Gjuha e bukës Giuseppe Skirò di Maggio\ Zef Skiro di Maxho

E shtunë, 27 Prill, 2024

Gjatë vizitës së promovimit të librit” Fotosintezë e shpirtit tim” të gazetarit Rifat Rexhepit, në Hora të Arbërshëve, në drejtimin e shoqatës “Hora e Skëndërbeut”,me  Dani Morina e Veli Genc Berisha, si dhe të të shoqëruar nga dy miq të mirë  shembull  të mbrekullueshëm  të botës arbëreshe  Salvatore di Chiara, si edhe Lino Parrino, shkuam për një vizitë në shtëpinë e shkrimtarit profesori Zef Skiro di Maxho, prodhues artistik i botës arbërore, lëvrues i shumë  shumë zhanërve. Në shtëpi na priti  edhe  zonja Marg Scilipa një poete e ngrohtë, një grua fisnike ku ruan ende  atë elegancë që as orari biologjik nuk mund të ta heq kurrë. Të gjithë së bashku kaluam disa çaste shumë të këndëshme. Momenti më i bukur për mua është kur më dhurojnë libra. Ky xhest nuk u mjaftua vetëm nga profesori por edhe  Zonja Margarita e cila  më dhuroi  vëllimet e saj me  poezi(që do të ndalem herës tjetër për  të folur për to).

Mbrëmjen e karnavaleve, të 2024 e cila u festua midis ndërrimit  të datës 10 janar duke u gëdhirë 11 janar, më afrohet një vajzë arbëreshe dhe më dhuron librin “Gjuha e bukës” të autorit Giuseppe Skirò di Maggio \ Zef Skiro di Maxho. Atë natë shkrimtari  Giuseppe Skiro di Maggio mbushte 80 vjeç.

Atë mëngjes, ndërsa  prisja fluturimin, nxorra librin “ Gjiha e bukës” e  nisa ta shfletoja. Brënda në ato faqje perceptova se poezitë  ishin shumë aktuale. Në këto  poezi  të autorit  Skiro di Maxho ndihej sopravvivenza (mbijetesa) arbërore, ai sentiment të pastër dhe e pandotur që i rezitoi kohës si mjet  autentik  sikur të ishte një monument në gurë.

Struktrura e këtij vëllimi poetik  është ndarë në tre pjesë, të cilat  ndjekin një farë evolucioni organik  midis tyre; “Sunata”, “ Anno zero”, “Kopica e Ndryshku”.

Në kapitullin e parë, autori Skiro lëvron  me poezi  mbi fizikën dhe egistencializmin;” Pa folur rrinë zëra njeriu\ se flasin veglat e duarve të djersitura- do shkruante autori tek poezia “ Lëndë”

Vetëdija për një entitet e cila  nuk kuptohet nëse nisimi vetëm  nga e tashmja, por duhet  filluar në mënyrë radikale  nga e kaluara dhe e projektuar në të ardhmen.; “Jemi  duke mbajtur mbi shpatulla peshën  e rrënjëve të  shekujve, si dhe urtësinë e “ndërgjegjes së re” – do shprehej autori në ato poesi të shkurtra dhe herë lakonike.

“Janë buzë që flasin pa përgjigje”, ndërsa  “Koha nis sërish e ngushëlluar nga mungesa”.

“koha” si antiteza më e fuqishme, pjesë e eksponentit  “ Asimilim”. Vetëdija e qenies është koha”,

ai koncepti “ Kohë”  ku Vitet rrjedhin  dhe arbëreshi  po bëhet pre e zhdukjes së  tij.

“ Hapsira” në poezitë e autorit  ngelet me dozën  e saj territoriale, e limituar, midis binomit “ Njeriu dhe etnia”. Hora  në vargjet e tij  është një hapsirë  sa reale por edhe aq agnostike. Autorin e frikson e ardhmja e Horës  e futur ne labirintin  “ Globalizim”.  Vetëm nëse ndalon e vëshgon  sytë e Horës  mund të kuptosh rrjedhshmërinë, lëvizjejen e saj, tërbimin e saj.  I zhytur në shtjellat hapsirë-kohë, një shërbëtyre si mal me rrënjë uji, shfaqet, ku erërat  nyjëzohen, kumbora e orëve të Odhigjitrisë  çanë mjegullat e gjynjëzuar, e ndijim misteresh  thërrasin në jetë kalorsit e Skënderbeut- shkruan autori

Për poetin Skiro di Maxho; Dielli nuk kthehet në rreze, por një “copë e vjedhur nga era”,pjezësa fotoni të nderur në diell.

Shpesh herë  mendimi i tij  apostrofohet në klauzolën “fizik dhe moral”; “Ne, si pemët lëngjet i sjellim nga dhethi ku lindëm, bota është mozaik, dhe epitafet zgjerojnë “rrënjë dhe lartësi” e të çon  përtjej atij kufirit alabstër.

Me fjalën e tij të lirë, autori na përcjellë  në një rrugë të hapur, midis një “perëndimi dhe agimi” me  vështirimin nga  lindja. Në mbrëmje duart të vogëla e të thata të bujkut zhveshin shpirtin e heshtjes, hapin derën puhive të vakta ku gratë unjeshin nën hije,  rrëfenin përrallat, vajzat në dhomat e arta qendisnin pajën, e këndojnë Pecutën e butë, që i rriti mirë. Intinerari i kthimit  drejt Horës “gdhendet në palcë”.

Jeta, një  kafshim e puthje stinësh, valë që ikin nga krahët duke shkumuar, ndërsa malli i hollë  përdridhet, te rrëza e Kumetës  nën tingujt e kumborës me ajrin e qëlluar barsë.

Cdo gjë lind, zhvillohet dhe vdes, por “para se të fiket çdo zë arbëresh, brenda qarkut të këtyre maleve  të nxjerrim thirrma kushtrimi për rrezikun, të humbas e folmja jonë”.

Në Hora sa herë  kthehesh mund të kesh harruar ndonjë fjalë, por Hora ta kujton. Ajo është fjalori  më i gjallë sepse  çdo gjë frymon arbërisht,Shkëmbi, Sheshi, Përroi, kroi, lumi i Gjonit. Këtu që nga viti 1488 është një Arbëri. Spërkat vargjet me notat e identitetit të tij, arbëresh në gjuhë dhe në rit.  Stema e Horës janë kallinjtë dhe ylli. Simbolet e bollëkut dhe simboli i lashtësisë si popull. “Korrën këtu një kalli\ mbeti i vetëm si gisht i nderë drejt qiellit. Ne mbajën e kallirit vendosa vetëtimën të fërgëllojë\ kur të fryjë era në kaltrsi e tokë.”

Për autorin, rënia e apoteozës të dështimit të filozofisë së altruizmit efektiv është plaga e shekullit.

Që  prej 2000 vjet flasim për teoremën më të lartë të virtutit humanë “Dashurinë” për njeri-tjetrin,  dhe ky projekt gjithmonë dhe më i dështuar,“Do të duhej të duheshim ka dy mijë vjet\ por i varfëri edhe tash qan e qesh me zgërdheshje”- do të shkruante Ai tek  poezia  “Dashuria” .

Autori shkon më thellë asaj aksiome  të tuprshme humane  krimi i kryer i  qënies njërëzore, dhe për këtë  ai  na përcjellë në  Portellë, Purtelja e Gjineshtrës. Një mëngjes Maji 1947 me flamuj nëpër duar  u vranë një grupë të pafajshëm midis  tyre edhe edhe një  vogëlueshe 8 vjeçare. “Perëndimi ka pasqyrim gjaku, e nesërmja do të jetë mot i mirë” – do të përfundonte vargjet  autori.

Në pjesën e parë nuk mungojnë edhe poezitë e karakterit  erotik.  Poezia “Eva” e cila mbartin  vargje me nota të “sofistikuara” joshëse; “i djersitur, i bjerrë, në të miat humnera, yti nur”, po ashu edhe tek  vargjet  “Hermione” gjejmë  nota erotike me sfumaturë malinconie dashurie; “jeta tek kufiri i një çasti.”

Pjesa e dytë“Anno zero”, është një stil kaligram, dhe mund të themi që ka patur një farë influence nga simbolizmi francez. Në këtë pjesë të librit poeti Skiro di Maggio, na përcjellë  vargjet e tij të skicuara,  gjë që na kujton  poetin  Apollenair,  i cili kanalizoi  në veprat e tij frymën e inovacionit e cila u ndje në Evropë midis shekujve XIX dhe XX. Këto poezi të Skiroit ndërpresin në mënyrë drastike lidhjet me traditën poetike tradicionale dhe përdorin  herë në  stilin vertikal, si  një “ gotik modern”  dhe herë atë horizontal si faqet intime si në një kartoline. Ky stil  i jep liri  kufizimeve te metrikës, dhe gjuha  që përdor, i japin  një “dizenjo” kuptimit.

Pjesa e fuqishme dhe e drejtpërderjt është pjesa e trete, “Kopica e Ndryshku”. Në këtë kapitull duket sikur autori ka në dorë atë forcë ndergjegjeje, një bagazh sa kulturor aq edhe pjekuri shpirtërore,  që e ndihmon   për të kuptuar gjithshka mbi botën e arbëreshit dhe çfarë po ndodh me të në botën e globalizimit,:”Lanë gjuhën tonë\ kultura lëtire\ aq mendimet na i pushtoi”.

Me forcën kritike të ngjyer në sarkazmën e tij  poeti Skiro  iu drejtohet bashkëatdhetarëve të  vet se identiteti , si dhe sensi i përkatësisë është virtuti më suprem për individin e një grupi  që kanë lidhje në gjuhë dhe sentiment; “Mëma arbëresh e ardhur nga qyteti\hedhur papandehur\mbi qetësinë fjalë lëtirë të mbajë\ foshnjen të ikën te vapa\ vieni qui dove vai\ non correre, fermati\..

Shpopullimi ngelet një nga argumentat në poezinë e Skiro di Maxho, por autori shpreson tek etnia e tij, tek komunieteti tij; “Arbërshi i destinuar ti mbijetojë çdo Polis…  Unë,Ti, Ai\ Ai, Unë, Ti\Ti, Ai Unë\Unë Ti Ai.

Një skicë  ku secili ka identitetin e tij, të gatshëm për  një integrim  në botën globale, por  kurrë i asimiluar!

Poeti Skiro di Maxho e di shumë mirë se nëse diçka duhet të ngelet e përjetshme, duhet investuar tek brezat e rinjë-“Vetëm ata do ti japin lagëshirë rrënjëve arbëreshe- thotë  poeti, dhe më tej vazhdon me nota akoma më të forta për të gjithë ata që nuk dinë rëndësisnë e kësaj gjuhe më të lashtën në  Europë – “Kur  fëmijët do të mësojnë në bankat e shkollës, atëherë dielli do të lëshojë rreze mbi trutë e arbërshëve duke bërë kulturë, tregëti, politikë  në gjuhën amtare do të fitojnë më shumë nga gjindja e huaj,  edhe më të nderuar do të jenë”.

Në kapitullin e fundit vargjet e tij herë duken si monolog e herë kethehen në dialog virtual dhe në këtë vorbull autori herë  introspektiv  dhe i kamufluar dhe  herë  i hapur, vozitë në shtjellat e Horës.

Kthehet në bir i erës, ku çdo pjesë e mendimit të tij prek Horën,  pasqyrohet mbi  liqen dhe  pa zënë në gojë fakte historike,  penetron  indirekt në historikun e e Horës, në ato kohë   të një krenarie të të artë 1488-1819 ku Hora filloi të çelte me shkëlqimin e saj arbërore si një feniks,  sepse ajo u ndërtua mbi të pamundërën. Hora, vizionare me një planimetri ndërtimi mbi  300 vjeçare. U ndërtua autonome, me administratë arbëreshe në gjuhë dhe të ritit bizantin , me shkollën e parë arbëreshe të Matrëngës  në 1593.Hora me banorët e saj por edhe me kulturën e saj, arbëreshët  njohës të katër gjuhëve: Latinishtja si gjuhë zyrtare, greqishtja e ritit, gjuha rajonale e tregëtisë  si edhe arbërishtja gjuha e bukës.  Por Hora ishte edhe fisnike, dy herë në vit lejonte të huaj në festën e Shën Mërisë që të vizitohej qyteza.

Illuminizmi për Skiroin është forma më lartë e ndërgjegjes.  Dielli është metafora e tij.

Drita kur të preki ndërgjegjen e arbëreeshit vetëm atëherë  Hora e ka arritur misionin e saj, dhe të vazhdojë të qëndrojë  si një mbretëreshë e gjallë  e fisnike 600 vjeçare  me madhështinë e saj.

Ky  Diell , kjo ndërgjegje për Skiro di Maxho nuk është Utopi,  por  është një “Ëndërre?”  Pikëpyetja  që shoqëron fjlën “ Ëndërr” është, forma më demokratike  e  indirekte për ti përfshirë  bashkëqytetarët e tij në çështjen më të madhe, atë të ruajtjes së identitetit.

Esklamacioni  i tij final është eshtë një euphemèo , është retorika që përmban përgjigjen; Mjafton të  kesh shpirtin arbëror dhe pavdekësia e saj bëhet realitet!

Vëllimi poetik “Gjuha e bukës” të autorit Skiro di Maxho është  plot me figura letrare. i përshtatur në shqipen standart, dhe tek tuk gjejmë fjalë arbërisht, por tingullimi i fjalëve në arbërisht i shtojnë bukurinë sa artistike në stil ashtu dhe në përmbajtje këtij vëllimi poetik.

“Mizare( bletët) dhe fëmijët rreth grumbujve me rrush të gangulluar pas vjeljes

Butet(fuçitë e verës), rrufullisnin me kërthi të hapur, dhe vjeshta dehet vetëm me të bukurën.”

Në këto rreshta arkadike të  një një panoramë dioniziane si dhe të shpirtit njerëzor ndërthuret  bashkimi i përsosur i të vetëdijshmes dhe të pavetëdijshmes.

Ornela Radovicka

Qëndra Albanologjike  kërkime dhe studime  mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe A. Bellusci  themeluar në 1980.