Pushimet e vjeshtës mbaruan dhe “Shkolla shqipe” në Zvicër fton prindërit shqiptarë që t`iu drejtohen pikave shkollore në mbarë Zvicrën sepse dyert e shkollave shqipe presin fëmijët e tyre që ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën e nënës – gjuhën shqipe.
Njoftimi i plote:
“Pushimet e vjeshtës kaluan dhe përsëri nxënësit e të gjitha shkollave në mbarë Zvicrën janë kthyer mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Nga Kantoni i Valisit në kantonin e Thurgaut dhe nga Baseli në Grabünden, fëmijët shqiptarë nga e hëna deri ditën e shtunë, pothuajse gjatë gjithë javës kanë mundësi t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare, ta ruajnë dhe ta mësojnë sa më mirë gjuhën shqipe. Tremujorin e parë e mbyllëm mes suksese me një rritje të vazhdueshme të pikave shkollore pothuajse në te gjitha kantonet e Zvicrës dhe një me interesim më të lartë të prindërve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Prandaj edhe njëherë ju ftojmë, që t`i regjistroni fëmijët tuaj në orët mësimore në gjuhën shqipe. Ne jemi aty ku jeni ju, ku ju banoni. Mjafton një mesazh në numrin e telefonit kujdestar 076 321 26 94 apo një emal në emalin e “Shkollës shqipe”, [email protected] dhe ne ju kontaktojmë.
“Bashkimi bënë fuqinë”. Së bashku në shërbim të gjuhës dhen kulturës kombëtare!”