Macron nderon në Tiranë Kadarenë! I dhuron titullin më të lartë francez

E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili mbërriti mbrëmjen e sotme nënë Tiranë, i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Në ceremoninë e cila po mbahet në Pallatin e Brigadave, Macron foli më superlativa për letërsinë e Kadaresë që siç tha arriti të mashtronte censurën dhe regjimin përmes metaforës dhe gjuhës gjeniale.

Vizita e Mcron në Shqipëri  është një vizitë historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton vendin tonë.

Ditën e nesërme, Macron do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.