Me moton e thjeshtë por shumë kuptimplotë, “Që t’i mbajnë fëmijët sa më afër atdheut të tyre”, mësuesja Miradije Berisha realizoi një program me nxënësit e grupit te mësimit te gjuhës shqipe të ciklit te ultë në VS Jagdgasse 22 të Vjenës me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Fëmijët sollën frymën atdhetare nëpërmjet poezive, recitaleve, këngëve dhe vallëzimeve para prindërve të tyre, duke e shpërfaqur talentin me traditat, veshjet në gjuhën tonë të shenjtë, e cila do të bëj jehonë gjithnjë.
“Nga malli i pashueshëm dhe dashuria për mëmëdheun, duket qartë se fëmijët përcollën emocione të forta edhe tek prindërit e tyre, të cilët me lot në sy u ndjenë krenarë, po ashtu edhe të përmalluar për vendin e tyre” tha për Diaspora Shqiptare, mësuesja Miradije Berisha.