Përsëri një lajm i mirë nga Greqia, çelet kursi i gjuhës shqipe në shkollën publike të Athinës në Sepolia

E shtunë, 27 Prill, 2024

Nga: Armela Hysi Keliraqi

Vetëm një javë pas realizimit të një spektakli të përbashkët, plot dritë e të kompletuar me fëmijët shqiptarë të këndojnë e recitojnë në gjuhën e të parëve tanë e të vallëzojnë si shqipet e maleve tona që mbajnë kreshtëbardhë kupolën e kaltër, tërë bukuri e dashuri për kremtimin e festave tona kombëtare, një tjetër arritje e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi vjen të na gëzojë si tregues i shpërblimit, i mundit dhe përpjekjeve prore të anëtarëve të saj, mësuesit e devotshëm vullnetarë e kryesisë së saj. Siç lexuam dhe vlerësuam në njoftimin e vetë Lidhjes cilësohet: “Pas një pune këmbëngulëse dhe shumë profesionale dhe me mbështetjen dhe përpjekjet  e  Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi dhe u arrit të hapet një tjetër kurs i gjuhës shqipe në shkollën publike të Athinës në Sepolia, dhe konkretisht në Gjimnazin 50-të.

Në hapjen  e kursit morën pjesë fëmijë, prindër e të ftuar. Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre z.Pjerin Lleshi, Kryetari i LMSHG-së, z.Jovan Mëhilli, Kryetar Nderi i  Lidhjes së Mësuesve të Greqisë, si dhe mësueset Valentina Bozhiqi, Irma Zarka, Irma Shtrepi.

Gjuha shqipe na bashkon në një mision të përbashkët e të shenjtë.

Kursi do të ketë tri klasa me mësueset:

Boralda Petromilo Papajani

Entela Ballaci Konti

Eriketa Qorlazja Kollçaku

Mësimi do të zhvillohet çdo të diel, duke filluar nga kjo e diel, më dt.17/12/2023 në orën 14.30 – 16.30 në ambientet e Gjimnazit 50 Publik në Sepolia.

Kursi ynë do të jetë i hapur për të gjithë ata të cilët duan të mësojnë gjuhën shqipe.

Jeni të mirëpritur!

Një klasë e re shqipe, në një zonë të Athinës ku numërohen dhjetëra e qindra familje shqiptare nuk mund të mos jetë një lajm i mrekullueshëm, por është akoma arritje më e madhe fakti që ky pikëtakim fëmijësh shqiptarë me gjuhën e shenjtë të të parëve të tyre, ka gjetur strehë ideale në vetë një prej shkollave të tyre, e cila përveç kushteve komode, funksionimit praktik dhe distancës relativisht të afërt nga rrezet e rrethit të banuar, është dhe një lloj përdorimi legjitim i ndërtesave shtetërore të shkollimit të përditshëm të tyre, ku ulen në bankat së toku me shokët e tyre bashkëmoshatarë vendas për edukimin dhe formimin e tyre intelektual të përgjithshëm, duke u përcaktuar në një farë mënyre dhe integrimi i mëtejshëm i secilit prej tyre. Pra, një ambient familjar për tërë fëmijët. Ashtu siç është përherë edhe një dritë jeshile që edhe më tepër shkolla, drejtoritë e tyre e punonjësit e pushtetit lokal përkatës që i mbulojnë, të pranojnë e të veprojnë për marrjen e vendimeve të tilla në favor jo vetëm të nxënësve të vegjël me prindër emigrantë për mësimin e gjuhës së tyre dhe afrimin me atdheun e origjinës, por dhe tërë shtetit pritës, që do të ketë në gjirin e vet në të ardhmen, intelektualë të shëndetshëm eruidit e elokuent në disa gjuhë, pa mbi të gjitha qytetarë të kënaqur e krenarë për udhëtimin e jetës së tyre e prindërve të tyre, qytetarë të shëndetshëm mentalisht, të balancuar shpirtërisht, të ngritur moralisht, të vlefshëm për shoqërinë e të matur për vendimet e tyre. (E të gjitha këto, ndërsa vetë këta punonjës vendas të mos kenë frikën e gjykimit negativ të dikujt me ide raciste e dritëshkurtër, por për më tepër pa pasur frikë se do të vijojnë ndonjë kalvar juridik gjykimi nëpër gjykatat, apo pezullime nga shërbimi i tyre i denjë, vetëm se kjo duket shumë e huaj në sytë e dikujt, siç ka ndodhur në vitet e mëparshme.) Dhe e fundit se vetë kjo praktikë, është ajo që vihet në përdorim si më e frytshmja në të gjitha vendet evropiane.

Është për t’u dalluar aktivizmi me vetëmohim i tërë mësuesve vullnetarë e aktivistë të gjuhës shqipe, që me gjithë hallet personale dhe vështirësitë e çdo emigranti – me jetën pa atë rrjetën e sigurimit, po të preifrazojmë Milan Kunderin e madh, siç e cilëson ai emigrimin dhe jetën e rifilluar në një shtet tjetër, të huaj, pa për-rrethësinë me të cilën kemi dritësimin e familjarizuar të veçorive dhe kushteve me të cilat rritet dikush; pa të afërmit, miqtë, gjuhën e vet, zakonet e atdheun, me tërë fashën e ndjesive konceptive që përfshin, teksa vështirësimet e çdo rasti që shumëfishohen na e sjellin praktikisht dhe relativisht në mendje aq të ndryshme, por njëkohësisht dhe aq të ngjashme, gjithësecilit nga ne – nuk i kanë mposhtur, por përkundrazi, reagojnë përherë e më me atdhetarizëm, me emancipim të shumanshëm e energji sublime.

Kështu, nuk mund të mos shfrytëzoj rastin edhe një herë tjetër për të bashkuar zërin me tërë ata dashamirës dhe bashkëvijues të udhës e veprës së tyre që përherë kanë insistuar për tërheqjen e vëmendjes së shtetit at, për vënien re të kësaj ecurie dhe mbështetjen e kompesimin e saj në mos material, së paku moral të tyre, dhe organizmave ku aderojnë, gjë që padyshim sjell më tepër oreks e shtytje, kurajë të shtuar e gëzim të përgjithshëm.