Një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocione do të jetë mbrëmja e 16 dhjetorit në Maison de l’Albanie në Paris, do të jetë vendi i një mbrëmjeje poetiko-muzikale të pazakontë me poetët Enkelejda Kondi-Masseboeuf dhe Luan Rama.
Kjo ngjarje e veçantë do të mbahet më 16 dhjetor, ora 18:00.
Gjatë kësaj mbrëmjeje do të dëgjohen tingujt e violinistes së talentuar 11-vjeçare, Vesa Dume e cila ka shkqlëyer në skenën muzikore që prej fillimit të studimeve në Konservatorin Rajonal të Muzikës në Paris. Talent i saj i rrallë dhe mirësia e shfaqur ndaj artit ka shkëlqyer në zemrat e komunitetit shqiptar në Paris që nga fillimi i saj në shtator 2023.
Gjatë kësaj mbrëmjeje autorja Enkelejda Kondi-Masseboeuf do të prezantojë poezi të veçanta, ndërsa Luan Rama do tregojë aftësitë e tij të rralla poetike. Repertori i violinistës së re do të përfshijë pjesë nga kompozitorë të njohur si Bach, Charles Dancla, Paganini etj.
“Maison de l’Albanie” prej kohës është kthyer në një ambientin kryesor për promovimin e talentit dhe krijimtarisë shqiptare në Paris, ndaj edhe kjo mbrëmje është një vazhdim i traditës së aktiviteteve kulturore të suksesshme.