SHBA/ Ambasadori Bushati midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx

E shtunë, 12 Tetor, 2024

Në një nga degët e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit në Bronx, në “Christopher Columbus High School” në “Pelham Parkway”, mësuesit, stafi dhe nxënësit mirëpritën Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Washington D.C. z. Ervin Bushati.

Ambasadori Ervin Bushati shoqërohej nga zv/Ambasadori z. Helidon Bendo.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Washington u prit në hyrje të shkollës Christopher Columbus nga z. Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollave Shqipe “Alba Life”.

Z. Zylo i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Bushati i cili tha se na nderonte me ardhjen e tij dhe e falënderoi për dhurimin e librave të abetares dhe të Gjuhës Shqipe. Duke qenë larg Atdheut vazhdoi z. Zylo kemi ende vështirësi për t’i pajisur me libra gjithë nxënësit që mësojnë shqip në të gjithë Nju Jorkun dhe në Online.

Ambasadori Bushati përshëndeti dhe falënderoi themeluesit, mësuesit, nxënësit dhe prindërit që i janë bashkuar këtij Mision Kombëtar, mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë.  Ambasadori Bushati tha se ju po bëni detyrën më të shenjtë për Kombin duke ecur në gjurmët e Rilindasve.  Natyrisht përgëzoj shumë mësueset për këtë përkushtim dhe punën e palodhur me fëmijët, pasi e di mirë se c’do të thotë të punosh me fëmijët duke qenë në radhë të parë vetë prind.  Ju inkurajoj fort ta vazhdoni këtë punë të ndritur dhe kurrë mos u ndalni edhe pse ju presin sakrifica të tjera përpara. Në fund Ambasadori Bushati dhuroi librat dhe bëri disa fotografi me të pranishmit dhe nxënësit e shumtë pranë kësaj shkolle.

Ambasadori Bushati pati një bisedë të shkurtër me disa prindër në një klasë tjetër jashtë procesit mësimor.  Ai bashkëbisedoi me prindërit në lidhje me prezantimin dhe ftesën për pjesëmarrjen në Samitin e Diasporës.  Samiti do të organizohet në datat 22-23 nëntor në Tiranë, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila ka kënaqësinë t’ju ftojë në Samitin e III të Diasporës dhe Ditën e Arbëreshëve përfundoi ambasadori.

Ambasadori Bushati u largua i frymëzuar nga kjo punë e shenjtë e mësimit të Gjuhës Shqipe nëpër shkolla dhe tha se këtu gjeta një Shqipëri të vogël në mes të Nju Jorkut.

Nxënësit dhe mësuesit si Kade Lajqi, Mehrije Shala dhe Helena Lubonja Ujkaj, vazhduan programin e tyre të ngjeshur në mësimdhënie.  Në orën e fundit nxënësit nën kujdesin e asistenteve Edona Gjidija, Erlinda Shala dhe këtë radhe iu bashkua dhe ish nxënësja pranë kësaj shkolle Kaltrina Mushkolaj bënë provat për festivalin e 31 të Shqiptar qe është një festë e madhe për kulturën, muzikën dhe historitë shqiptare në Amerikë, organizuar nga Qendra “Nënë Terezë”, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York.

4 Nëntor, 2023

Bronx, New York