Zvicër/ 30 vjet ansambli Shota

E hënë, 29 Prill, 2024
E hënë, 29 Prill, 2024

Zvicër/ 30 vjet ansambli Shota

Ditën e djeshme ansambli elitar artistik në Zvicër, Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota“, përmes një programi të përzgjedhur, ka kremtuar 30 vjetorin e saj. Ky ansambël është themeluar nga njëri prej personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare në Zvicër, valltari dhe koreografi Agron Bajrami (1964-2018).

“Shota“ në shtetin helvetik, padyshim ishte ambasadorja emblemë e kulturës shqiptare në Zvicër, e cila jo vetëm që e barti këngën dhe vallen e mirëfilltë shqiptare në dhe të huaj, por ishte ajo ruajti frymën e atdhetarisë dhe të identitetit  në mesin e mijëra mërgimtarëve tanë që për shkaqe të ndryshme kishin marr rrugën e kurbetit. Jo vetëm në mesin e bashkatdhetarëve tanë, por edhe në mesin vet zviceranëve dhe pjesëtareve të përkatësive tjera, “Shota” bëri që ta ndiejnë jehun e eposit tonë të pasur dhe të duartrokasin vazhdimisht në çdo manifestim artistët tanë që me aq dashuri e zell i përgatit Agroni, kjo legjendë e pashuar në kujtesën e të gjithë atyre që patën rastin të njihen me punën dhe pasionin e tij të pashuar që fjalën, këngën dhe vallen shqipe ta avancoj e prezantojë në metropolet më të mëdha evropiane: si në Paris, Vjenë, Berlin, Bernë, Luksemburg, apo në festivalet më reprezentative kombëtare e ndërkombëtare, përfshi këtu edhe Festivalin Folklorik në Gjirokastër, duke prezantuar vlerat më të mira të folklorit tonë burimor dhe të kostumeve origjinale të të gjitha trevave shqiptare në Ballkan.

Në çdo koncert dhe në çdo turne që kam shoqëruar “Shotën”, Agroni e Lirija nuk kanë qenë vetëm drejtues të kësaj shkolle, por edhe prindër e mësues të vërtetë, duke e ndier çdo anëtarë sikur të ishin fëmijët e tyre. Ndaj edhe kjo madhështi njerëzore bëri që “Shata” të jetë e dashur dhe e afërme jo vetëm për anëtarët e saj, artistët e vegjël e të mëdhenj, por edhe prindërit e tyre, që në masë të madhe i dhanë mbështetje Agronit. E tërë kjo sjellje prindërore e profesionale bëri nga kjo shkollë vallëzimi të dalin krenarisht në skenë qindra e qindra fëmijë e të rinj mërgimtarë, të cilët me moton “Të mësohemi të ecim shqip“, kanë mësuar vallen burimore shqiptare, kulturën popullore, traditën e veshjeve të kostumeve dhe vlerat e tyre të larta artistike dhe estetike.

Pra në çdo shoqërim, “Shotën” e ndieja si diçka të pandashme nga qenia ime shpirtërore, sepse Agroni ishte ai që me afërsinë dhe dijen e tij që buronte nga atdhetarizmi i flaktë prej një artisti, sikur të rrëmbente në një botë magjike, të pa përjetuar asnjëherë më parë. Ndaj edhe jo vetëm jeta e tij, që ishte bërë pjesë e pandashme e ne shumë miqve të tij, por edhe përcjellja e tij e fundit ishte një dëshmi sesa ishin të lidhur njerëzit me AGRONIN dhe punën e tij, ndaj edhe ndarjen e tij e përjetuam si një yll që ngitet në qiell dhe prej andej bashkë me yje e luan vallen e “Osman Takës”, me të cilën edhe artistët e “Shotës” i dhanë lamtumirën e fundit mësuesit të madh të tyre, ndërsa nipi i vogël ARTI, ishte i fundit që nuk deshi të ndahet nga gjyshi i tij i dashur, të cilin që nga djepi e veshi me kostume kombëtare.