Zvicër/Shoqata “Hora e Skënderbeut” i dhuron arbëreshëve në Sicili shtatoren e heroit kombëtar

E hënë, 29 Prill, 2024

Në nismë e veçantë ajo e Shoqatës Shqiptare “Hora e Skënderbeut” në Zvicër e cila do ti dhurojë komunës së Piana Degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve) një shtatore të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky projekt ka qenë një ide që ka gjetur përkrahjen e aktorit shqiptar të njohur në Zvicër, Veli Berisha, i cili jo vetëm ka shfaqur dashurinë për identitetin kombëtar, por ka dhënë edhe një kontribut material për realizimin e kësaj vepre.

Projekti ka vënë në lëvizje një bashkëpunim të ngushtë mes shoqatës dhe skulptorit të njohur nga Prishtina, Gëzim Muriqi, i cili do të jetë përgjegjës për krijimin e shtatores me një lartësi prej 3 metrash. Kjo shtatore ka për qëllim të jetë një simbol i fuqishëm i identitetit shqiptar dhe një akt respekti për figurën e Skënderbeut.

Kryesia e shoqatës ka vendosur që kjo shtatore të dhurohet në Horën e Arbëreshëve në Sicili, një qendër e njohur e ruajtjes së trashëgimisë dhe identitetit arbëror. Për të bërë këtë, shoqata ka nisur një fushatë mbledhjeje fondesh, duke hapur një llogari bankare ku të gjithë mërgimtarët janë ftuar të kontribuojnë për të sjellë në jetë këtë projekt.

Në një njoftim zyrtar, shoqata ka shpallur se kryesia do të vizitojë Horën e Arbëreshëve për të biseduar mbi hapat e mëtejshëm të projektit dhe për të caktuar datën e inaugurimit të shtatores. Studiuesja e njohur e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka, do t’i bashkohet kësaj viziteje.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare në bashkëpunim me komunitetin arbëresh në Itali.