Historia/ La Bolonjën për të “ringjallur” qytetin e lindjes, Durrësin

E diel, 5 Maj, 2024

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë publikoi sot historinë e Dorina Xheraj, muzeologe e pasionuar në Durrës, e cila ka iniciuar projektin “Shtegu i Dyerve të Vjetra” që po tërheq vëmendjen e shumë turistëve.

E mbështetur nga programi i granteve EU4Culture, është një ndër 2️3️ nismat e dedikuara për rigjallërimin e vendeve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Dorina Xheraj, një muzeologe shumë e pasionuar, i është përkushtuar ruajtjes së trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit. Pas përfundimit të studimeve për trashëgiminë kulturore në Bolonjë, Itali, në vitin 2005 Dorina u kthye në Shqipëri, ku ndoqi studimet master dhe doktoraturën për arkeologji dhe muzeologji në Tiranë.

Prej vitit 2012 punon si pedagoge e trashëgimisë kulturore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Megjithatë, pasioni i saj i vërtetë qëndronte tek një ëndërr, një projekt që e çoi në një rrugëtim të bukur. Në janar të vitit 2021, ajo realizoi vizionin e saj duke themeluar “MuZEh Lab”, një qendër komunitare kulturore dhe organizatë jofitimprurëse, që synon të nxjerrë në dritë historinë e Durrësit për brezat e rinj dhe turistët që vijnë nga jashtë.

“”MuZEH Lab” është një projekt që e kisha në plan prej shumë kohësh. Vendosa ta nis në shtëpinë e vjetër të familjes sime, në rrugicat e Durrësit”, tregon Dorina. Shtëpia e familjes së saj, që daton në vitet 1930, u ndërtua pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1926, i cili nxiti rindërtimin e shumë shtëpive. “Pas çdo dere të kësaj lagjeje ka një histori për të treguar. Synimi im nuk ishte vetëm të zbuloja dhe tregoja këto histori, por edhe të ringjallja jetën kulturore”.

Porta e shtëpisë së saj u bë hapi fillestar për të ftuar komunitetin për të marrë pjesë në projektin e saj. Ajo e quajti “Dera e dëshirave”, duke i nxitur banorët vendas të varnin një kujtim dhe të shprehnin një dëshirë. Sot, kjo portë është bërë një magnet për turistët që eksplorojnë zonën dhe është lehtësisht e gjetshme në Google Maps.

Kalimi nëpër këtë portë mikpritëse të çon në “MuZEh Lab”, një vend ku bashkëjetojnë antikitete dhe kujtime nga periudha të ndryshme të Durrësit pa shpjegime apo renditje kronologjike. Dorina na shpjegoi se këtë e ka bërë me qëllim që vizitorët të mendojnë dhe diskutojnë mes tyre për atë që shohin përpara vetes.

“Vizioni im është që njerëzit të angazhohen me këto artefakte, të evokojnë emocione dhe të nxisin diskutime për të kaluarën”, thotë Dorina. Përtej të qenit muze, “MuZEh Lab”, është kthyer në një vend takimi ku artistë, artizanë dhe të rinj diskutojnë për tema kulturore dhe organizojnë aktivitete dhe seminare.

“Kjo portë, kjo qendër dhe ky komunitet, na shtynë të vijmë me projektin tonë më të fundit të Shtegut të Dyerve të Vjetra të Durrësit”, thotë Dorina.

“Në bashkëpunim me Durrësi Aktiv, e kemi zgjeruar idenë për të zbardhur historinë e 12 portave të vjetra të Durrësit dhe për t’i rikrijuar ato me mjeshtërinë e zejtareve durrsake. Falë mbështetjes së BE-së, ky projekt u kthye në sukses”, thotë ajo.

Projekti i Dorinës është vetëm një nga 23 projektet që kanë marrë financim në kuadër të programit të granteve “BE për Kulturën”. Financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, “BE për Kulturën” u prezantua nga BE-ja për t’i ndihmuar shqiptarët të rimëkëmben nga tërmeti i vitit 2019. “BE për Kulturën” është fokusuar jo vetëm te restaurimi i vendeve të trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe te financimi i nismave vendore për të nxitur turizmin kulturor në Shqipëri.

Projekti i Dorinës synon rigjallërimin e monumenteve historike të Durrësit duke lidhur kujtesën kolektive qytetare me trashëgiminë arkeologjike dhe duke krijuar atraksione të reja kulturore, si dyert e shekujve 19 dhe 20. “Duke bashkëpunuar me komunitetin e artizanëve, ne i kemi transformuar dyert në punë artizanale unike dhe artistike, edhe për t’i ringjallur këto zeje”, thotë Dorina.

Shtegu i Dyerve të Vjetra u inaugurua këtë verë dhe Dorina është optimiste për ndikimin e tij te vizitorët. “Mbi 150.000 njerëz e kanë skanuar kodin QR për këtë shteg, i cili tashmë mund të arrihet nga turistët pa pagesë”, thotë ajo me krenari. Dorina dhe ekipi i saj tani po mendojnë për hapat e mëtejshëm, se si ky shteg mund të sjellë mundësi dhe përfitime për komunitetin.

“Ne duam ta çojmë këtë projekt më tej. Do të fillojmë duke ftuar agjencitë turistike që ta përfshijnë shtegun e dyerve në paketat e tyre për Durrësin. Përveç kësaj, me ndihmën e artizanëve do të prodhojmë suvenire të vogla të këtyre dyerve të rikrijuara dhe do t’ua shesim turistëve, në mënyrë që të përfitojnë edhe artizanët”.

Duke ndërthurur historinë me turizmin dhe duke përfshirë komunitetin, ky projekt aspiron të nxisin turizmin e qëndrueshëm në Durrës, një qytet me mbi 3.000 vjet histori dhe ngjarje të panumërta që presin të zbulohen.