Ismail Qemali në kujtimet e ish-ambasadorit britanik në Madrid dhe Vjenë, Sir Maurice de Bunsen

E diel, 28 Prill, 2024

Kjo faqe është shkëputur nga “Ditari” i Sir Maurice de Bunsen (8 janar 1852 – 21 shkurt 1932) dhe mban datën 29 prill 1900. Ajo publikohet për të parën herë në Shqipëri. Sir Maurice De Bunsen, ishte një diplomat i njohur britanik, i cili shërbente atëherë si këshilltar në ambasadën britanike në Kostandinopojë. Pak vite më vonë, Sir Maurice De Bunsen shërbeu edhe si ambasador i Britanisë në Spanjë (1906-1913) dhe Austro-Hungari (1913-1914). Duke qenë një rrëfim i një dëshmitari të dorës së parë dhe protagonisti në zhvillimet diplomatike të kohës, kjo dëshmi merr akoma edhe më tepër vlera historike.

Në ditarin e tij De Bunsen përshkruan, ndër të tjera, zhvillimet politike në Perandorinë Osmane. Ai shkruan për guximin e rrallë të Ismail Qemalit për t’u përballur me sulltanin despotik Abdyl Hamidin II dhe arratisjen e tij të famshme nga Turqia, më 1 maj të vitit 1900:

 “29 prill

Pyes veten nëse dokumentet do ta përmendin arratisjen e Ismail Qemal Beut. Ai është ndër të paktët Turq (shënim i E.B.: kupto shtetas), të cilët unë i njoh mirë, dhe një nga të rrallët që ka guxuar që t’i flas hapur Sulltanit, për t’i nxjerr në pah dëmet që ai është duke i shkaktuar vendit (Nga këta burra lulëzoi lëvizja e “Turqve të Rinj”).

Me dhënien e postit të Guvernatorit të Përgjithshëm të Tripolit, ai ishte duke u syrgjynosur dhe u bind që do të vritej nëse do të shkonte aty. Ai u rrëshkiti spiunëve që e ndiqnin dhe erdhi që të më takonte të premten, dhe më tha se asgjë nuk mund ta shpëtonte veçse strehimi në luftanijen angleze, të cilën kishte ndër mend që t’a bënte. Ai është tanimë në bordin e “Salamander” me tre djemtë e tij, dhe kemi dëgjuar se është shkaktuar një trazirë e madhe në “Pallatin Yildiz”, pasi ata nuk e kanë zbuluar akoma vendndodhjen e tij.

Ne po përpiqemi që t’a hipim atë në një anije tregtare britanike, të drejtuar për në Pire. Natyrisht që është e pamundur për ne që ta dorëzojmë atë tek Turqit dhe, ndonëse ambasadori është mërzitur nga ky incident, nuk ka çfarë të bëj tjetër veçse ta ndihmoj atë. Ismaili ka qenë një nga avokatët kryesor të aleancës së vjetër turko-angleze, dhe unë kam pasur biseda të gjata me të. Ai është një nga të paktët që guxon të vij në ambasadë.

Asnjë turk me pozita nuk lejohet të bëj vizita ose të vij për darkë në një ambasadë pa lejen e Sulltanit – e cila shpesh refuzohet. Shumë po internohen përditë, dhe një gjendje terrori mbretëron kudo, e shkaktuar nga tmerri që ka Sulltani nga çfarëdolloj lëvizje Liberale kundër tij. Turqit e dënuar, kryesisht i bëjnë apel Anglisë, dhe është tepër e vështirë që të trajtosh kaq shumë kërkesa për ndihmë që i adresohen ambasadës…”

Arratisja e Ismail Qemalit e shqetësoi Portën e Lartë për vetë pozicionin e rëndësishëm që ai kishte si udhëheqës në çështjen shqiptare. Sipas autorëve turk, edhe para arratisjes së tij, Ismail Qemali ndiqej me dyshim nga qeveria osmane, për shkak të aktivitetit të tij në lëvizjen kombëtare shqiptare. Referuar dokumenteve arkivore turke, Ismail Qemali kërkoi mbështetjen e Greqisë për një Shqipëri të pavarur.

Ndërsa gjendej në Greqi ai përmendi edhe “vëllazërinë shqiptaro-greke”. Madje përflitej se Ismail Qemali kishte mbledhur shqiptarët e krishterë të Janinës, për krijimin e konsensusit kristjano-mysliman për çështjen shqiptare. Ndërkohë, Veziri i Madh dhe kushëriri i tij Ferid Pashë Vlora, e siguroi sulltan Abdyl Hamitin II, se Ismail Qemali nuk kishte ndikim të madh tek shqiptarët.

Lideri ka kurajën që ta sfidoj dhe ai përpiqet që ta ndryshoj realitetin. Këto dëshmi autentike e ilustrojnë më së miri lidershipin vizionar të Ismail Qemalit dhe besimin e madh që populli ushqente tek udhëheqja e tij. Prandaj, shembulli i Ismail Qemalit vazhdon të jetë frymëzues e shpresëdhënës për të rinjtë e sotshëm njëlloj siç ishte frymëzues e shpresëdhënës për të rinjtë e atëhershëm.

Ismail Qemali ishte njeri me ide të qarta dhe të qëndrueshme. Ai ishte trim, i pavarur, serioz dhe sillej hijshëm. Ai ishte një politikan i zoti dhe e njihte thellësisht diplomacinë evropiane. Vargjet e poetit të ri vlonjat në atë kohë, Dush Strati (Duçe Jorgo Baba) të shkruara në vitin 1900, menjëherë pas arratisjes së bujshme të Ismail Qemalit nga Turqia, e përshkruajnë profetikisht thelbin e lidershipit të Ismail Qemalit dhe besimin e madh që populli ushqente tek udhëheqja e tij:

“Fryte dritë e Shqipërisë,

Jashtë nga qytet i errët,

T’i veç dërmën dhelpërisë,

E të gëzoç na të mjerët.

Ti që kurdole në jetë,

Që  kur bëri nëna djalë,

Kokën e mbajte përpjetë,

Edhe shpirtin zjarr e valë.”

Ismail Qemali është themeluesi i shtratit ideor mbi të cilin u strukturua lëvizja politike kombëtare shqiptare. Në këtë 180-të vjetor të lindjes dhe 105 vjetor të kalimit të tij në amshim, modeli i lidershipit të tij mbetet standardi i artë me të cilin ne duhet të krenohemi dhe busulla ku ne duhet të orientohemi në këto kohë të trubullta…

Nga Evarist Beqiri*

*Autor i librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismail Qemalit. Ky artikull botohet me rastin e 180 vjetorit të lindjes dhe 105 vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemal Vlorës.