Greqi/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktivisti Eduart Tafaj

E martë, 30 Prill, 2024

Ky Vit i Ri 2024 erdhi për të na kujtuar nga sekondat e para se duhet të jemi shumë të fortë dhe se nëse në festa e gëzime bëhemi BASHKË, në hidhërime e vështirësi jemi vetëm NJË.
“Urimet ngrinë me lajmin e kobshëm të vdekjes së aktivistit të vjetër në veprimtari, por tepër të ri në moshë, Eduart Tafaj.
Bashkatdhetari ynë me vendbanim prej vitesh në Volos, origjinë nga Mati, ishte një familjar model, një njeri punëtor e i nderuar, një atdhetar me ndjenja të vërteta patriotike.
Eduarti do të kujtohet me respekt e mirënjohje si një nga nismëtarët e organizimit të komunitetit emigrant në Greqi, për shumë aktivitete të rëndësishme si drejtues i shoqatës “Iliria” të Magnesia, i pandalur për bashkëpunime të shumta me organet e pushtetit lokal grek për të siguruar të drejtat dhe integrimin e bashkatdhetarëve të zonës” thuhet në njoftimin e komunitetit shqiptar në Greqi.
Eduart Tafaj ka lënë gjurmë të thella si aktivist e atdhetar, si pjesë e politikës në vitet e aktivizimit, por mbi të gjitha si një mik i mirë e i kudogjendur.
“Edi, mik i dashur, sot në këto orë të para të 2024-ës këto fjalë janë tepër të rënda, tradita e donte ndryshe. Por Ti akoma edhe me ikjen tënde dërgon një mesazh të fuqishëm: Të vlerësojmë pozitivisht kontributin vullnetar të njëri-tjetrit, të gjejmë kanalet e komunikimit për bashkëpunim me dashamirësi, të mos humbasim sekondë të jetës pa pozitivitet e paqedashje, se ikën kaq papritur e në fund NE të gjithë jemi të humburit e mëdhenj. Ngushëllime bashkëshortes, dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe gjithë familjes për humbjen e njeriut të zemrës” shkruhet më tej në njoftim.