Balerini shqiptare Enco Peçi është vlerësuar nga Opera e Vjenës me “Unazën e nderit”. Një vlerësim që u jepet artistëve më të rëndësishëm të operas austriake.
Lajmin e ka publikuar vetë artisti në profilin e tij në facebook ku shkruan:
“24 vjet në Operën dhe Baletin Shtetëror të Vjenës! Faleminderit për këtë Unazë nderi! Nderi im është të punoj në këtë shtëpi të bukur me një histori kaq të madhe dhe një kulturë të pasur! Dhe ne ende e duam njëri-tjetrin! I emocionuar edhe për shumë vite të tjera”.
Eno Peçi ka lindur në Tiranë , Shqipëri. Ai u shkollua në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në moshën 16 vjeçare u largua drejt Austrisë ku pati mundësinë të pranohej dhe të studionte në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës. Në vitin 2000 ju bashkua Baletit Shtetëror të Vjenës. Në vitin 2003 u emërua Demi-Solist dhe në 2009 Solist i Baletit të Operas Shtetërore të Vjenës dhe Volksoperit
Që nga prej vitit 2009 Eno Peçi ushtron karrierën e tij edhe si koreograf.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.