Një tragjedi e thellë ka goditur komunitetin e shqiptarëve në Ukrainë, pas humbjes në luftë të dy djemve, Anatoly Mykolayovych Dermentally dhe Haydarzha Danyil Stepanovich.
Lajmin e ka bërë të ditur Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, z. Shahin Omarov i cili ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e lamtumirës së ushtarit me origjinë shqiptare, Anatoly Mykolayovych Dermentally e cila u zhvillua në fshatin e tij të lindjes, Karakurt.
Ndërsa ushtari tjetër me origjinë shqiptare Anatoly Mykolayovych Dermentally i cili u plagos më 15 tetor gjatë në beteje te për çlirimin e tokave ukrainase nga forcave pushtuese ruse nuk arriti ti mbjijetojë plagëve.
Një tjetër hero shqiptar në Ukrainë është Haydarzha Danyil Stepanovich, i cili humbi jetën më 14 tetor në një beteje në rajonin e Kharkov më 14 tetor. Ai u varros në Zaporizhia qytetin e tij të lindjes.
Konsulli i Nderit, z. Shahin Omarov, duke shprehur ngushëllimet për familjet dhe miqtë e tyre theksoi se këta dy heronj shqiptarë përfaqësonin me krenari popullin shqiptar në Ukrainë dhe kishin një angazhim të pasosur për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.