Një rrugë në Greqi merr emrin e Klaudia Latës, 20-vjeçares shqiptare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Larisa

E hënë, 29 Prill, 2024

Thuajse një vit pas aksidentit me Intercity në Tembi, bashkia e Larisa vendos emrin e Klaudia Lata në një rrugë në lagjen ku u rrit.

Këshilli i Komunës së 3-të në Larisa ka vendosur në mbledhjen e Majit të kaluar për ndryshimin e emrit të rrugës “Solona” me emrin e Klaudia Alexandra Lata (siç ishte pagëzuar 20-vjeçarja) ndërsa vendimi do të zbatohet këto ditë.

Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia. 20-vjeçarja ishte nxënëse e shkëlqyer në shkollën që kryqëzohet me rrugën dhe studente e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut.

Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës,  ekselente të tëra vitet. Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tembi, natën e 28 shkurtit 2023, duke u kthyer nga karnavalet e Patrës në Selanik.

Lexo edhe: Greqi/ Përplasja e trenave, priten rezultatet e ADN për 22 vjeçaren shqiptare

Prindërit e Klaudias në një prononcim për median kujtojnë se si i kërkuan të ndalojë pak ditë në Larisa për t’u çmallur, pasi nuk do kishte leksione, por Klaudia refuzoi sepse donte të studionte. Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë dhe ndër rreth 60 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm, për të cilin akoma nuk ka asnjë të dënuar nga drejtësia greke.