“Poezi shqiptare“ botuar në gjermanisht nga Driton Gashi

E diel, 28 Prill, 2024

Nuk është hera e parë që Driton Gashi boton libra dhe nuk është e para herë që lexuesit surprizohen me botimet e tij. Ky libër me poezi përherë në tavoline që sot e tutje tashme edhe për lexuesit gjerman! Në një vend që ta kapi dora shpejt e të shfletohet në qetësi e me kënaqësi. Sa herë që ndjehesh bosh shfleto këtë libër me poezi të përzgjedhura dhe çdo gjë mbushet plot!

Menduar mirë deri në hollësi nga Driton Gashi!

Duke filluar nga kopertina/ilustrimi, jo të tregojë dominancë, as me një shkëlqim bombastik që ndonjëherë të vret sytë, por tepër i veçantë, artistik e domethënës, e të ngjitë në dorë, sikur do të të thotë, – mos më lësho!

Poezi nga poetë bashkëkohorë që shkruajnë për kënaqësitë e tyre e që e kanë pasion poezinë dhe krijimtarinë, e që i lidh e njëjta valë, ajo botë e të lexuarit që nuk shteron kurrë.

Ky libër dallon nga të gjithë të tjerët, mbasi poezitë e shkruajtura në shqip nga disa poetë të njohur, janë përkthyer me mjeshtëri në gjermanisht nga vetë Driton Gashi. Janë poezi me përmbajtje të ndryshme, ku e veçanta qëndron të lexosh poezi për vendin tënd, mallin për atdheun, bukuritë natyrore, jetën sociale dhe shoqërore, atë emocionale dhe historike e gjithçka që ne na mungon e na rrethon në gjermanisht.

Shumë e bukur poezia e Faruk Tasholli “Am Kölner Dom”,/“Duomo e Këlnit“ si një urë lidhëse dhe krahasuese për lexuesit e këtij qyteti, ku jetojnë më shumë vite të jetës së tyre se në atë të vendlindjes që kanë mall dhe nostalgji. Aktuale poezia e Alma Papamihali “Herbstliche Eifersucht”,/“Vjeshtë xheloze“ ku menjëherë të kujton e ndërthurë në një zë melankolik, detin e vendlindjes me vjeshtën e artë e xheloze të Gjermanisë.

Vazhdon me poezinë e Mentor Thaqi “Ich hasse nicht”/“Unë nuk urrej“ përherë domethënëse  e kuptimplotë, me një burim të pashtershme tolerance, që rrallë herë e gjejmë në ditët e sotme.

As në shqip nuk tingëllon kaq bukur sa në gjermanisht poezia e Pal Sokoli “Mein letzter Wille an Drin und Buna”, madje të përcjell një ndjesi komplet tjetër kur e lexon në gjermanisht, të bën edhe më shumë koshient për bukuritë tona natyrore që i transmetojmë edhe me emrat e fëmijëve, e lexuesi gjerman njihet tashmë edhe prejardhjen e këtyre emrave.

E duke vazhduar edhe me poetë të tjerë e poezi nga Sadik Krasniqin, Odise Plaku, Rushit Ismajli etj.

Poezia e Arif Molliqit ‘Wenn ich für meine Sehnsucht zahle“ të vë në mendime për të sotmen dhe të ardhmen e një emigranti, për çmimin e madh që kemi paguar, po paguajmë dhe do të vazhdojmë të paguajmë!

Nga poezitë e poetit Arif Bozaci-Bozaxhi të njohura jo vetëm tek shqipfolësit, poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe vlerësuar disa herë me çmime të literaturës, do të veçoja poezinë “Für einen Planet ohne Hass“/“Për një planet pa urrejtje“ si një art më vete.

“Kjo antologji padyshim që mundëson njohjen dhe ballafaqimin më të afërt me krijimtarinë letrare shqiptare, e cila deri tani nuk është aq e përhapur te lexuesi i gjerë.“ – do të cilësonte Falko Grunau në parathënien e tij.

Rrugëtim te mbarë librit “Albanische LYRIK” dhe Dritonit suksese, dëshirë e vullnet pastë në krijimtarinë e tij! Se këto projektet e Dritonit na japin edhe ne si lexues kënaqësi.