Sot, në Pallatin e Kongreseve të Tiranës, mbahet Samiti i Tretë i Diasporës Shqiptare, një ngjarje e madhe që mbledh shqiptarët nga e gjithë bota.
Në një iniciativë që synon të forcojë lidhjet e diasporës shqiptare dhe të promovojë identitetin dhe kulturën kombëtare, Samiti i Tretë i Diasporës Shqiptare është një forum i rëndësishëm për diskutimin e sfidave dhe arritjeve të shqiptarëve jashtë vendit i cili ndahet në dy ditë. Sot fokusi është te arbëreshët.
Në tre panele me personalitete të fushës diskutohet për mësimin e arbërishtes si një proçes kompleks, rolet institucionale, sfidat e traditave, identiteteve dhe besimeve në epokën postmoderne dhe historia, arti, kultura dhe traditat e diasporës historike.
Kjo ngjarje e pasur me informacion ofron një platformë për shkëmbimin e ideve dhe përforcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve në mbarë botën.
Pas diskutimeve intelektuale, një ceremoni e veçantë do të mbahet për të nderuar kontributet e shquara me çmimin “Shqiponja e Artë”. Në këtë seancë plenare, zyrtarë të lartë do të marrin fjalën, duke përfshirë Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Presidentin e Republikës, dhe Kryeministrin e Shqipërisë.
Më pas, për të shënuar mbylljen e kësaj ngjarjeje të shquar, një performancë e baletit bashkëkohor me motive popullore do të mbahet nga trupa e baletit TKOBAP.
Samiti do të vazhdojë ditën e nesërme me dikutimet në gjastë panele të ndryshme.
Agjenda e plotë e samitit këtu:
Agjenda
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.