Kroaci/ Udhëtim studimor i nxënësve të mësimit shqip të Zagrebit në Poreç

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ditën e diel, më 5 nëntor 2023, nxënësit e mësimit shqip të Zagrebit zhvilluan një udhëtim studimor në qytetin e Poreçit, në Kroaci, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, prindër dhe anëtarë të Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit.

Në Poreç na priti kryetari i Këshillit Shqiptar të këtij qyteti Idriz Sulejmani me disa anëtarë, profesorja Sara Xhelili, e cila në rolin e cicerones turistike na foli për historinë e qytetit, objektet e trashëgimisë kulturore. Në pritjen në ambientet e Këshillit Shqiptar të Poreçit të pranishmit i përshëndetën kryetarët e këshillave Idriz Sulejmani dhe Emirat Asipi, ku vunë theksin në bashkëpunimin reciprok për realizimin e programeve kulturore e arsimore, në veçanti për mësimin shqip.

Gjithashtu fjalën e morri edhe profesorja e gjuhës shqipe në pension Florina Lumezi, e cila tregoi eksperiencat e saj me nxënësit e Istrës dhe u uroi nxënësve e të pranishmëve suksese në punën në vazhdim. Nxënëset e Zagrebit Fjolla Samahodaj dhe Eltrina Grembi përshëndetën të pranishmit me dy recitime për gjuhën shqipe dhe atdheun. Ndërsa kryetari i këshillit Sulejmani iu dhuroi pjesëmarrësve librin “Gjeografia historike e Kosovës“ e autores kroate Mirela Slukan Altiq.

Përfaqësuesit e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe të Poreçit, si dhe mësueset e mësimit shqip zhvilluan një takim me nënkryetarin e Komunës së Poreçit, Elio Shtifaniq, në ambientet e komunës.

Më takim biseduam edhe për bashkëpunim në të ardhmen, si dhe filluam diskutimet fillestare për organizimin e një kampi veror për nxënësit e gjuhës shqipe nga e gjithë Kroacia në Poreç.

Tashmë është viti i tretë që vazhdojmë me projektin: Të njohim më mirë Kroacinë përmes lidhjeve shqiptaro-kroate dhe kontributit të shqiptarëve në zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor e shkencor të Kroacisë, duke u njohur nga afër nëpërmjet udhëtimeve studimore në të gjitha qytetet e Kroacisë. Ky projekt është ideuar nga mësuesja Melita Oreshkoviq.

Nxënësit e të rinjtë janë njohur më këto lidhje e kontribute të shqiptarëve në qytetin e Zagrebit, Prefekturës së Zagrebit, qytetin e Zarës dhe këtë vit në qytetin e Poreçit. Do të vazhdojmë në vitet e ardhshme me qytetet e Osijekut, Splitit, Dubrovnikut e tjerë. Gjithashtu këto udhëtime studimore i kanë kaluar edhe kufijtë e Kroacisë, në vitin 2018 zhvilluam udhëtim studimor në Venecia të Italisë, ku u njohëm me gjurmët shqiptare atje, historinë e shqiptarëve të shpërngulur, të artistëve e zejtarëve arbërorë, të shkollës së parë shqipe, si dhe u takuam me historianen e studiusen Lucia Nadin. Madje ky udhëtim shumë mbresëlënës u filumua nga ekipi televiziv kroat i HRT, që përgatiti dhe emitoi një reportazh shumë të bukur me mbresat e të rinjve dhe organizatorëve nga ky udhëtim.

Udhëtimi në Poreç u realizua dhe u mbështet financiarisht nga Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit.

Nga Melita Oreshkoviq