Ngjarje letrare në Athinë Vasil Klironomi prezanton ‘Djajtë e qytetit të shenjtë’ dhe ‘Kthimi i Ifigjenisw'”
Në prag të festave të fundvitit, një aktivitet letrar frymëzues mbajtur në Athinë shënoi prezantimin e librave të shkrimtarit dhe poetit Vasil Klironomi. Ndërkohë, poema e Jani Ricosit, “Kthimi i Ifigjenisë”, u paraqit në gjuhën shqipe nga vetë Klironomi. Ngjarja u organizua me mbështetjen e Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë, me kujdesin dhe përkujdesjen e kryetarit të saj, z. Kosta Karuzo.
Moderuar nga poetja dhe aktivistja Brikena Qama, aktiviteti mbajtur në ambientet mikpritëse të Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë përfshiu prezencën e miqve dhe artdashësve të autorit. Piktori Kostas Evangjelatos, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë dhe përgjegjës për ilustrimet, dhe fjalët e tij përshëndetëse theksuan ndërthurjen e artit dhe letërsisë.
Përmbajtja e librave u analizua nga personalitete të njohura letrare. Kritiku Viktor Nasi, poeti e eseisti Stefan Martiko dhe publicisti gazetari Ilir Mborja ndanë refleksionet e tyre mbi tregimet dhe poezinë e Klironomit. Analiza e tyre u përcoll nga poeti Grigor Jovani, duke sjellë një pasqyrë të thelluar të krijimtarisë së autorit.
Ky aktivitet shënon një ngjarje të rëndësishme për komunitetin letrar dhe artistik, duke prezantuar krijimtarinë e autorëve shqiptarë në një skenë ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.