen. Në ato mure varet opera e piktorit të madh Novelli, por edhe sende të shërbimeve fetare me karakter antik. Në brendësi të saj është  Kostumi arbëresh me “Brezin” ku është skalitur shën Gjergji si dhe në faqet e saj stema arbëreshe me kallinjtë e grurit dhe ylli me gjashtë cepa.

Qytezës në atmosferën e festës i shtoheshin dritëhijet e saj. Nisemi  tek  Zona “Sheshi” pjesa e sipërme e Horës dhe vizitojmë sklupturat, si  dhe muralet, e në të njejtën kohë portat, stilet e shtëpive, arkitekturën e saj si edhe Kroi me tre gojë, kroji me një gojë që janë vepra historike që nga shekulli pesëmbëdhjetë.

Unë, z. Rexhep,Dani dheVeliu ndiheshim të lodhur por shumë lumtur.

Data 20 Janar 2024.U zgjuam në Hora. Pasi marrim një kafe në barin Petta, ndalojmë tek  Kroi me një gojë. Kroi është  një vepër sa aertistike aq edhe historike, e shekullit 15 . Aty pranë ndodheshin  disa  arbëresh të thyer në moshë të cilët  nisin e na pyesin. Ne iu tregojmë se cila ishte qëllimi i ardhjes dhe ata na  ftuan  se nëse nuk do të merrnim ndonjë gjë të shkonim e të shikonim  “Bar Cuccia”  që gjendet në “ Corso Skënderbeg” . Në muret e këtij bari gjendet  një mural   ku ishin profilet e të gjithë atyre pensionistëve që  frekuentojnë këtë barë. Janë pothuajse  60  profile  ku vetëm gjashtë prej tyre mungojnë. Ndërsa shikonim portretet e tyre,  ku secili tregonte  të tijën  buzëqesha lehtë, dhe mendova. Njeri ka dëshirë të jetë  i pavdekshëm, dhe ndërsa mendoja këtë frazë  dikush prej tyre thotë: Arbëreshi nëng vdes kurrë!

Rreth orës 14 shkojmë tek një bar përballë Bashkisë,  ku gjendet një pikturë me simbolin e lulkuqes e cila i ishte dhuruar këtij Bari. Anëtarët e Shoqatës Hora e Skënderbeut menduan që të linin tek ky bar  Librin e autorit  Bardhyl Mahmutaj “ Gli Squadroni della morte”. Libri flet për gjenocidin.  Njëri prej antarëve të Horës së Kosovës zoti Adnan Asllani është autor si i Logut e UÇK  dhe po ashtu të logut “Qëndra e Gjinocidit plagë e hapur”.

Ora 14. Takojmë arbëreshin Lino Parrino dhe bëjmë një vizitë Horës.  Lino është njohës i mirë i kulturës së Horës. Nëse do të imagjinoja se si do të ishin Arbëreshët e dikurshëm atë mund ta personifikoj vetëm  me Linon.  Lino të magjeps me shpirtin e tij të bukur. Me thjeshtësinë e tij, me atë modesti që i tejkalon caqet dhe  quhet mirësi e mirëfilltë.

Lino është  edhe një djalosh që rrallë, për kohën e sotme. Pranë tij i ati, tata e tij, Z. Salvadore arbërsh i urtë, fjalë pak. Ai sapo ishte kthyer nga vreshti ku kishte krahsitur hardhitë. Lino ka disa muaj që humbi mëmën dhe tregon një kujdes të veçantë për të atin sikur të ishte fëmija e tij dhe në fakt shprehet kështu: Dikur isha unë i vogël dhe kujdesej ai për mua, sot është ai i vogël dhe do kujdesem unë.

Me sa kuptova Lino merret  me organizimin e teatrit. Kishte mbaruar studimet në teologji dhe kishte bërë kërkime me kulturën e Horës dhe mbi këtë ishte mjaf i informuar.

Marrim si fillim drejtimin për në Portella. Arbëreshët sollën me vete edhe toponimet- na thotë Lino- emrat  Shkëmbi, Lumi,  Gjoni  janë që nga shekulli 15, por të parët tanë mbi të gjitha ishin të  mënçur. Ata nuk ndërtuan asgjë pa studjuar terrenin. Ata  ndërtuan Horën në një vënd me kushte të favorshme zhvillimi. Nuk e ndërtuan atje ku është sot Liqeni- na thotë Lino Parrino- sepse toka ishte moçal por e ndërtuan duke studiuar edhe erërat. Nëse do  ta ndërtonin më sipër do të goditej nga rrymat e Tramontanës. Ndërtuan Horën  në formën harku dhe e ndërtuan aty ku kishte gurë dhe ku ishte Uji. Ata ishin mjeshtër të guri, mjeshtra të ndërtimit këtë e thonë më së miri banesat që  ndërtuan dhe rezistojnë edhe sot. Janë karakteristike harqet, si edhe tullat e brëndëshme.

Me Lino Parrino mbrrijmë në Portella. Për të gjithë ata që nuk njohin Portellën kujtojmë se ishte vendi ku u vranë shumë arbëreshë në 1 Maji 1947. Shoqata “Hora e Skënderbeut”  në kujtim të tyre vendosi  një tufë me lule në lapidarin  ku gjenden emrat e atyre që humbën jetën mes tyre edhe emri i vogëlueshes 8 vjeçare La Fata Vicenza. Edhe sot  plaga e Portelës është një emoragji që rrjedh gjak.

Në mbrëmjen e datës  20. Arbërershet e Piana degli albanesi shtruan një darkë madhëstore për nder të miqëve  të Gazetarit Rexhep Rifati, Dani Morina, Veli Berisha. Në atë darkë  ishim rreth 40 veta. Meritojnë të përmenden që të gjithë për kontributin e tyre në botën arbërershe, për mbajtjen gjallë me shoqatat e tyre që shpesh herë bëjnë një punë më të mëdha se sa vetë institucionet. Përmendim emrat e tyre që morën pjesë në atë mbrëmje: Giorgio Cuccia me të shoqen, familja e  Enco Napolit,  Salvatore Di chiara, Aleksandër Cuccia, mediator kultural, me të fejuarën e tij Maria Rita( Maria Rita  me mëmën arbëreshe  dhe i ati shqiptar nga Lezha) të dy  ishin si dy copëza yjesh, të dy të mbrekullueshëm, me shpirtin arbëror në zemër.  U njohëm me arbëreshin  Aaron Puccio, artist me shpirtin filozof, ka shkruar një libër i cili ma dhuroi; “Mondo në MI sporco”. Me të fejuarën e tij  bukuroshen  MariSol. Pasquale Pillitteri, Giuseppe Petta, Daniel Pecoraro, Andre Palermo, Matteo Parrino, Dario Maria Bovi, Simona Riolo, Giuseppina Cerniglia, Giorgio Barbato, Matteo Lascari  me të shoqen, Simona Stassi me të fejuarin, Rosolino Ferraro, Marco D’aleo.. Nën tingujt e firzamonikës së Bukuroshes Matilde Cassara e shoqëruar nga prindërit i ati Giorgio, e ema Maria Grazia dhe motra, vogëlueshja Franceska e bëri këtë atmosferë më të gëzueshme.  Ata tinguj  depërtonin Kumetën, shkonin në More,  kalonin nëpër Korçën shqiptare,  bënin një pauzë në Shkodër, merrnin energji me  xhamadanin  vija vija  në Kosovë, dhe  ktheheshin  si zanat në malin e Kometës apo si ninfa në lumin e Gjonit. Muzika, si ajo arbëreshe dhe ajo e trevave na bëri që në atë sipërfaqe tingujt të bashkonin shpirtëret tanë  e  të sillnim botën shqiptare të copëzuar por asnjëherë e ndarë në Horën e arbëreshëve.

Ajo që më bën përshtypje është vëllazëria e krijuar midis djemëva sicilian dhe atyre arbëresh të cilët integrohen me botën, kulturën dhe gjuhën  arbëreshe. Një djalosh me emrin Marco D’Aleo që ia mësova emrin nga Lino Parrino, më afrohet dhe nis e bisedon për Horën.  Ishte një djalë i edukuar, dhe mendova se ishte arbërsh i Horës. Jam Sicilian- më  tha- jam me  profesion mekanik. Nuk ishte i vetmi, ishin me dhjetera djem e vajza sicilian që flisnin dhe   përshëndeteshin arbërisht,njihnin këngët arbëreshe sikur të ishin kënget e tyre, kuptonin arbërisht dhe kur i pyesja ju pëlqen arbërishtja? Ata më thoshin me të qeshur: Duhet të mësojmë pa tjetër, se për ndryshe nuk futesh në zemrën e arbëreshit të Horës. Funksionon pak si me anglishten për tu integruar duhet të dish anglisht, kështu edhe me Horën arbëreshe, nëse nuk di gjuhën, këngët. Duhet të integrohesh e flasësh si ata, për ndryshe  rri për hesapin tënd. Vura buzën në gaz.

Meqënëse jemi  tek kjo temë dua të shpenëzoj dy rreshta edhe për sicilianin Roberto Ferraro. Ai është dashuruar me botën arbëreshe si askush tjetër.  Eshtë pjesëmarrës në të gjitha evenimentet e botës arbërshe, kishte ardhur edhe sot për promovimin e librit.  E takoj për herë të parë.Për këtë motiv  bota arbëreshe e komunave arbëreshe të Sicilisë  e ka i ka dhënë atij titullin Nderim Arbëresh. Patëm rastin që të ishte per drekë me ne dhe e  pyeta: Mos je me gjak arbëreshi? Ndërsa  ai mu përgigjë: Më thuaj cilën venë të pres për gjetur se ku  rrjedh ai gjak. Kam bërë edhe Adn por nuk më ka dal shqiptar.  Nuk di se ku është fshehur ajo pikë gjaku që të vërtetoj se jam me prejardhje arbëresh i asimiluar. Qeshëm të gjithë në tavolinë, por ai e kërkonte me të vërtet këtë gjë.

Të dashur vëllezër shqiptarë, Kosovarë, Mal të Ti e Maqedoni të Veriu, në Diasporë dhe  kudo që jeni, duhet ta dini mirë që Arbëreshët për atë çfarë ruajnë në kulturë, në artë, dhe në antropologjinë e tyre si ruajtës identiteti ngelen  fisnik në shpirt!.

Mos harrojmë se Horën e mban gjallë vetë arbëreshi. Ai që jeton atje, që përplaset çdo ditë me vështirësitë,  dhe kërkon me çdo kusht që kjo farë aq e pastër, dhe  aq e rrallë në rruzull të jetë e përjetëshme!

Me sa shohim  ata kanë ruajtur më së miri edhe “Mikpritjen”, “fjalën e dhënë”,  dashurinë për gjuhën, per Ritin, dhe mbi të gjita atdhedashurinë e kanë të flakët. Kur arbëreshi i Horës, vendos  dorën e tij  mbi goks, i rreh zemrës dhe thotë furishëm: Jam Arbëresh! Ai moment për cilindo që është shqiptar është aq  prekës, sa nuk egziston  as një dramë që të të bëjë të pulsoj shpirtin.

Hora të përmbush me madhështinë e saj, në njerëz, në kulturë.  Në Horë cdo gjë flet, cdo objekt  rrëfen, dhe ka rëndësinë e tij.

Hora është epidermike, të lë mornicat në shpirt. Dashurohesh me të,  sepse ajo është si një circe, të tërheq në gjuhën e saj, kulturën e saj, dhe me këta njerëz, të rinjë të reja gra, fëmijë, të ftojnë, të përqafojnë, të ofrojnë dhe në  gen ata ngelen ajo fara më e pastër, më shëndosh dhe më e rrallë e Arbërisë.Nuk duhet humbur kjo farë, as të kthehet në hibrid. Kjo farë duhet  vetëm të ripërtëririhet.

Hora na përmbush,  por mos harroni se Hora e arbëreshëvet deri më sot vetëm ka dhënë, në shekuj ka ofruar kulturë më shumë se kushdo vend arbëror,  tani ajo  ka nevojë edhe  për ne! Vizitoheni, dhe bëni diçka që ata mos të asimilohen!

Të përjetëshëm arbëreshët! Rroftë Hora Arbëreshe!

Faleminderti Hora Arbëreshe që më bënë të ndihem mirë si në asnjë vend tjetër!

Materiali i reservuar

Nga Ornela Radovicka Qëndra albanologjike A. Bellusci themeluar në 1980\ Frascineto Kalabri