“Apostulli” i Ilir Ikonomit

E shtunë, 27 Prill, 2024
E shtunë, 27 Prill, 2024

“Apostulli” i Ilir Ikonomit

Pas promovimeve në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, vëllimi i parë i trilogjisë biografike për Fan Nolin, Apostulli, u promovua edhe në New York në Producers Club.

***

Nga Uk Lushi

Vëllimi i parë i biografisë tre-vëllimëshe mbi Fan Nolin nga Ilir Ikonomi është pagëzuar nga autori Apostulli. Latinët thonin: nomen est omen.

Noli-Apostull, si në jetën e tij ashtu dhe në librin e Ikonomit, përveç se mësues i trinisë qiellore— Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, është misionar i një triniteti tjetër, tokësor por jetik për të gjithë shqiptarët, trinisë Shqipëria, kombi shqiptar dhe gjuha shqipe.

Ditën e dorëzimit të Nolit prift, më 8 mars 1908, autori citon Sotir Pecin kështu: “[d]uket se të gjithë e kuptonin rëndësinë e këtij misteri, ndjenin që Imzot Platoni nuk po dorëzonte një prift të radhës, por një apostull… apostull të vërtetë dhe trim që Krishti u dërgonte shqiptarëve ortodoksë… Hapjani udhën, se është pak i ashpër dhe di ta hapë edhe me pahir. Është i fortë si luan nga urata e Perëndisë dhe e Shqipërisë”.

Porse, historia e ka dëshmuar, Noli ishte apostulli i krejt shqiptarëve, pa dallim feje, siç vërtetojnë fjalët e Faik Konicës për një rast konkret, pasi ishin përhapur fjalë se grekët mund ta vrisnin Nolin, në Biddeford të shtetit Maine, “40 a 50 shqiptarë myslimanë të armatosur gjer në dhëmbë kishin rrethuar stacionin dhe e prisnin [Nolin për ta mbrojtur me trupat e tyre]”.

Ato kohë të trazuara për kombin, si transmeton Ikonomi përmes Foti Cicit, “[Noli] po hynte në botën klerikale jo si teolog, por si një ortodoks intelektual me formim të gjithanshëm”. Prandaj ai do të kalojë gjithë jetën e tij duke punuar për shqiptarët dhe duke mbëltuar dhe kultivuar në kopshtin e gjuhës dhe letrave shqipe, si rrallë shqiptarë të kohës së tij dhe pas tij.

Sidoqoftë le të mos shmangemi nga qëllimi kryesor i kësaj reçence e cila nuk duhet të jetë për Nolin personazh por për vëllimin e parë të biografisë mbi Nolin nga Ilir Ikonomi.

Ky vëllim mbulon 14 vite të jetës së Nolit, (1906-1920), të shpërndara në 6 krerë, të cilët pastaj janë të radhitur në dhjetëra nënkapituj, (shumë praktikë për lexim), të bazuar në ngjarje ose zhvillime personale apo shoqërore/historike për dhe rreth Nolit.

Vëllimi i parë mbi Nolin për nga zhanri është biografi historike që zbaton model kronologjik, vjetor, mujor, javor dhe shpesh ditor.

Njëri nga aspektet më të rëndësishme sipas të cilit vlerësohet një biografi si gjini e shkrimit është aftësia e autorit të rikrijojë botën kur dhe ku subjekti ka jetuar dhe si ka funksionuar ai brenda saj. Në këtë standard, pa asnjë dyshim, Ikonomi e kalon provimin me notë dhjetë.

Narracioni i rrjedhshëm, toni profesional dhe mbajtja te faktet, të tria janë të nivelit që lejojnë që Ikonomi të kualifikohet biograf i gradës gjeneral për Nolin; ngjashëm si Reiner Stach për shkrimtarin Franz Kafka apo William Manchester për shtetarin Winston Churchill, të dyja këto biografi trivëllimëshe, mbresëlënëse dhe të pranuara si standard i artë i biografisë moderne.

Ikonomi meriton një vlerësim të këtillë superlativ sepse ai ka kryer të gjitha obligimet e një biografi të shkëlqyeshëm. Si një oshënar i betuar, ai, shihet nga libri, ka përcjellur Nolin me dekada, ndoshta tërë jetën e tij. Ka lexuar shumë; ka grumbulluar materiale; ka udhëtuar nëpër jetën e Nolit, prej vendlindjes Ibrik-Tepe në Turqi deri në vendvdekje në Florida në ShBA; ka kaluar qindra apo ndofta mijëra orë në arkiva, në disa nga të cilat nuk ka hyrë asnjë studiues i Nolit. Kjo vërehet nga burimet e shumta prej shekullit 19-të e deri në shekullin 21-të dhe nga disa kontinente, e nga një vistër gjuhësh. Mbi të gjitha, Ikonomi në libër tregon profesionalizëm në parafrazime, citime dhe fusnota.

Megjithtë, si çdo prodhim njerëzor, sidomos i përmasave të ndërmarrjes titanike në tri vëllime të beratasit Ikonomi, janë disa gjëra të vockla për “Apostollin” të cilat duhet të ceken dhe mbase autori në një ribotim mund t’i merr parasysh dhe kështu të afrojë librin edhe më afër përsosjes.

Biografët e kanë një fuqi prej Zoti kur punojnë në jetëshkrimin e personazheve të tyre. Autorët vetëvendosin çfarë dhe kë të përfshijnë dhe çka dhe cilin të lënë jashtë.

Në vëllimin e parë p.sh. ka ngjarje lokale krenare për kombin shqiptar që përshkruhen dhe qëmtohen gjerësisht, si fjala vjen Kryengritja e Malësisë më 1911. Mirëpo, për një rast si Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ka heshtje dhe ky eveniment madhor historik nuk përmendet.

A është kështu, sepse Noli, Konica, “Vatra” dhe komuniteti shqiptaro-amerikan nuk ishin në lidhje me zhvillimet në terren apo pse kishin ndonjë pakënaqësi për sjelljen e krerëve në Kosovë përkundrejt sulltanit, xhonturqve gjegjësisht Perandorisë Osmane? Apo ka ndonjë arsye tjetër si mungesa e evidencës së fakteve dhe materialeve?

Nga libri nuk mund të merret vesh dot, ndërkaq që sukseset ushtarake të kryengritësve në Vilajetin e Kosovës, të udhëhequra nga Isa Boletini dhe Idriz Seferi, atëbotë, më 1910, ishin zhvillime epokale, që rezultuan në çlirimin e Ferizajt, Pejës, Kaçanikut dhe Shkupit.

Janë edhe dy kritika tjera krejt të thjeshta, teknike dhe që kanë rëndësi të përmenden.

E para ka të bëjë me treguesin e emrave, Nëse treguesi plotësohet edhe me emrat e vendeve, përveç emrave të personave, ai do të jetë më i kompletuar dhe më praktik.

E dyta kritikë është mungesa e bibliografisë në fund të librit. Burimet primare mund të ndahen në dokumente të papublikuara dhe të publikuara. Të gjitha këto mund të skedohen bazuar në cilin shtet gjenden apo në cilën gjuhë ekzistojnë. Burimet sekondare mund të kategorizohen në libra; artikuj dhe studime; dhe, në fund, gazeta, periodikë dhe enciklopedi.

Autori Ikonomi do t’ia shtonte vlerën biografisë dhe do ta bënte atë më të çmuar, veçanërisht për historianët dhe studiuesit, nëse në një ribotim dhe vëllimet e ardhme zbatohen këto sygjerime dhe plotësime të lehta.

Një recension për një libër si vëllimi i parë i trilogjisë biografike noliane, i cili mund të quhet lirisht ngjarje kulturore për shqiptarët në Amerikë dhe në Ballkan, megjithatë, gjithësesi duhet të mbyllet me lëvdata dhe mirënjohje për autorin Ilir Ikonomi. Ai i ka fituar gradat. Puna e mirë dhe e palodhur e Ilir Ikonomit nuk ka çmim. Kjo është dëshmuar edhe në librat paraprak, Faik Konica-Jeta në Uashington (2011), Pavarësia (2012), Pushtimi (2014) dhe Esat Pashë Toptani- Njeriu, lufta, pushteti (2016).

Suma sumarum, vëllimi i parë mbi jetën e Nolit është një triumf i veçantë i hulumtimit, seriozitetit dhe venerimit fer dhe kritik të historisë dhe jetës së Peshkopit më të madh dhe njërit ndër intelektualët shqiptarë më origjinalë. Një libër-fitore e madhe për kulturën tashmë globale shqiptare.

Uroj dhe lutem që kur të jetë kryer trilogjia për Fan Nolin të përkthehet në anglisht.

Nuk ka pse fshehet ekzaltimi për vëllimin që shqiptarët kudo në botë mund ta blejnë, lexojnë dhe, më e rëndësishmja, të gjithë mund të mësojmë se kush ishim në kohën e Marathonomakut tonë të ditur dhe dashur Fan Noli. Siç nuk ka pse fshehet padurimi që sa më shpejt të kemi në dorë vëllimet dy dhe tre. Nuk ka njeri kurioz për dije që nuk do dhe nuk i gëzohet një suksesi si vëllimi i parë për Nolin nga Iliri Ikonomi.