Kompania “Ecolog” dhuron donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës

E diel, 5 Maj, 2024

Kompania e filantropit shqiptar Lazim Destani, “Ecolog International” ka dhuruar një donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës.

Donacion i cili u konkretizua sot në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimi midis kompanisë Ecolog International, përfaqësuar nga filantropi Lazim Destani dhe Spitalit Klinik të Tetovës, përfaqësuar nga Drejtori i Spitalit, Dr. Spec. Ilir Demiri.

Memorandumi ka të bëjë me donacionin e radhës që familja Destani ka vendosur të bëjë në qytetin e Tetovës, donacion i cili do të zhvillohet në periudhën në vijim dhe do të fillojë me rikonstruktimin total të një pjese të godinës për sëmundjet interne, ndërsa do të vazhdojë me mbështetje në mjete teknologjike, pajisje, inventar, etj.

Filantropi Lazim Destani u shpreh i lumtur që ka mundësinë ta ndihmojë Spitalin Klinik të Tetovës.

“Jam i bindur se pacientët tetovarë meritojnë kushte dhe trajtim europian, ashtu siç bashkërisht na ka hije të jemi qytetarë europianë dhe vend europian. Jam falenderues edhe familjes sime për këtë donacion, si dhe punës së përkushtuar të Dr. Ilirit që reflekton besim se me qasje të sinqertë dhe profesionale mund të bëhen ndryshime të mëdha”, tha Destani me këtë rast.

Dr. Spec. Ilir Demiri për këtë donacion u shpreh se është i kënaqur dhe mirënjohës që kompania Ecolog dhe familja Destani kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Spitalin Klinik të Tetovës, ku parashikohet vlera e donacionit të jetë mbi një milion euro.

Donacioni do të fillojë me rekonstruktimin total të hapësirave prej 1200 m2 në godinën për sëmundje interne të këtij spitali dhe do të vijojë në teknologji mjekësore, inventar, pajisje të tjera dhe forma të ndryshme.

Kompania Ecolog është e përfshirë në aktivitete filantropie dhe në vazhdimësi jep donacione dhe ndihmon shumë institucione shëndetësore, arsimore, kulturore etj, në gjitha trevat shqiptare, si Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.