Mbreti i Anglisë Charles III, ka nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, pedagogun e drejtësisë në “University College London”, Andi Hoxhaj.
Emri i Hoxhajt gjendet mes disa personaliteteve të tjera, të nderuar për kontribut në fusha të ndryshme me rastin e festave të fundvitit. Universiteti ku ai jep leksione në fushën e drejtësisë, njihet si një prej më prestigjozëve në botë.
Ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.
Pedagogu shqiptar shkruan në rrjetet sociale: “Gjatë gjithë jetës sime, kam pasur fatin të takoj shumë njerëz që më kanë mbështetur gjatë rrugës dhe ju jam mirënjohës të gjithëve. Jam vërtet i nderuar që më jepet ky titull nga Madhëria e Tij Mbreti”.
Lajmi cilësohet si mjaft pozitiv në një kohë që shqiptarët më së shumti janë lakuar për emigrim dhe aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.