“Poetët janë si buka shpirti i tyre nuk të lë të vdesësh urie..” (Marrë nga poezia “Poetët” me autore Erina Çoku.)
Vargje të cilat iu dedikuan në një kartolinë urimi të gjithë dashamirësve të poezisë në mbrëmjen e vargjeve.
Një organizim plot frymëzim dhe simbolikë poetike, pjesë e programit të shoqatës jo fitimprurëse, Anglo – Shqiptare e Artistëve (B.A.A.A).
Një organizim i cili u realizua në javën e parë të dhjetorit, mbushi atmosferën e bukur të festave me art dhe kulturë, në ambientin e ngrohtë të Ambasadës Shqiptare në Londër.
Mbrëmja u drejtua nga znj. Valbona B Voca e cila përshëndeti të ftuarit dhe drejtoi të pranishmit me skenarin e hartuar për okazion.
Vargjet e bukura të Lasgushit hapën siparin e poezisë duke e ndriçuar si dritë atmosferën e çdo dashamirësi i pranishëm aty.
Në këtë takim poetët që morën pjesë, erdhën me poezi eskluzive për mbrëmjen, të botuara por edhe të pa botuara ende dhe të ruajtura me xhelozi në sirtarin e fjalës së bukur.
Rrugëtimin shpirtëror nëpërmjet poezive të tyre e përcollën:
Aksa Canolli
Alma Panajoti
Valbona Voca
Anila Kadija
Roni Berisha
Amarda Ekmeciu Hoti
Vildana Dibra Zhubi
Sherif Bllaca
Me forcë shpirtërore, si ajo gota e verës që ngrihet peshë për urime, përmbyti në gëzim zemrën me emocione të forta. Ishin vargje jete, malli, familjare, mërgimi aty gjithkund ku dashuri hedh rrënjë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.