SHBA/ Në Queens të New York-ut, çelet shkolla “Fol Shqip”

E diel, 28 Prill, 2024

Në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar u shënua të dielën që lamë pas në New York. Shoqata Besi inaguroi shkollën shqiptare “Fol Shqip” në Ridgewood, Queens.

Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe.

Ky institucion arsimor kryesor, i cili do të operojë çdo të dielë nga ora 2:30 pasdite deri në 4:30 pasdite, do të ofrojë  kurse në gjuhën shqipe dhe valle tradicionale.

Iniciativën për këtë nismë e mori “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar me origjinë nga fshati Besa në Mal të Zi.

Por në shkollën “Fol Shqip” nuk ka kufizime, pasi të gjithë fëmijët e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe mund të bëhen pjesë.

Dhe jo vetëm kaq.

Për të ruajtur traditën dhe kulturën, përveç orëve të mësimit të shqipes – “Shkolla Fol Shqip” ofron edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare.

Kurrikula e shkollës, e përqendruar në gjuhën shqipe dhe vallet tradicionale, synon të lidhë brezat e rinj të shqiptarëve në New York me trashëgiminë e tyre. Këto klasa nuk janë vetëm për mësimin; ato janë për të përjetuar dhe ruajtur një trashëgimi kulturore të pasur, duke nxitur një ndjenjë identiteti dhe bashkësisë midis të rinjve shqiptarë në diasporë.

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të shoqatës “Besi”, Mirsad Hasanaj u shpreh se “për shumë vite dhe deri sot, banorëve të viseve shqiptare në Mal të Zi dhe bashkë me të edhe fshatit Besë, i ishte ndaluar shkollimi në gjuhën shqipe. Gjenerata të tëra kaluan me një dëshirë të tillë, por kurrë nuk arritën ta realizojnë, sepse regjimi jugosllav për shkaqe të asimilimit nuk e lejonte një gjë të tillë.”

Iniciativa e tyre është përshëndetur nga qindra – mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe njëkohësisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri dhe Ministria e Diasporës./Nga Shoqata “Besi”/

Nga Shoqata “Besi”