“Time Square” në New York, kuq e zi për festën e Flamurit shqiptar

E enjte, 3 Korrik, 2025

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë festohet në çdo vend të botës ku ka shqiptar. Kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi edhe qendrën më të famshme botërore, “Time Square” në Nju Jork.

Flamuri kuqezi dhe urimet për pavarësinë u ndezën në ekranet gjigante në sheshin e Nju Jorkut, duke ngjallur entuziazëm te shqiptarët, por edhe kuriozitet tek të huajt.

I pranishëm në “Times Square” ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili e preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.

“Nuk ka ndjenjë më të bukur se të shikosh flamurin shqiptar të valëvitur në zemër të Amerikës. Sot ishte një shesh i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe jam i lumtur të mirëpres komunitetin shqiptar, një komunitet që ka pasur sukses dhe është integruar këtu. në Amerikë Gëzuar Festën e Flamurit të gjithëve”, tha ambasadori Bushati.

Ndërkohë dje, në ditën e Pavarësisë, ambasadori Ervin Bushati është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Bronksit”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.