SHBA/ Shoqata e Shkrimtarëve promovon botimet për Adnan Mehmetin

E shtunë, 13 Prill, 2024

Tubimet e shqiptarëve janë si zakonisht gëzim i njerëzve të lirë që takohen nëpër evente të ndryshme. Nuk cedoi kjo risi edhe në eventin e promovimit të librave të Dr.Besim Muhadri:“Poezia e Adnan Mehmetit” (Vështrim) dhe shkrimtarit Namik Selmani: “Fuqia e fjalës së Adnan Mehmetit” për krijimtarinë e autorit të mirënjohur Adnan Mehmeti.

Ishte një festë e bukur e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në një nga ambientet e bukura të librarisë Ferguson në qytetin Stamford të shtetit Konektikat. Zhvillime të tilla janë përpjekje që të “vazhdojmë” Shqipërinë edhe këtu ku jetojmë në tokën e premtuar në Amerikë. Edhe në këtë event ishim në “shtëpinë” e mikut tonë Adnan Mehmeti në këtë event artistiko letrar organizuar në një mënyrë të bukur akademike nga shoqata jonë e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë. Një pjesëmarrje e dukëshme ku përveç shkrimtarëve dhe poetëve kishin ardhur dhe shumë miq të librit.

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Mëhill Velaj hapi takimin letrar, duke lexuar një poezi kushtuar takimit të shkrimtarëve.

Ai ja dha fjalën sekretares së Shoqatës së Shkrimtarëve, Veneta Çallpani e cila foli duke ju referuar parathënies së librit “Fuqia e fjalës”: – “Adnan Mehmeti në shërbim të shkrimtarëve shqiptaro amerikanë”.

Pas saj Leda Cimo Andersen erdhi me disa poezi të Adnan Mehmetit të sjella me mjeshtëri artistike duke sjellë artin e saj të bukur.

Dr Pashk Camaj në fjalën e tij përshëndetëse si sekretar i Vatrës dhe shef kabineti, në emër të kryesisë së Vatrës theksoi se do të vazhdojnë të kenë një përkrahje të plotë për veprimtarinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, president i së cilës është Adnan Mehmeti.

Me pas Dr. Besim Muhadri në kumtesën e tij theksoi thelbin e librit të tij të shtypur prej disa vjetesh për poetin Adnan Mehmeti. Ai vuri në dukje se poeti Mehmeti është në rrugën e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë si Fan Noli, Faik Konica, Rozi Theohari, Gjekë Marinaj e të tjerë.

Edhe në fjalën e shkrimtarit Namik Selmani u theksua se krijimtaria në gjininë e prozës së autorit Mehmetit është në vazhdën e letërsisë shqipe si një gur i rëndë i vendosur në bazamentin e saj të ndërtuar prej shekujsh e deri në ditët e sotme ku një plejadë e madhe artistësh nxjerrin në pah vlerat shpirtërore të kombit shqiptar.

Kumtesën e fundit e mbajti Kastriot Fetahu. Në fjalën e tij theksoi se në krijimtarinë e Mehmetit temat universale që ai rrok në letërsinë që shkruan janë substanca e krijimtarisë së tij. Autori Adnan Mehmeti sederton dashurinë për atdheun, për shoqërinë, për familjen dhe duket sikur jep “receta” artistike për lexuesin e tij të vëmendshëm.

Aktori Shaban Lajçi shumë natyrshëm dhe me një stil tepër miqësor, erdhi me një kolazh poetik të shkrimtarit Adnan Mehmeti me të cilin krijoi ovacione të bukura në sallën e elektrizuar nga kënaqësia që ky event rrodhi aq bukur.

Në fjalën e mbylljes Adnan Mehmeti premtoi se do punojë pa u lodhur për përparimin e Shoqatës dhe letërsisë shqipe në SHBA. Përkrahja ndaj shkrimtarëve e poetëve shqiptarë nga shoqata do jetë gjithmonë në rendin e ditës. Ai falenderoi dhe na ftoi për drekën e mikpritjes pas eventit, një drekë e bukur, ku miqësia midis pjesëmarrësve shkëlqeu përsëri.

Të gjithë në atë sallë ishin shkrimtarë dhe poetë që kanë lënë vendin për arsye të ndryshme vetëm fizikisht. A nuk kanë bërë të njëjtën gjë edhe shkrimtarë të mëdhenj të kalibrit botëror?

Gjatë zhvillimit të eventit erdhën shumë përshëndetje nga miq brenda dhe jashtë vendit, por Mëhill Velaj theksoi me atë humorin e tij miqësor se nuk do i përmendim të gjithë pasi na munguan kur i donim aq shumë midis nesh, po pamundësia ndikoi për të qenë pjesëmarrës.

Në sallë kishin ardhur shkrimtarë nga Nju Jorku: Vaid Hyzoti, Shkumbin Tetaj, Ibadete Humolli Tetaj, Ramiz Mujaj, Merita Prenga, Veneta Çallpani; nga Nju Xhersi: Dr.Bexhet Asani, Sabije Veseli, Selman Dervishi; nga Konetekitet: Bora Balaj, Ledo Cimo Andersen, Mëhill Velaj, Adnan Mehmeti dhe deri nga Bostoni autorët Namik Selmani e Kastriot Fetahu.

Kjo është fuqia e kombit tonë të cilën e vazhdojmë edhe ne këtu në vendin e demokracisë dhe lirisë së botës moderne. Evente të tjera do të mbajmë dhe përsëri do të shkëlqejë shqiptaria e gjithë trojeve etnike duke treguar se jemi një komb dhe një gjuhë. Shqipëria, ëndrra jonë, pengu ynë, do të jetë gjithmonë në zemrat tona, duke i kënduar dhe hyjnizuar atë vend të bekuar.

E gjithë veprimtaria artistike u përcoll nga Skënder Pali, gazetar i Asosheited Press dhe Noli Tv, me pronar Nazim Salihu. (Foto kredit: Skënder Pali)

Nga Kastriot Fetahu Stamford, 21 janar 2024