Kroaci/ Vizitë në Ambasadën e Shqipërisë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

E diel, 28 Prill, 2024

Fundjavën që lamë pas nxënësit e mësimit shqip të Zagrebit filluan festimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast vizituan Ambasadën e Shqipërisë në Zagreb, ku u pritën nga ambasadori z. Riza Poda, bashkëshortja e tij znj. Ilda Pode, znj. Alma Kasa dhe punonjës të tjerë.

Nxënësit kishin përgatitur një program të bukur me recitime kushtuar flamurit, atdheut etj nga libri “Ninulla e zemrës” të autores dhe koleges Anila Kadija.

Programin e filloi Hira e vogël me këngën “Më rreh zemra për Shqipërinë”, përgatitur me nënën e saj Donika, më pas vazhduan me recitimet Beniti, Fjolla, Flora, Eltrina.
Nxënëset Melita dhe Eltrina i drejtuan ambasadorit pyetje interesante.

Ndërsa ambasadori ju tregoi fëmijëve për se shërben ambasada dhe vazhdoi me historinë e flamurit të Kongresit të Lushnjes, që gjyshja e tij e kishte ruajtur për 74 vite në sëndukun e saj dhe ia dhuroi atij.
Më pas ambasadori Poda dhe znj. Ilda Poda iu treguan fëmijëve fotografitë e të gjithë ambasadorëve, fotografitë e ekspozitës Marubi dhe të veshjeve popullore shqiptare të ekspozuara në ambientet e ambasadës dhe u shoqëruan e biseduan për tema te ndryshme. Hira dhe nëna e saj Donika treguan për gjyshin Ademin, dëshmorin e luftës çlirimtare të Kosovës.

Znj. Ilda dhe znj. Alma iu dhuruan nxënësve dhurata me simbolet shqiptare dhe kishin përgatitur koktejl rasti për ta.
Fëmijët u mrekulluan nga bisedat e ngrohta dhe dhuratat.
Në përfundim të gjithë fëmijët uruan:

Gëzuar Ditën e Flamurit!

Fëmijët u shoqëruan nga mësuesja Melita Orešković, profesorja Đurđica Ramqaj, nenat Luljeta Samahodaj dhe Donika Morina.
Falenderojmë ambasadorin Poda, bashkëshorten e tij Ilda dhe zonjat e tjera te ambasadës për pritjen e ngrohtë!