Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitë në Kanada, pritet nga komuniteti shqiptar

E shtunë, 18 Maj, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Otava të Kanadasë, përpara se të niset për në Toronto, ku do të mbajë një fjalë si i ftuar në Forumin Urban Botëror. Ai u prit dje nga komuniteti shqiptar në Otava dhe mori pjesë në çeljen e ekspozitës “Diplomart”, e realizuar nga artistët shqiptaro-kanadezë, Entela Konomi, Kastriot Dervishi dhe Altin Muciqi.

Në takimin me komunitetin shqiptar, kryebashkiaku Veliaj i falenderoi ata për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e artistëve, duke i konsideruar një vlerë të shtuar për komunitetin shqipfolës në Kanada. “E falenderoj shumë ambasadorin sepse sot ambasada është kthyer në një shtëpi të të gjithë shqiptarëve. Fakti që këtu kemi një vatër, një strehë, një derë të hapur është një arritje shumë e madhe. Kjo ekspozitë është si një gur i hedhur që bën rrathë dhe jep shpresë, lëviz pak komunitetet, ndaj sot kam vetëm mirënjohje për të gjithë artistët tanë. Jam shumë i impresionuar për faktin se sot bashkohemi nëpërmjet artit. Ka disa njerëz që sportin e cinizmit e kanë shumë pasion dhe në fakt është një pak sport ballkanik, por unë besoj fort se një nga pasaportat tona më të mëdha e më të vyera është pasaporta e artit dhe kulturës”, tha Veliaj.