Libri-testament i sizmologut Prof. Dr. Shyqyri Aliaj

E shtunë, 12 Tetor, 2024

Nga Prof. Asoc. Dr. Agim Mësonjësi dhe Fatos Çoçoli

Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, një nga ikonat e Gjeologjisë dhe Sizmologjisë Shqiptare sapo ka publikuar në gjuhët anglisht, shqip dhe frëngjisht Librin “Një vështrim i thelluar për Strukturën Gjeologjike, Neotektonikën dhe Sizmotektonikën e Shqipërisë përmes artikujsh të zgjedhur(në anglisht “Insights into the Geological Framework, Neotectonics and Seismotectonics of Albania through the Selected Papers”)”, Tiranë 2023.

Kolosi i Sizmologjisë shqiptare

Prof. Dr. Shyqyri Aliaj  është diplomuar Inxhinier Gjeolog në vitin 1963 dhe ka dalë në pension më 1 janar 2008. Artikullin e parë shkencor e ka publikuar në vitin 1964 dhe ka vijuar të publikojë artikuj dhe libra shkencorë për gjeologjinë, sizmologjinë e  gjeografinë e Shqipërise deri në vitin 2023. Ai ka hapur dy drejtime të reja të kërkimit shkencor: Neotektonikën me aplikim të metodës mikrotektonike dhe Sizmotektonikën.

Në periudhën 27 nëntor 2019-31 dhjetor 2019, Prof. Aliaj ka qenë shumë aktiv me intervista dhe dalje në mediat e vendit, për të informuar dhe qetësuar qytetarët e tronditur, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.

Portali i studimeve shkencore të Prof. Dr. Shyqyri Aliajt https://www.researchgate.net/profile/Shyqyri-Aliaj-2 vizitohet nga shumë studiues të shkencave të Tokës, nga thuajse të gjithë kontinentet. Në javën 11-17 dhjetor 2023, portali i tij është  vizituar nga 121 lexues, nga të cilët 76 nga Shqipëria, 12  nga Maqedonia e Veriut, 7 nga Kosova, 5 nga Filipinet, 3 nga Bullgaria, 3 nga Kanadaja, 3 nga Gjermania, 3 nga India, 3 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2  nga Hungaria, dhe 1 lexues nga Greqia.

Prof. Aliaj është bashkautor në 3 tekstet e para-mësimore për studentët e Fakultetit Gjeologji-Miniera, është autor kryesor ose bashkautor në 17 libra dhe harta të rëndësishme krahinore për Shqipërinë, si dhe në 71 artikuj shkencorë botuar në Shqipëri dhe 47 të tjerë botuar jashtë vendit (gjithsej 118 artikuj).

Prof. Aliaj ka mbajtur 45 prezantime në konferenca shkencore në Shqipëri dhe 43 të tjera të mbajtura jashtë vendit (gjithsej 88 prezantime shkencore). Krahasuar me të gjithë anëtarët e portaleve studimore, rezulton se interesi shkencor ndaj veprës së prezantuar të Prof. Dr. Shyqyri Aliajt është më lartë se 85 përqind e anëtarëve të portaleve studimore. Krahasuar me datën e publikimit të parë, interesi shkencor ndaj veprës së Prof. Aliajt është më i lartë se 47 përqind e anëtarëve të portaleve studimore, të cilët kanë publikuar artikullin e parë në vitin 1964.

Libri-testament i Prof. Dr. Shyqyri Aliaj

Me librin e fundit-testament të tij për brezat e studentëve të shkencave të Tokës dhe të gjithë studjuesve të Gjeologjisë dhe Sizmologjisë, Prof. Aliaj jep një vështrim të thelluar për Strukturën Gjeologjike, Neotektonikën dhe Sizmotektonikën e Shqipërisë, përmes 20 artikujsh të zgjedhur, të publikuar 30 vitet e fundit në revista shkencore të vendit dhe të huaja.

Nga këta 20 artikuj, vrojtime dhe studime, autori ka përzgjedhur 18 në anglisht, 1 në frëngjisht dhe 1 në shqip. Për artikujt në anglisht e frëngjisht jepet përmbajtja në shqip, ndërsa për artikullin në shqip jepet përmbajtja në anglisht.

Artikujt janë vendosur në radhë kronologjike, nga më i vjetri (1987), tek më i riu (2023), me synimin për të vënë në dukje progresin e mendimit shkencor shqiptar, për Strukturën Gjeologjike, Neotektonikën dhe Sizmotektonikën e Shqipërisë.

Kontributi për Sizmotektonikën dhe Rrezikun Sizmik të Shqipërisë

Prurjet shkencore të Prof. Dr. Shyqyri Aliaj për Sizmotektonikën dhe Rrezikun Sizmik të Shqipërisë janë të jashtëzakonshme. Për këtë, mjafton të përmenden studimet e tij në kohë, të tilla si :

  1. Shkëputjet tërthore në ballin e Orogjenit Shqiptar (Shyqyri Aliaj, 1999). Pjesa ballore e orogjenit Shqiptar, e prekur nga deformacione shtypëse dhe konvergjent me mikropllakën e Adrias, ndërpritet nga shumë shkëputje tërthore të tipit shtytje. Tërthoret kryesore nga jugu ne veri, janë: Borsh-Kardhiq, Ishulli Othon-Dhërmi, Gjiri i Ariut-Dukat, veriu i Ishullit të Sazanit, Gjiri i Drinit-Lezhë dhe Ulqin-Shkodër.
  2. Hartat e rrezikut sizmik probabilitar për Shqipërinë (Shyqyri Aliaj, John Adams, Stephen Halchuk, Eduard Sulstarova, Veronika Peçi dhe Betim Muço, 2004). Metodologjia Cornell-McGuire, me përdorim të kodit kompjuterik Risk Engineering Inc. USA u përdor për analizën probabilitare të rrezikut sizmik në Shqipëri. Hapat bazë për vlerësimin e rrezikut sizmik probabilitar janë: (a) Katalogu i tërmeteve, (b) Karakterizimi i zonave të burimeve sizmike, (c) Zgjedhja e relacioneve të shuarjes të lëkundjeve të forta të truallit, (d) Llogaritja kompjuterike e rrezikut sizmik, si dhe (e) Paraqitja e rezultateve të rrezikut sizmik nëpërmjet hartavedhe tabelave për çdo njësi administrative.
  3. Vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik të Shqipërisë (Eduard Sulstarova, Shyqyri Aliaj, Betim Muço dhe Siasi Koçiu, 2007). Metodologjia Cornell-McGuire me përdorim të kodit kompjuterik Risk Engineering Inc. SHBA, u përdor për analizën probabilitare të rrezikut sizmik në Shqipëri.
  4. Sizmotektonka e Zonës së Kolizionit të Albanideve: Gjeometria e Mikropllakës së Adrias të nënshtrirë poshtë Albanideve (Shyqyri Aliaj, 2020). Tektonika e sotme e zonës së kolizionit kontinental të Albanideve është shqyrtuar dhe gjeomteria e mbihipjes kryesore të Albanideve është llogaritur në bazë të zgjidhjeve të planeve të shkëputjeve për tërmetin e Durrësit të 26 Nëntorit 2019 Mw 6.4 dhe ngjarje të tjera sizmike në zonën e kolizionit të Albanideve. Janë shfrytëzuar të dhënat gjeologjike dhe gjeofizike për Albanidet dhe veças për Basenin anësor Periadriatik.
  5. Sizmotektonika e Zonës të Shkëputjeve Tërthore Vlorë-Elbasan-Dibër (Shqipëri): Një Rishqyrtim (Shyqyri Aliaj, 2021). Zona e shkëputjeve tërthore Vlorë-Elbasan-Dibër ndërpret nga jugperëndimi në verilindje zonën e kolizionit të Abanideve. Ajo shprehet me një brez të sizmicitetit historik dhe instrumental, me tërmete me Ms > 6. Studimet gjeologjike dhe neotektonike, dhe zgjidhjet e mekanizmit fokal të tërmeteve që kanë ndodhur gjatë kësaj zone tërthoresh provojnë ndarjen e saj në dyzona shkëputjesh të qarta: a) zona e shkëputjeve shtytëse e Bllokut Mali i Kanalit-Diapiri i Dumresë me shtrirje VVL në transpresion, dhe b) zonë e shkeputjeve Elbasan-Dibër me shtrirje VL në transtension.

Kontributi për Strukturën Gjeologjike të Shqipërisë

Ndërkohë, kontributet e Prof. Dr. Shyqyri Aliaj për Strukturën Gjeologjike të Shqipërisë janë po ashtu tejet të spikatura, ku përmendim se i pari libër për Gjeologjinë e Shqipërisë, i botuar në Gjermani në anglisht është “Geology of Albania”, i bashkautorëve Shyqyri Aliaj, Selam Meço dhe Ismail Turku, viti 2000. Lista e librave, studimeve dhe vrojtimeve shkencore për këtë temë kardinale të gjeologjisë shqiptare është e gjatë, por po përmendim disa prej tyre:

  1. Është përcaktuar vendi i Albanideve në segmentin midis shkëputjeve transformuese Shkodër-Pejë dhe Sperkios, me njësi tektonike të njëjta, ndërsa Helenidet vendosen në segmentin e Harkut të Egjeut. Diferencimi Pliocenik i Helenideve nga Albanidet është rezultat direkt i litosferës oqeanike që ka subduktuar në jug të Kefalonisë (Shyqyri Aliaj dhe Alaudin Kodra, 2016).
  2. Për strukturën e Zonës së Alpeve Shqiptare është saktësuar vendosja e Nënzonës të Valbonës në lindje të Nënzonës të Malësisë së Madhe, e cila i mbihipën Zonës së Cukali-Budvës, ndërsa Nënzona e Valbonës i mbihipën asaj të Malësisë së Madhe (Shyqyri Aliaj, 2015).
  3. Janë analizuar dhe përmbledhur pikëpamjet e studiuesve për strukturën gjeologjike të ofioliteve të zonës të Mirditës në Shqipëri (Shyqyri Aliaj dhe Salvator Bushati, 2018).
  4. Zona e Mirditës përfshin ofiolitet dhe mbulesën e tyre sedimentare dhe kufiri me Zonën e Korabit kalon në buzinën lindore të Ofioliteve që vijon nga Kukës-Peshkopia në veri deri në Malin e Thatë në jug. Trupat e mëdhej ultrabazikë, të mbuluar nga flishi mergelor i Titonian –Valanzhinianit rreth dritares tektonike të Malit të Bardhë të Zonës Kruja, kallzojnë rrënjët e ofioliteve të Mirditës nën mbulesat e Korabit (Shyqyri Aliaj dhe Salvator Bushati, 2019).
  5. Shpimet në buzën jugore të Malit të Ostrovicës zbulojnë vendosjen mbulesore të gëlqerorëve Kretake të Zonës së Krastës mbi flishin e Oligocenit të poshtëm të Nënzonës Dajti (Shyqyri Aliaj, Skënder Allkja dhe Besian Xhagolli, 2020).

Kontributi për Strukturën Neotektonike të Shqipërisë

Ishte Prof. Dr. Shyqyri Aliaj që gjeneroi disiplinën shkencore të Strukturës Neotektonike të Shqipërisë, përmes vrojtimeve, studimeve dhe librave të tij, ku veçojmë:

  1. Disa çështje të evolucionit strukturor të zonave të jashtme të Albanideve (Shyqyi Aliaj, 1987).
  2. Harta Neotektonike e Shqipërise në shkallë 1: 200.000 (1995, botuar nga Shërbimi Gjeologjik i Shqipërisë në vitin 2018) (Shyqyri Aliaj, Vangjel Melo, Adem Hyseni, Jani Skrami etj. 2018).
  3. Struktura Neotektonike Shqipërise dhe Evolucioni Gjeodinamk i saj (Tekst shpjegues i Hartës Neotekonike të Shqipërisë shkalla 1:200.000 (497 faqe, 1996) (Shyqyri Aliaj, Vangjel Melo, Adem Hyseni, Jani Skrami etj. 1996).
  4. Zhvillimi Gjeologjik Alpin i Shqipërisë (Shyqyri Aliaj, 1997).
  5. Struktura Neotektonike e Shqipërisë (Shyqyri Aliaj, 1998).
  6. Zonat e zhytjes Kuaternare në Shqipëri: Disa raste studimore (Shyqyri Aliaj, G. Baldassarre dhe Defrim Shkupi, 2001).
  7. Libri “Neotektonika e Shqiperise” (Shyqyri Aliaj, 2012).
  8. Stratigrafia dhe Zhvillimi Tektonik i Baseneve të Miocenit të vonë-Kuaternarit në Shqipërinë Lindore: Një Rishqyrtim (Pandeli Pashko e Shyqyri Aliaj, 2020).
  9. Baseni Anësor Periadriatik (Shqipëria Bregdetare) është zhvilluar si një basen i tërhequr mënjanë djathtas (Shyqyri Aliaj dhe Agim Mësonjësi, 2022).
  10. Pikëpamjet e studiuesve për Basenin Periadriatik (Shqipëria Bregdetare) (Shyqyri Aliaj dhe Agim Mësonjësi, 2023). Pikëpamjet e studiuesve shqiptarë dhe të huaj për formimin e strukturës të Basenit Periadriatik janë përmbledhur, bazuar në të dhënat e fituara nga këto dy fusha kërkimore të studimeve: a) Studimet gjeologjike dhe gjeofizike, dhe b) Studimet sizmotektonike për tërmetin e Durrësit të 26 Nëntorit 2019.

Nën drejtimin e Prof. Dr. Shyqyri Aliajt, Njësia kërkimore shkencore Për Gjeofizikën dhe Sizmologjinë Shqiptare, brenda Akademisë së Shkencave, edhe pse pa mbështetje financiare, por vetëm me vullnetin dhe dëshirën e mirë për të ndihmuar, në bashkërendim me qendrat simotra ballkanike dhe europiane, organizoi në Tiranë në shtator 2020, një konferencë të përmasave europiane për sizmologjinë e sotme dhe vrojtimet e konkluzionet nga tërmeti i 26 nëntorit, në bashkëpunim me institucionet e tjera shqiptare dhe me homologët në rajon e më gjerë.

Kur sheh profesorin veteran të Sizmologjisë shqiptare, Shyqyri Aliaj, edhe pse në moshën 87 vjeç, aq aktiv dhe kontribues, të vjen vërtet të thuash me gjithë zemër: Po, shkenca shqiptare po ringrihet dinjitoze dhe plot forcë!