Personalitete të shquara, Përfaqësues të njohur në Komunitet, milionerë, bankierë, media ishin të ftuarit e nderit të Biznesmenit të shquar, atdhetarit zemërzjarr Bruno Selimaj.
Bruno Selimaj mban titullin: “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, Çertifikatë mirënjohje, për kontributin e tij për Liri, 16 prill 2019 nga Fatmir Limaj e shumë të tjera.
Z.Selimaj dallohet si njëri ndër donatorët më të mëdhenj në Amerikë, me mjete financiare, në lobimin për çështjen e Kosovës në Shtepinë e Bardhë dhe në Senat, për ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ne Restorantin e tij u mblodhen gati 2. 000 000 dollar.
Në mjedise tejet komode me ngjyrat kuq e zi, dekore klasike, shohim midis shqiptarëve dhe turistë të shumtë që kërkojnë t’i shpëtojnë “kaosit” në Times Square dhe të shijojnë ushqimet e shijshme në këtë restorant.
Në Restorantin e famshëm Club A Steakhouse të mirëprisnin Bruno Selimaj dhe familja e tij e mrekullueshme autoktone shqiptare. Në sfond dëgjoheshin tingujt e kitaristit Adam Moezinia, apo zëri i bukur I artistes simpatike Arianna Neikag që debutonin enkas për këtë 45–vjetor. Muri i famës është i mbushur plot e përplot me takime me njerëz të shquar si Bill Clinton, Hillari Clinton, Bob Dole dhe shumë senatorë të tjerë amerikanë. Si shqiptarë janë Ibrahim Rugova, njerëz të penës, bizenesmen dhe politikanë të shquar, si Ismail Kadare, Rexhep Mejdani, Jim Jema, Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Gena Bajrami, Richard Luka, Cafo Boga e shumë të tjerë që është e pamundur t’i sjellim të gjithë këtu.
Shërbimet klasi nga stafi që ishin në shërbim në natën magjike e bënin dhe më të ngrohtë natyrisht këtë atmosferë gëzimi. Ajo që më bëri përshtypje ishte shërbimi i verës “The Prisoner” në nderim të burgosurve politikë.
Bruno Selimaj një djalosh i ri 18-vjeçar ardhur nga Plavë dhe Gucia, Nokshiqi, vend me histori dhe përpjekje të pashoqe për të mbrojtur tokat realizoi ëndrrën amerikane në këtë vend të bekuar, saktësisht në zemër të Manhattanit kryeqendrën e botës.
Të gjithë pjesëmarrësit që i intervistuam flisnin fjalë miradie për atdhetarin Bruno Selimaj. Psh. Z. Cafo Boga tha se për Brunon ka qenë shqiptari i parë që e ka takuar dhe pastaj e kanë vazhduar miqësinë e sinqertë gjithë kohën me këtë humanist të madh.
Në ceremoninë madhështore për 45 vjetorin Club A Steakhouse përshëndeti i biri Agron Selimaj njëherazi dhe bashkëpronar. Ai përshëndeti gjithë të pranishmit dhe përmes duartrokitjeve që mori tregoi historinë e krijimit të restorantit, bashkëpunimin familjar, punën e jashtëzakonshme për lidhjet me Atdheun, Kosovën, UÇK-në dhe natyrisht të gjithë këto arritje kanë qenë përmes një pune të vështirë, të durueshme dhe shumë profesionale. Ai foli për familjen e madhe Selimaj ardhur nga Plavë e Guci ku me dhimbje lane vendlindjen sepse kushtet ekonomike i detyruan forcërisht të largoheshin. Z. Agron Selimaj tha me humor se kur e kishte pyetur gjyshin pse kishte lindur 10 fëmijë, gjyshi i ishte përgjigjur se më duheshin për punë dhe Atdhe. Në Amerikë Bruno Selimaj mbërriti në vitin 1971.
Në këtë ceremoni përshëndeti dhe solli një resume të plotë rreth jetës dhe aktivitetit të Bruno Selimaj aktivisti i njohur z. Jack Kuka i cili ndër të tjera tha: “Për Restorantin e Brunos dhe pronarin Bruno Selimaj më se miri flasin mirënjohjet dhe dekoratat qe i janë dhanë Bruno Selimajt. Për mirësinë e Brunos janë qindra letra të dërguara në adresë të tij nga burrështetas dhe intelektual të profileve të ndryshme të kombit tonë.
Restorantin Bruno e bëri vatër shqiptarësh, restorani është biznis i Brunos, por në të njejtën kohë edhe vend takimesh dhe vendimesh të shumta për aktivitetet e komunitetit shqiptar për kombin në përgjithësi e për Kosovën në veçanti.
Bruno Selimaj dhe familja e tije e mrekullueshme bujarinë, mikëpritjen dhe dashurinë për Atdheun e kanë traditë nga të parët e tyre Nokshiqan të cilët u shkrinë dhe u dogjën për Atdheun sa heë që ishte nevoja. Të paktë janë ata shqiptarë që jetojë në New York, ose që kanë ardhur në New York e që nuke e kanë shijuar mikëpritjen dhe bujarinë e Brunos, mu këtu në kë restorant.
Këtu në këtë Restorant qindra mërgimtarë hallemëdhenj janë punësuar, kanë marë zanatin dhe shumë prej tyre kanë hapur restorantet e veta. Këtë mundësi jua dha Bruno.
Mbas demonstratave të vitit 1981 një grup veprimtarësh patriot të komunitetit e panë si obligim moral e kombëtar themelimin e një organizate/klubi që do të mbështeste Kosovën, dhe kush tjetër pos Bruno Selimaj propozoi që kjo organizaë ta mbaj emrin e Jusuf Gërvallës. Ashtu edhe u bë. Klubi i ri mori emrin e të lavdishmit Jusuf Gërvalla.
Që nga themelimi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Bruno ishte anëtar i bordit. Jo rrallë herë Brunoja rentoi e pagoj autobusa që t’i merrte bashkatedhetarët nga Brooklyni, Bronxi e Saten Island për t’i çuar gratis në Washington që të merrnin pjesë në demonstrata, ku kërkohej ndihma e Amerikës për Kosovën.
Bruno kurrë, ama bash kurrë nuk bëri dallime krahinore. Këtu në këtë restorant Burno priti intelektual e udheheqës politik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Duke e njohur Brunon dhe punën e tij për Kombin e Atdheun e kuptoj fjalën zemra e shqiptarit.
Ja pra ku e keni zemrën e shqiptarit – Bruno Selimaj!
Me duartrokitje u mirëpriten dhe pershëndetjet nga personalitete të shquara të Kombit si Harry Bajraktari “Nder I Kombit”, Richard Lukaj, “Nder I Kombit, Cafo Boga aktivist businessman i shquar, Lumi Hadri-Devine, një aktiviste e mirënjohur e Diasporës si dhe e bija e akademikut Ali Hadri, i cili gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe popullit të tij.
Zotërinjtë e nderuar e uruan dhe vlerësuan lart punën, humanizmin, luftën për çështjen kombëtare. Ne jemi krenar të ndodhemi sot dhe ta përgëzojmë për këto arrijte të jashtëzakonshme të Bruno Selimaj dhe familjes së tij aq patriote thanë parafolësit midis të tjerash.
Sipas traditës në fund u nda torta për 45-Vjetorin e Restorantit Club A Steakhouse ku midis duartrokitjesh të përzmërta gjithë familja e tij u rreshtua rreth tryezës. Respekti, dashuria dhe mirënjohja nga të gjithë të pranishmit ishte kryefjala e kësaj ceremonie elegante, e bukur dhe vëllazërore.
Të gjithë të pranishmit kaluan një mbrëmje të bukur dhe u larguan me urimin e ngrohtë: Shekullofshi dhe e paçi përjetësisht brez pas brezi këtë restorant që tashmë është kthyer në një Ambasadë Kombëtare.
Tetor, 2023
Manhattan, New York