Ambasada nis Nëntorin Shqiptar me një mbrëmje gala për Elitën Shqiptare në Greqi

E diel, 5 Maj, 2024

Pas pothuajse një viti pune për të promovuar personalitete të njohura shqiptare në Greqi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë organizoi një mbrëmje Gala për të nderuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në komunitet.

Kjo mbrëmje ishte finalizimi i rubrikës “Histori Suksesi,” e cila për gjatë gjithë vitit ka prezantuar në faqet e rrjeteve sociale të Ambasadës personalitete të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë artin, kulturën, shkencën, gazetarinë, biznesin, mjekësinë, literaturën, dhe drejtësinë. Përmes rrugëtimit të tyre të jashtëzakonshëm, këta individë kanë treguar vlerat e tyre personale dhe kanë lënë ndikimin e tyre të madh në krijimin e një imazhi të ri të Shqipërisë.

Ambasadorja Luela Hajdaraga, në fjalën e saj përshëndetëse, ka theksuar rëndësinë e këtyre personaliteteve të jashtëzakonshme si modele të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërkulturor mes dy vendeve dhe kulturave. Ata janë një burim frymëzimi për të gjithë dhe kanë pasuruar tablonë kulturore të Greqisë.

Gjatë eventit të mbajtur në një atmosferë festive, janë prezantuar figura të njohura në Greqi dhe më gjerë, duke përfshirë legjendën e futbollit shqiptar Foto Strakosha, violinçelistin e njohur Renato Ripo, primo-balerinin Danilo Zeka, sipërmarrësin Vasil Llajo, gazetarët e mirënjohur Robert Goro dhe Artur Bibe, piktorin Helidon Haliti, skulptorin Ilirian Shima, aktorin Nikolla Llambro, akademikun Iljaz Bobaj, shkrimtarin Thanas Medi, dhe shumë emra të tjera.

Në një moment të veçantë, një kolazh me 52 personalitete të promovuar gjatë këtij viti u prezantua nën melodi të madhes Vaçe Zela. Këto figura janë vlerësuar dhe nderuar me pasion nga Ambasadorja znj. Hajdaraga.

Ky aktivitet është pjesë e fushatës së “Nëntorit Shqiptar,” që organizohet për të tretin vit me radhë nga Ambasada, me qëllim kremtimin e vlerave, traditës dhe kulturës shqiptare mes komunitetit shqiptar në Greqi.