Metamorfoza spektakolare e aviacionit civil të Shqipërisë

E shtunë, 18 Maj, 2024

Në dhjetor 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit rregjistroi shifrën rekord të 7 milionë pasagjerëve.  Krahasuar me vitin 2022, Rinasi ka pritur e përcjellë 35 përqind më shumë udhëtarë.

Shtimi i pikave elektronike të kontrollit kufitar në aeroport, zgjerimi i parkingut të avionëve, shtimi i hapësirës pritëse të pasagjerëve me 3 mijë e 500 metra katrorë ishin ndër pikat kyçe të investimit mbi 100 milionë euro të kryer në vitet e fundit në Rinas.

Tabela 1. Rinasi, biletat 45% më lirë!

2018- aeroporti më i shtrenjtë i Evropës!(së bashku me Budapestin)

2023- aeroport shumë ekonomik, me rritje 135% të punës nga viti 2022

Trafiku ajror 2019-2023:

  • Fluturimet 2018: 16 destinacione/ditë
  • Fluturimet 2023: 68 destinacione/ditë

Nëse në vitin 2018, nga Rinasi niseshin vetëm vetëm 16 fluturime në ditë, sot kemi 68 të tilla. Kosto mesatare e një bilete udhëtimi në Rinas është ulur me 45 përqind në katër vitet e fundit. Nëse përmes Rinasit, deri pesë vite më parë, udhëtonin vetëm 7 përqind e shqiptarëve të Shqipërisë, për shkak të çmimeve të shtrenjta, sot Rinasin e përdorin tre në shtatë shqiptarë të vendit, ose mbi 35 përqind e tyre, ose pesë herë më shumë qytetarë shqiptarë.

Rinasi-aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor

Deri vitin e kaluar, Aeroporti ndërkombëtar “Nikola Tesla” në Beograd, ka qenë numri një i padiskutueshëm në Ballkanin Perëndimor gjatë tre dekadave të fundit. Pavarësisht nga kompania e fortë ajrore Air Serbia, kjo renditje ndryshoi më 2023. Nikola Tesla përpunoi 6.68 milionë pasagjerë, ndërsa Rinasi 7.2 milionë pasagjerë.

Tabela 2. Tirana ajrore dhe Beogradi ajror

Viti 2022:

  • Nikola Tesla (në Beograd) 6 milionë pasagjerë
  • Rinasi                                            2 milionë pasagjerë 
  • Nikola Tesla ishte aeroporti më i madh në vëllim pune i Ballkanit Perëndimor
  • Rinasi u rendit i dyti në vitin 2022

Viti 2023:

  • Rinasi renditet aeroporti më i madh në trajtim pasagjerësh i Ballkanit Perëndimor

Vlora-aeroport me kategori ndër më të lartat në Ballkan

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturimet në muajin mars të vitit 2025. Aeroporti është i kategorisë 4E, një nga kategoritë më të larta në Ballkan, e cila mund të përpunojë edhe avionë transoqeanikë.

Ai, që në vitin e parë të operimit, do të ketë pasagjerë më shumë se parashikimet. Parashikimi fillestar në planin e biznesit fliste për vetëm 330 mijë pasagjerë në vitin 2025. Me ritmin e rritjes së turizmit në Shqipëri, parashikimet e fundit flasin për më shumë se 1 milionë pasagjerë në vitin 2025.

Shumë shpejt, futja në veprim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në jug të vendit, duke ua bërë më të lehtë turistëve të huaj të kalojnë nga destinacionet turistike të Greqisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, për në bregdetin shqiptar. Sipas ekspertëve të ekonomisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet ta rrisë ekonominë rajonale të Vlorës me mbi 11 përqind çdo vit, ndërsa ekonominë e Shqipërisë me mbi 0.3 përqind.

Aeroporti Ndërkombëtar i Gjirokastrës: ende ëndërr?

Me sa duket, jo. Për të mos krijuar shqetësime për turistët dhe banorët në zonën e dendur qytetare Sarandë-Ksamil, me zhurmën e ulje-ngritjes së avioneve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  do të shpallë garën ndërkombëtare brenda këtij viti, për ndërtimin e aeroportit tjetër të jugut në Gjirokastër.

Gjirokastra ka një fushë ajrore 1 km larg nga qyteti i Gjirokastrës dhe një infrastrukturë rrugore që lidh Gjirokastrën me Sarandën në jo më shumë se 35 deri në 45 minuta.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është konsultuar gjatë me Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit, përpara se të vendoste për Aeroportin e Gjirokastrës. Zona e Jugut ka marrë zhvillim të fortë dhe jo vetëm bregdeti. Qyteti dhe rrethinat e Gjirokastrës kanë shumë hotele dhe destinacione turistike. Po ashtu dhe Përmeti, Tepelena dhe Korça.

Aeroporti Ndërkombëtar i Gjirokastrës do t’i shërbejë të gjithë zonës së Jugut. Ai pritet ta rrisë ekonominë e zonave të Jugut, por sidomos të Gjirokastrës, Korçës, Tepelenës, Përmetit, etj., me gati 8 përqind çdo vit, ndërsa do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonominë e gjithë Shqipërisë.