Kanada/Propozohet ligji për shpalljen e nëntorit Muaji i Trashëgimisë Shqiptare

E premte, 10 Maj, 2024

Këtë të mërkurë Parlamenti i Kanadasë pranoi për shqyrtim projekt-ligjin C-361 për shpalljen muajit nëntorit si “Albanian Heritage Month” (Muaji i Trashëgimisë Shqiptare) në të gjithë Kanadanë, si një gjest për të njohur dhe festuar arritjet dhe kontributin që shqiptarët japin në të gjitha aspektet e jetës në Kanada.

Propozimi u bë nga deputeti liberal Yvan Baker (Etobicoke Centre) me mbështetjen e deputetes liberale (Toronto-Danforth) Julie Dabrusin.

Ky propozim vjen pas një pune të jashtëzakonshme dhe një lobimi disa vjeçar nga Dr. Ruki Kondaj dhe Shoqata e Torontos.

“Shpresoj që të gjithë anëtaret e parlamentit ta mbështesin këtë ligj. Kanadaja është shtëpia e shumë shqiptarëve, kontributi i tyre është i shpërndarë në çdo anë të vendit, në shumë fusha, ekonomi, shoqëri, art kulturë etj. Dhe ky ligj, nëse miratohet do të na japë një mundësi për të kremtuar muajin e trashëgimisë shqiptare, do të na japë një mundësi për të kremtuar kontributin e shqiptarëve dhe do t’u jepte shqiptaro-kanadezeve por edhe kanadezëve një tjetër shans për të thënë ”Jam krenar që jam shqiptar”.

Deri në miratim ky ligj do të duhet të kalojë në disa lexime dhe debate dhe në fund të njihet si i vlefshëm edhe nga Guvernatori. Procesi është i ngjashëm me atë të Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, i cili është në fuqi qysh prej 8 dhjetorit 2016.