Irma Kurti, fituese e çmimit prestigjioz “Naji Naaman” në Liban

E diel, 5 Maj, 2024

Me 2929 pjesëmarrës në konkurs, nga shtatëdhjetë e nëntë vende të botës, me krijime të shkruara në më shumë se tridhjetë gjuhë dhe dialekte, në edicionin e 21-të të çmimeve letrare Naji Naaman (2023) u përzgjodhën 60 fitues, ndër të cilët edhe poetja shqiptare me banim në Itali, Irma Kurti. Ajo vlerësohet me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Naji Naaman’s Literary Prize” në Liban për veprën e saj të plotë në gjuhën angleze të titulluar “A story will be extinguished” (Do të fiket një histori).

Çmimet letrare të Naji Naaman kanë filluar të akordohen që në vitin 2002. “Ato u jepen çdo vit autorëve të veprave letrare më të emancipuara në përmbajtje dhe stil, duke synuar ringjalljen dhe zhvillimin e vlerave njerëzore.” Midis 2003 dhe 2009 janë shpërblyer dhe botuar rreth 350 laureatë në mbarë botën.

Si fituese e këtij çmimi Irma Kurti do të mbajë titullin e përhershëm “Anëtare Nderi për  Kulturën” dhe libri i saj do të botohet gjithashtu brenda serisë letrare pa pagesë, projekt ky i krijuar që në vitin 1991.

Irma Kurti është një nga poeteshat shqiptare më të vlerësuara; librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 14 vende të botës. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 85 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, shumë prej të cilave kanë qenë çmime të para, si dhe në SHBA, Filipine e Kinë.