Kristiana Sterjo: Ngjyra e pasionit dhe ëndrra që bëhet realitet

E premte, 3 Maj, 2024

Vendosa të shkruaj këtë artikull për Kristianën, jo vetëm si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e çmuar me vizatimet e saj, në librin tim me përralla: “Ylberi dhe Sara e vogël”, i botuar në Itali, përfitimi i të cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS Komitetit për Jetën Daniele Chianelli, për kërkimin shkencor të kurimit të Leuçemisë, Tumoreve e Limfomave tek fëmijët dhe të rriturit, por gjithashtu, e bëj këtë, për të folur për punimet e artit të saj dhe vlerësimin që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet nga mediat: radiot, artikujt në gazeta të ndryshme dhe të intervistave në televizion.

Kristiana filloi të pikturonte në moshë fare të vogël. Skicat e vizatimeve filluan të merrnin formë, dhe me kalimin e viteve ajo i dha prioritet dhuntisë ndaj pasionit për artin. Teksa vëzhgojmë pikturat e mrekullueshme të saj, vëmë re: larmishmërinë e ngjyrave dhe kombinimin e tyre të përsosur, dritën magjike që na tërheq drejt artit të saj, i pasuruar nga një sërë punimesh artistike me shumë vlerë. Në pikturat e saj ndeshim gjithashtu hijeshinë dhe elegancën, në të cilat dallohet talenti unik i Kristianës.
Në vitin 2019, Kristiana u diplomua si studente ekselente në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, dega Juridik. Degë krejt ndryshe ndaj pasionit të saj, por Kristiana bëri të mundur ecjen paralele midis studimit ndaj drejtësisë, ligjit, dhe njëkohësisht atij drejt artit për pikturën. Para disa kohësh Kristiana mundi t’i jepte krahë ëndrrës së saj të madhe: punimet e saj artistike u bënë pjesë e ekspozitës. Realizimi i kësaj ëndrre, u bë i mundur falë mbështetjes dhe ndihmës tepër të madhe, investimit personal (pa asnjë sponsor tjetër të jashtëm) dhe organizimit nga ana e: Presidentes së Shoqatës “Act Now”, Themelueses së Qendrës Social – Kulturore Xhoi & Xhulia, Autores së shumë librave, Pedagoges pranë Universitetit të Tiranës, Xhoi Jakaj. Punimet e Kristianës u fokusuan në ekspozitën e Ambjenteve Prefektura Tiranë, me titull: “Kristiana dhe miqtë.” Suksesi i punimeve të saj u pasqyrua nga vlerësimi pozitiv i artdashësve, të shumtë me pjesëmarrjen e tyre. Edhe pse sapo është bërë nënë dhe kjo gjë i merr mjaft kohë, Kristiana vazhdon rrugën e artit pa e braktisur atë. Ajo realizon në veprat e saj artistike, jo vetëm atë ç’ka i tërheq vëmendjen, por edhe atë ç’ka i përcjell emocione të veçanta. Të gjitha këto, artistja i harmonizon me brendësinë e shpirtit të saj të pastër. I urojmë Kristianës suksese të mëtejshme në të gjitha fushat e jetës e sidomos në atë të pikturës.

Kristiana Sterjo ka lindur në 1 korrik  të vitit ’95 në Tiranë ku jeton aktualisht.
Kush dëshiron të blejë pikturat e Kristianës mund ta kontaktoj në numurin: +355685930528

Përgatiti Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, gazetare