“Kulla e rezistencës” një libër për historinë e dinastisë Markagjoni

E martë, 30 Prill, 2024

Autorja Bianca Maria Gjomarkaj, mbesa e Gjon Marka Gjonit, rrëfen në librin e sapo botuar “Kulla e rezistencës. Familja Markagjoni-Një Dinasti shqiptare“ sagën e plotë të një pre familjeve më të mëdha dhe më të njohura të Shqipërisë.

Rrëfimi i saj përmban historitë e  mbijetesës dhe vdekjeje dhe vjen përmes fakteve historike, kujtimeve personale, fotove dhe dokumenteve që demonstrojnë kapjen, burgosjen dhe arratisjet e tyre, ndërsa komunistët përpiqen të dekurajojnë dhe shkatërrojnë shpirtin e familjes.

Humbjet e tyre përfshinin tokat, shtëpitë, sendet me vlerë, lirinë dhe në disa raste edhe jetën e tyre. Ato u fshinë nga librat e historisë shqiptare nga regjimi dhe pak është bërë për të korrigjuar apo mësuar një histori më të vërtetë të valës së vrasjeve komuniste në Shqipëri.

Autorja Bianca Gjomarkaj
Autorja Bianca Gjomarkaj

“Edhe pse komunizmi ra 32 vjet më parë, në këtë kohë “demokratike”, emri Markagjoni nuk është shfaqur kurrë në asnjë program shkollor, njësoj si në kohën e komunizmit. Fëmijët në Shqipëri po rriten me pak njohuri të historisë së tyre dhe historisë së kësaj dinastie legjendare e cila ka zgjatur mbi 500 vjet dhe ka qenë kritike në ruajtjen e veriut katolik të Shqipërisë. E kaluara e Mirditës dhe rëndësia në historinë kombëtare nuk u mësohet fëmijëve as sot.

Ndaj arrita në përfundimin se historia jonë duhej të tregohej. Realiteti. Jo narrativa e rreme që postohet në internet ose shtypet rregullisht në të ashtuquajturat gazeta. Si rezultat, këtë vit e botova librin në tre gjuhë: anglisht, italisht dhe shqip.

Ajo rrëfen se nuk e kishte të lehtë të lehtë të përpilonte të gjitha kërkimet dhe fotografitë në një libër koherent të denjë për titullin. “Por besoj se e arrita atë që kisha vendosur të bëja me këmbëngulje dhe shumë vullnet.  Shpresoj që duke shkruar këtë libër, historia të arrijë tek disa prej jush që nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dinastie në historinë shqiptare dhe t’ju ndihmojë të kuptoni se pa të, sot do të jetonit në një botë shumë të ndryshme” shprehet ajo.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth kësaj familje libri mund të porositet direkt tek autorja e cila mund të kontaktohet nëpërmjet mesenger të facebook nga faqja: Gjomarkaj Family History ose përmes emailit në: [email protected].

Çmimi është 2.000 lekë (Shqipëri) ose 20 euro (Kosovë) ndërsa transporti është falas.

Ky libër është shkruar në tri gjuhë. Versionet në anglisht dhe italisht janë në dispozicion në Amazon.

Diaspora Shqiptare ju sjell një pjesë nga libri, rrëfimin për Marta Makagjoni (1916-2006), vajzën e tretë të Kapidan Gjon Marka Gjonit.

Marta Makagjoni (1916-2006). Vajza e tretë e Kapidan Gjon Marka Gjonit.

Në foto Marta dhe mbesa Celestine afërsisht rreth 1938

Me gjithë këto masa paraprake, më 21 janar të vitit 1947 arrestohet. Ushtarët e armatosur sulmojnë shtëpitë dhe lëshojnë një urdhër dëbimi. Familja nuk e kupton arsyen.

 “Kush është Marta Gjomarkaj?” thërret oficeri.

Halla ime përgjigjet: “Unë” dhe më pas bën një hap përpara.

 “Në emër të popullit jeni e arrestuar!” thotë burri.

Marta zgjat duart dhe dy pranga të ftohta gjermane i mbyllen në kyçet e dorës. Gjyshja Mirka i vendos një pallto mbi shpinën e së bijës dhe i thotë: “Mos ki frikë, ji e fortë dhe mos e ul kokën para askujt, siç kemi bërë gjithmonë”.

Marta, me kokën lart dhe pa më të voglin gjurmë frike në fytyrë, kthehet nga secili prej anëtarëve të familjes, i përshëndet dhe niset me hap të kujdesshëm e të përmbajtur.

Më, 26 prill të vitit 1947, shkalla e parë e gjykatës ushtarake të Elbasanit e shpall fajtore për “vepra kundër popullit dhe Shtetit” dhe e dënon me shtatë vite burg. Më, 10 maj të vitit 1947, Gjykata e Lartë e Drejtësisë Ushtarake ia uli dënimin në tre vjet dhe punë të detyruar.

Përshkrimi i Martës për atë që ndodhi pas arrestimit të saj dhe për pesë muajt që kaloi nën tortura dëshmon për forcën dhe vendosmërinë e saj për të mbijetuar.

Siç ka treguar vetë ajo: Kur e pashë për herë të parë pata përshtypjen se isha përballë një përbindëshi të etur për gjak. Isha i neveritur nga ato që kisha dëgjuar për të dhe për torturat që u bënte të burgosurve. Zgjodha t’i përmbahem qëllimit tim. Nuk mund të reshtja së menduari se ai ishte i bindur se ishte i madh, kur, në të vërtetë, kishte trup të njëjtë me mua. Më thanë se do të isha shumë me fat nëse do t’i shpëtoja marrjes në pyetje të tij pa pasur lëndime. Ai më shikoi dhe u kthye nga unë me inat.

“Mos mendo se je e pamposhtur, motra. Unë urdhëroj të gjithë këtu dhe nuk besoj se keni ndonjë arsye për të qenë kaq krenare. Pasi torturojmë kundërshtarët tanë, si ju, ne i eliminojmë ata. Ti dhe të tjerët duhet ta dini se plumbi herët a vonë do të vijë. A e kupton çfarë po them?”

Ishte Strati Papa, i njohur edhe si Barbari i Beratit. Së bashku me Gjin Markun dhe Reis Malilën ka torturuar dhjetëra të pafajshëm, kryer vrasje dhe organizoi gjyqe të rreme, pas të cilave të burgosurit u zhdukën.

Në anën e djathtë të tavolinës mbante një shufër hekuri. Fytyra dhe trupi i tij u shpërfytyruan, duke mishëruar çmendurinë dhe për pasojë duke humbur çdo pamje apo fizionomi njerëzore. Isha shumë e dobët dhe e rraskapitur dhe me zor mbaja ekuilibrin. Prangat gjermane m’i shtrënguan kyçet pa mëshirë. Mund të dëgjoja vetëm zërin e nënës sime që më inkurajonte të qëndroja e vendosur dhe të mos lëkundesha apo të dorëzohesha. Më çuan poshtë një kalimi të errët e të ngushtë deri në një qeli të lagësht. I ftohti, mungesa e gjumit, rrahjet dhe torturat nuk patën asnjë ndikuan tek unë as nuk më trembën. Duart e mia ishin të lidhura ndërsa isha ulur në një karrige përballë torturuesit tim. Isha e rraskapitur dhe e brishtë. E pashë këtë xhuxh, shumë të shkurtër dhe aspak i pashëm, dhe mendova mbi zanafillën e urrejtjes drejtuar kundër meje, pasi nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. Sytë tanë u takuan. Pamja ime e qetë dhe e guximshme duhet ta ketë provokuar. Kapi shpejt shufrën e hekurit dhe më goditi në duar me gjithë forcën e tij. Dhimbja ishte aq e fortë sa më humba ndjenjat. Kur mora vetëdije, vura re se më kishin quar në infermierinë e spitalit të burgut.