Gjuha, folklori dhe kuzhina shqiptare në ditët e pakicave kombëtare të Zagrebit

E diel, 28 Prill, 2024

Në Zagreb fundjavën që lamë pas në kuadrin e manifestimit “Ditët e Pakicave Kombëtare të Zagrebit” në Parkun Zrinjevac, u mbajt mësimi i hapur i klasave të gjuhëve të pakicave, në të cilën morën pjesë nxënësit që mësojnë gjuhët shqipe, çeke, hungareze, maqedonase, polake, boshnjake, hebreje, ukrainase, që janë të inkuadruara në sistemin arsimor kroat. Ne këtë aktivitet u prezantuan folklori, veshjet popullore dhe gastronomia e komuniteteve të Zagrebit.

Për stendën, punëtorinë, kursin e shkurtër të gjuhës, programin artistik të nxënësve u kujdesën mësuesja Melita Orešković, anëtarët e këshillit dhe prindërit.

“Kishim stendën për gjuhën shqipe e kulturën shqiptare të mbushur plot me materiale didaktike, libra, makete, punime vizatimi dhe shkrime të nxënësve të mësimit shqip. Nxënëset e klasave të teta dhe shkollës së mesme Melita, Fjolla, Flora dhe mësuesja iu shpjegonin vizitorëve zagrebas dhe turistëve të interesuar për gjuhës shqipe veçoritë e gjuhës, alfabetin dhe ndonjë fjalë që ata dëshironin të mësonin”.

Nxënësit e klasës së parë dhe fëmijët e moshës parashkollore në tavolinat e punëtorisë luajtën me lojëra gjuhësore, shkruajtën e vizatuan, për ta kishim materialet e përgatitura në gjuhën shqipe.

Gjithashtu mësueset e gjuhëve amtare të pakicave kishin përgatitur edhe një fjalor të vogël në tetë gjuhë me këto fjalë:

Përshëndetje! Mirëdita! Mirëupafshim! Faleminderit! Si je? Të dua!

Në ditën e parë, në programin artistik nxënësit e mësimit shqip morën pjesë me korin e vajzave të vogla që kënduan këngën “Moj bubrrec” të veshura me kostumet e mollëkuqeve, ndërsa fëmijët e tjerë recituan poezitë:

“Për një d që ti se vë”, ” Gjuha jone”, ” Pavarësia”, “Atdheu”.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësuesit e Ambasadave të Shqiperisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, anëtarët e Këshillit Shqiptar dhe të komuniteteve të Zagrebit.

Në ditë e dytë, për prezantimin e folklorit e muzikës shqiptare morri pjesë Grupi Reka e Epërme nga Maqedonia e Veriut, me këngë dhe instrumentet muzikore të punuara nga Adnan Aliu si: fyelli, kavalli, daire, lodra dhe gajde, që njëkohësisht dhe interpretoi në këto instrumente.

Gjithashtu ky grup po të njëjtën ditë në mbrëmje mbajti koncert në sallën e Shtëpisë së Gazetarëve Kroatë, ku u ndoq nga një publik i shumtë.

Në ditë e dytë në stendë u prezantuan edhe gatimet tradicionale shqiptare si: byrek, bakllava, hallvë, fli, mantia, të gatuara nga nënat shqiptare dhe disa furra e ëmbëltore shqiptare të Zagrebit. Gjithashtu në sfilatën e veshjeve popullore morën pjesë dy anëtarë të Këshillit.

Ky prezantim u realizua nën kujdesin e kryetarit të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit Emirat Asipit.

Ky manifestim, që këtë vit zgjati dy ditë u organizua nga Kordinimi i Këshillave dhe Përfaqësive Kombëtare të Zagrebit në bashkëpunim me të gjitha këshillat e përfaqësitë, si dhe me mësueset dhe nxënësit e gjuhëve të pakicave kombëtare të Zagrebit.

Nga Melita Orešković